Papa Françesku e ka përsëritur sërish se nuk mendon të japë dorëheqje, pavarësisht problemeve fizike.
Në një intervistë për TV zviceran Rsi ai sqaroi se vetëm ‘mungesa e qartësisë, mungesa e njohurive për të vlerësuar situatat, problemet fizike’ do ta shtynte atë të jepte dorëheqje.
Për karrigen me rrota, ai pranon ‘kisha pak turp.’
Roma është “një qytet unik”– Nga jeta e tij e mëparshme në Argjentinë: që nga ajo kohë i mungon “ecja, dalja në rrugë”. Por Roma është “një qytet unik”. Evropë? “Për momentin ka shumë politikanë të rinj, kryetarë qeverish apo ministra. Unë u them gjithmonë: flisni me njëri-tjetrin”.
“Ne jemi në një luftë botërore”– Në intervistë, Papa flet edhe për luftën në Ukrainë dhe për konfliktet e harruara, “Jemeni, Siria, Rohingya-t e varfër të Mianmarit”. Jemi “në një luftë botërore”: “Ajo filloi copë-copë dhe tani askush nuk mund të thotë se nuk është globale. Sepse fuqitë e mëdha janë të gjitha të përfshira. Dhe fusha e betejës është Ukraina. Të gjithë po luftojnë atje”.
“Putini e di që jam i disponueshëm”– Çfarë do t’i thoshit Putinit nëse do ta takonit? “Unë do t’i flisja atij aq qartë sa flas në publik – thotë ai -. Ai është një njeri i kulturuar. Në ditën e dytë të luftës shkova në ambasadën ruse në Selinë e Shenjtë për të thënë se isha i gatshëm të shkoja në Moska për sa kohë Putini do të më linte një dritare për të negociuar. Lavrov më shkroi – zbulon Papa – duke thënë faleminderit, por nuk është momenti. Putini e di që unë jam në dispozicion. Por ka interesa perandorake, jo vetëm të Perandoria Ruse, por dhe të perandorive nga gjetkë”. perandoria po i vë kombet në vend të dytë”.
“Ishte kënaqësi të flisja me Benediktin XVI”– Së fundi, Papa Françesku kujton Benediktin XVI, i cili vdiq në moshën 95-vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë : “Ishte kënaqësi të bisedoja me të. E pyeta për mendimet e tij. Ai dha mendimin e tij, por gjithmonë i ekuilibruar, pozitiv, i mençur”.