Papa Françesku është shtruar në spital. Siç thuhet në një deklaratë të Vatikanit, Papa, pas seancës dëgjimore të së premtes, është transferuar në Poliklinikën Gemelli në Romë për analiza diagnostikuese dhe trajtim për bronkitin.
Pesë ditë më parë Papa Françesku ndërpreu fjalimin e tij në sheshin e Shën Pjetrit për shkak të bronkitit.
“Kërkoj falje, kam vështirësi në frymëmarrje”, tha ai në atë kohë dhe i bëri thirrje kolegut të tij që të vazhdojë të lexojë fjalimin e tij.
Në fakt, pak ditë më parë, Françesku, për shkak të problemeve me frymëmarrjen, kishte vendosur të ndërpresë takimet e tij zyrtare në Pallatin Apostolik të Vatikanit dhe si vend alternativ kishte zgjedhur bujtinën Shën Marta, brenda Vatikanit, ku ai banon.
Papa argjentinas 88 vjeçar gjithashtu vuan nga dhimbje kronike të gjurit, ndërsa shpesh ka probleme me sistemin e frymëmarrjes. bw