I dashur Shef Edi.
E takova qëparë atë debilin po nuk është edhe aq i keq, po më priste tek një tavolinë në cep me çaj kamomili po unë i thashë nuk e pi se kisha frikë se mos i kishte hedhur ndonjë gjë që të ul zgjuarsinë në bisedë.
Sikur më lexoi mendimin, u hodh dhe tha, nuk është e helmuar ja ta provoj unë i pari.
Shef ai pagoi faturat, këtu ka një gjë që nuk shkon. Në fakt unë i thashë kam harruar lekët tek palltoja që më humbi por ai pa hezituar nxori portofolin dhe pagoi.
Nejse, për NATO-n kemi folur gjatë dmth gati-gati 3 -4 minutat e para. E direkt nxori telefonin e më tregoi një foto të brekëve e më pyeti: Po ti Pandi ke ndonjë foto me brekë?
Pastaj diskutuam shkurtimisht këtë muhabetin e brekëve gati-gati 40 minuta, dhe po përmendimin të gjithë ata që kishin mbështetur gruan e Shukriut, ata që mbronin Shukriun dhe gjithë ata që duan tredhjen e Shukriut.
Numëruam disa grupe, më vonë gjatë bisedës na doli një grup ku futeshin ca gjimnaziste të cilat ishin totalisht kundër vendimit të gruas së Shukriut për të mbajtur spilë tek xhaketa.
E analizuam edhe këtë versionin e gjimnazisteve. Basha personalisht futej tek grupi pro spilës së gruas së Shukriut, unë nuk dhashë ndonjë preferencë se doja të dukesha njeri serioz.
Pastaj e pyeta mos dinte gjë nëse kjo Iva Aliko e kishte byçën me silikon, por Basha më tha se nuk dinte gjë. Po dhe ai ishte kurioz për ta ditur domethënë.
Unë i thashë se mua më pëlqente Iva Aliko, ndërsa Basha më tha se Zogu i Tiranës i kishte shprehur ndjenjat e zjarrta por më siguroi se nuk do bënte asnjë veprim pa u konsultuar me Ennon.
Folëm pastaj për këtë pajisjen përgjuese. Po më provokonte, kur e pa që unë nuk po bija pre e provokimeve, nxori nga xhepi një çokollatë Kautoni dhe më tha:
Është e jotja nëse më thua ku e ka fshehur Tahiri paisjen e përgjimit.
Sa pash Kautonin mezi prisja që të shikoja mos kisha fituar ndonjë biçikletë dhe i thashë se do ta tregoj. Unë realisht nuk e dija Shef por e gënjeva. I thashë se e ka fshehur në brekë. Luli uli kokën dhe u skuq pak.
Pastaj biseduam për çëshjte politike, më tregoi për dietën që po mban Jozefina Topalli.
“Nëse ajo bëhet më e bukur se unë pas dietës, mua më mori lumi”, – më tha dhe nga syri i rrodhën dy pika lot.
Unë doja të ndërroja temën se thashë se do ja plaste të qarave në mes të lokalit, i thashë kot për muhabet se Spartak Ngjela kishte qejf ta pagëzonte.
Filloi të bëjë si gore, e unë mbaja seriozitetin se do ta pagëzonte me patjetër Spartak Ngjela që të na ecte mbarë si komb.
Pasi i mbusha mendjen që duhej të pagëzohej, pranoi që pagëzimin t’ia bënte Mirela Kumbaro.
Këtu biseda jonë përfundoi dhe Luli më tha ta njoftoja sa më shpejt për pagëzimin.
Kaq ishte Shef. Shyqyr që të kam ty gjithë kohës, se palltot më humbin.
Me dashuri, Pandthi.
*E-mail i mbërritur në redaksi nga adresa: [email protected]
Komentet