Me datë 25 tetor 2023 një përfaqësi e të përndjekurve politikë personalitet të mbijetuarve të diktaturës komuniste u pritën në Vatikan nga miku i madh i shqiptarëve Shenjtëria e tij Papa Francesku për martirizimin dhe përballjen me diktaturën enveriste më të egër në Europë si dhe për kontributin e paqes që kjo klasë fisnike dha gjatë këtij tranzicjoni 32 vjeçar ku u përball me politika partiake antikombëtare, duke mbrojtur krimet e komunizmit dhe duke përçmuar sakrificat mbinjerëzorë të këtyre fisnikëve dhe Atdhedashësve. Takimi ishte shumë i përzemërt miqësor. Papa vlerësoi qëndrimin tone paqësor si përçues të paqes gjatë këtij tranzicioni të stërzgjatur shqiptar. E njohëm me krimet makabre të komunizmit dhe qëndresën tone heroike ndaj këtyre krimeve, ne i dorëzuam hartën e burgjeve dhe kampeve të përqëndrimit si dhe i sollëm në vëmendje se Shqipëria është i vetmi shtet në Evropë që jo vetëm nuk i ka dënuar krimet por dhe sot kemi mbi 6000 shqiptarë të vrarë dhe të zhdukur kufomat nga regjimi komunistë. Takimi zgjati 50 minuta dhe ishte impresionues por dhe një qetësim shpirtnor për të zhdukurit e komunizmit.
Papa bekoi kombin shqiptar , dhe të gjithë të përndjekurit politikë për sakrificat, martirizimet ndaj diktaturës. Ai tregoi një kujdesje dhe respekt ndaj të përndjekurve politikë shqiptar dhe bekoi kauzën tone që ne si përçues të paqes dhe jo urrejtjes! Në mes kësaj bisede atërore i dorëzuam letrën e At Patër Meshkallës që ja dërgonte Kryeministrit sadist dhe kriminel Mehmet Shehut kur ai shpallte Shqipërinë si vend ateit në botë. Kjo vizitë historike tregoi vëmendjen e Papës ndaj ish të përndjekurve politikë përballë heshtjes kriminale të politikbërjes shqiptare për 32 vite pluralizëm.
Jemi i vetmi vend në Evropë që s’kemi dënuar krimet staliniste të diktatorit Enver Hoxhës. Jemi i vetmi vend në Evropë që pa asnjë moral njerëzor kombëtar nuk kemi ndërtuar shtet të së drejtës. As nuk u skuqet fytyra politikanëve shqiptar që i kanë shërbyer me zell diktaturës dhe në pluralizëm marri ofiqe e kërkojmë me çdo kusht të i fshehin krimet e komunizmit dhe të rehabilitojnë diktaturën me metoda e forma të ashtuquajtura demokratike.
Mesazhi i qartë imoral ishte kur në samitin e Berlinit zhvilluar në Tiranë kjo klasë politike shndërroi objektet e Enver Hoxhës , në qendër në Tiranë në objekte arti e teknologjie të cilat nuk shërbejnë aspak lirisë , as demokracisë dhe nuk janë mesazhe të triumfit të lirisë mbi shtypjen siç pretenduan politikanët udhëheqës shqiptar mikpritës të këtij samite.
Por është një vërtetim Imoral të kësaj klase politike dhe drejtësisë së re shqiptare që pas 30 e ca viteve të shembjes së murit të berlinit që Shqipëria , në të vërtete, po përjetëson atë të keqe komuniste, kriminale duke u përpjekur ta zbusë kujtesën e komunizmit: një sistem politik një partiak të dështuar dhe një ekonomie, gjithashtu të dështuar dhe të korruptuar vendimi i autoriteteve shqiptare për ti shndërruar ish objektet e Enverit në objekte arti kulturë nuk është qëndrim moral i prerë për tu distancuar nga e kaluara terroriste dhe nga krimet e Enver hoxhës para kombit shqiptar para Europës por është një zbutje e asaj kujtese të tmerrshme për 100.000 familje shqiptar , që në të vërtetë paraqet një dështim moral dhe një mungesë karakteri të kësaj klase politike. Fatkeqësisht gjatë 33 viteve post komunizëm tregoni se ju si klasa politike shqiptare e këtij vendi, pa dallim, kini vendosur që në përjetësi të kujtohet diktatori ma i egër i Evropës Enver Hoxha në Shqipëri. Por ju siguroi se nuk do ta gëzoni.
Vizita historike bekimi dhe mbështetja e shenjtërisë Papa Franceskut për të përndjekurit politikë shqiptar është një kambanë alarmi për ju politikan shqiptar që kërkoni përjetësimin e diktatorit.
Bekimi i Papa Françeskut me 25 tetor për kombin shqiptar është lumturia shpirtnore për të demokracinë dhe paqen.
Nuk ka paqe pa drejtësi , nuk mund të ketë drejtësi pa kërkuar t’ falun nuk mund të këtë falje pa të vërteten. Kështu na mësonte Papa Wojtila në vitin e pare të pluralizmit shqiptar 1993.
Presidenti Besim NDREGJONI