Papa Françesku tha se Kërshëndellat janë “marrë peng” nga materializmi, që e vendos Zotin në hije dhe i verbëron shumë njerëz lidhur me nevojat për urinë, emigrantët dhe rraskapitjen nga lufta.
Mëtutje, në meshën e mbajtur mbrëmë vonë në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, Papa Françesku tha se bota shpeshherë është e preokupuar me dhurata, gosti dhe egoizëm, prandaj i duhet më tepër modesti.
“Kjo natyrë materialiste i ka marrë Krishtlindjet peng. Duhet të lirohet”, tha Papa.
Në këtë meshë, morën pjesë afro 10 mijë besimtarë katolikë brenda bazilikës, ndërsa mijëra të tjerë e ndoqën atë jashtë saj në ekranet e mëdha televizive.
Vlerësohet se në botë janë 1.2 miliardë besimtarë katolikë.
Sot në Ditën e Kërshëndellave, Papa Françesk e mbanë bekimin dhe mesazhin tradicional, Urbi et Orbi (Për qytetin dhe botën), nga tarraca e Bazilikës së Shën Pjetrit.
Komentet