Papa i fundit që vizitoi Zvicrën ishte Gjon Pali II më 1994
VOAL – Papa Françesku do tëvijë në Zvicër, do të jetë në Genevë më 21 qershor. E ka konfirmuar Kanceleria Federale në Zvicër. Këshilli Federal ka thënë se është i lumtur që Papa e ka ppranuar ftesën. ANSA kishte paralajmëruar të martën (dje) se udhëtimi ishte në shqyrtim, sidomos për të vizituar Këshillim Ekumemik të Kishave, që përmbledh 348 konfesione kristiane të shpërndara nëpër botë (Kisha Katolike ka statusin e vëzhgueses), dhe që më 2018 i mbush 70 vjet.
Bergoglio do të pritet nga një delegacion i prirë nga presidenti i Konfederatës Alain Berset, me të cilin do të ketë bisedime zyrtare. Hollësitë e programit të vizitës ende janë duke u saktësuar.
Papa i fundit që vizitoi Zvicrën ishte Gjon Pali II më 1994 në Bernë
Udhëtimi i fundit i një Pape në Zvicër ishte më 2004, kur Gjon Pali II vizitoi Bernën, diçka më pak se një vit para vdekjes së tij. Në ato rrethana shërbeu një meshë për 70’000 veta në livadhin e Allmendit, në kuadrin e një takimi me të rinjtë katolikë. Wojtyla kishte bërë vizitë në Lugano në vitin 1984.
Komentet