Udhëheqësi i katolikëve të botës kryesoi një meshë për Pashkët në Sheshin e Shën Pjetrit nën masa të forta sigurie.
Më pas, ai mbajti mesazhin e tij “Urbi et Orbi” në të cilin uroi që “Jezusi t’i afrojë më shumë njerëzit në këtë festë të Pashkëve me viktimat e terrorizmit, i cili vazhdon të shkaktojë gjakderdhje në pjesë të ndryshme të botës.”
Papa Françesku u shpreh gjithashtu kundër “refuzimit”, që kaq shumë emigrantë dhe refugjatë po ndiejnë në Evropë, e cila po përjeton krizën më të madhe të migrimit që nga Lufta e Dytë Botërore. “Shumë shpesh, këta vëllezër dhe motra tona përgjatë rrugës së tyre takohen me vdekjen ose me refuzimin nga ata që mund t’u ofronin mirëseardhjen dhe ndihmën”, tha Papa.
Komentet