Papa Françesku: Evropa rrezikon ta humbasë frymën humaniste
Në një Evropë, që rrezikon ta humbasë frymën humaniste, kjo është, në thelb, fjala e Papës Françesku para anëtarëve të Kongregatës për Doktrinën e Fesë, në përfundim të asamblesë së tyre të përgjithshme.
“Mëshira – pohoi Papa Françesku – përbën arkitraun, që e mban jetën e Kishës: në fakt, e vërteta e parë e Kishës është dashuria e Krishtit”.
Prandaj, gjatë Jubileut të jashtëzakonshëm, vërejti Ati i Shenjtë, duhen vënë në qendër të jetës veprat e mëshirshme të korpit e të shpirtit, që nuk janë devocion i thjeshtë, por shprehje konkrete e mënyrës, me të cilën të krishterët duhet ta jetojnë frymën e mëshirës.
Edhe Kisha, nganjëherë, i ka harruar, prandaj duhet t’i mësojmë përsëri:
“E kur, në perëndimin e jetës, do të na pyetet nëse i kemi dhënë të hajë të uriturit e të pijë, të eturit, njëlloj do të na pyetet nëse i kemi ndihmuar njerëzit t’i kapërcejnë dyshimet, nëse jemi impenjuar t’i mirëpresim mëkatarët, duke i qortuar e duke i ndrequr, nëse kemi qenë të aftë ta luftojmë injorancën, sidomos atë, që ka të bëjë me fenë e krishterë e me jetën e mirë”.
Kujdesi për integritetin e fesë dhe të zakoneve “është detyrë delikate”, shtoi Papa Françesku.
“Në këtë mënyrë, ju kontribuoni në zgjimin e një hovi të ri misionar ndër besimtarë dhe në hapjen më të madhe ndaj përmasës transhendente të jetës, pa të cilën, Evropa rrezikon ta humbasë atë shpirt humanist, që megjithatë, e do dhe e mbron.”, tha Papa.
Komentet