Voal – Voal.ch raporton se sot më 4 shtator 2016 Papa Françesko shqiptoi në latinisht se shqiptarja Gonxhe Agnes Bojaxhiu – e njohur në mbarë botën si Nënë Tereza e Kalkutës, është e shenjtë, Shenjtore.
Në radhën e parë në ceremoninë e shenjtërimit janë të varfërit, një vendim i marrë personalisht nga Papa Françesku: që 1500 të varfër të vendoseshin në vendet më të mira, në rradhët e para.
Pikërisht Papa Fraçesku këtë vend ua ka dhënë atyre, të vuajturve dhe të varfëve. Menjëherë pas ceremonisë këtyre Miqve të Nderit të Papa Françeskos, do t’u sherbehet për drekë nga një picë napoletane, që do të shërbehet nga motrat dhe vullnetarë.
Papën e shoqërojnë në ceremoni 70 kardinalë, 400 peshkopë dhe 1700 priftërinj.
“Do ta kemi pak vështirë të themi Shenjtorja Tereza, sepse jemi mësuar të themi Nënë Tereza”, tha Papa Françesku.




Komentet