Mbrëmë në sallën qendrore të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bernë të Zvicrës, u bë promovimi i librit në vargje “ Të fluturosh atje ku nuk ishe” i autores Miradije Kurtishi – Maliqi dhe i romanit “ Hanna” i krijueses së re Fatmire Zeneli Sopa.
Fillimisht mbi 50- të, vetave dashamirës të zjarrtë të fjalës së shkruar artistike u është drejtuar zonja Shukrije Ramadani, zëvendësamasadore e Republikës së Kosovës në Bernë .
Zonja , Ramadani duke i dëshiruar secilit mirëseardhje pahumbur kohë ka prezantuar të gjithë krijuesit që ishin të paraparë për leximin e vargjeve të tyre, apo vlerësimin kritik të veprave në fjalë.
Pastaj, fjala i është dhënë zonjës , Monika Zguro, aktualisht ushtruese e detyrës së Ambasadorit fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Bernë të Zvicrës.
Zonja, Zguro të gjitha ngjarjet që janë në funksion të gjuhës dhe kulturës sonë i çmon lartë. Ndër të tjera ajo uron që kjo traditë e promovimit të letërsisë dhe kulturës sonë të vazhdohet edhe në të ardhmen, jo vetëm në Zvicër, por në të gjitha vendet ku jetojnë shqiptarët .
Ndërkaq ,zonja Shqipe Bytyqi veprimtare e dalluar dhe autore e disa librave me poezi nëpërmjet dhembjes dhe emocioneve të pa përshkruara ka folur mbi jetën dhe krijimtarinë letrare të autores së njohur Miradije Kurtishi- Maliqi,e cila vdiq më 24 maj të vitit 2023.
Meqenëse, zonja Maliqi ka lënë pas vetes 14 – të, libra në poezi dhe prozë, si dhe disa dokumentar, ku ajo ka qenë bashkautore dhe skenariste e tyre, ishte e pamundur që në këtë mbrëmje me kohë të kufizuar t’u bëhet analizë veç e veç.
Maliqi deri në çastet kur u nda nga jeta nuk pushoi s’ shkruari . Ajo prozën dhe poezinë i kishte ushqimin më të preferuar të shpirtit të saj.
Duke e njohur përkushtimin e pashoq të Miradijes, në avancimin e letërsisë shqipe, krahas letërsive tjera evropiane , kolegët e saj po ashtu krijues të suksesshëm në Zvicër, përkatësisht në Kosovë, zonja, Shqipe Bytyçi dhe Dan Ibrahimi ,kanë përzgjedhur disa prej poezive të saj, të lëna në dorëshkrim, të cilat janë përmbledhur në librin me titull “Të fluturosh atje ku nuk ishe”
Libri dritën e botimit e pa falë ndihmës materiale të bashkëshortit të Miradijes, Rexhepit dhe dy çunave të saj të mrekullueshëm Fisnikut dhe Rilindit.
Me punime kushtuar zonjës, Miradije Maliqi ,sonte janë paraqitur: Shukrije Ramadani, Shqipe Bytyçi, Musa Jupolli, Mentor Thaqi, Isuf Sherifi, Hyrije Jusufi etj.
Këta autorë gjatë leximit të tyre i kanë shoqëruar tingujt e butë dhe tërheqës të kitarës, ekzekutuar me mjeshtri të rrallë nga Jela Berisha, nxënëse e Mësimit Plotësues të Gjuhës Shqipe, në Ostermundigen të Bernës.
Kurse një vështrim të gjerë kritik dhe me përmbajtje të pasur mbi biografinë dhe veprat e zonjës Miradije Maliqi, e ka bërë poeti dhe studiuesi i njohur i letërsisë sonë z. Shefqet Dibrani
Ai duke qenë edhe autor i parathënies së librit të fundit të zonjës Maliqi “Të fluturosh atje ku nuk ishe” jep këtë vlerësim kritik: Trajtimi i poezisë së Miradije Maliqit, veçmas ky vëllim “TË FLUTUROSH ATJE KU NUK ISHE”, tash kur poetesha nuk është më në mesin tonë, për mua ishte sfidë jo aq lehtë e kalueshme. Vetë fakti që ne jemi mbledhur këtu dhe ajo mungon e shpjegon atë ndjenjën që kam përjetuar edhe unë gjatë leximit të poezive, megjithatë vlerësimi real i krijimtarisë së një poeteshe, ndodhë pikërisht me mungesën e saj, kurse “Etjen e mungesës e ndez me (mos)praninë…“ e saj), dhe “i godet malet kur i thonë ke ikur”, (faqe 15), po ashtu dhe në vargun vijues, “që mos të lëngonte më mungesa”, vetëkuptohet mungesa e poeteshës, (faqe 18), sepse “mungesa e ndëshkimit si strehë shiu m’i gërryen ditët”, (faqe 81), është shprehur vet autorja nëpër poezitë e saj.
NJERËZORJA:
Si shumë të tjerë, edhe unë kam pasur rastin ta njohë dhe ta takoj disa herë Miradije Maliqin nëpër takime dhe ngjarje letrare. Bile për shkak të mbiemrit “Dibra”, gjithnjë e kam thirrur “kushërirë dhe shumë pak në emrin e saj”. Si natyrë njerëzore Miradija ka qenë model i gruas me kulturë, në sjellje e thjeshtë dhe modeste, dhe nuk besoj se dikush ndonjëherë ta ketë dëgjuar timbrin e zërit të saj të revoltuar. Gjithçka dhe gjithnjë ajo ka ndrydhur në shpirtin e vet. Paqësore e dashur dhe humane, prandaj edhe Zoti i dëshiron njerëzit e mirë t’i ketë afër vetës, dhe gjithnjë më duket se njerëzit me një natyrë dhe mision human dhe të dashurisë siç e njohim Miradijen, janë ma jetëshkurtër.
POEZIA:
Botimi i poezive të mbetura, është sukses, dhe pa dyshim këto poezi të përfshira në librin “TË FLUTUROSH ATJE KU NUK ISHE”, e pozicionon poeteshën si krijuese e vargut të mirëfilltë, e cila kurrë nuk iu shkëput vlerës artistike, por gjithnjë ajo jetojë me vlerën estetike në vargun e përsosur lirik. Ky nivel kaq artistik shfaqet qysh në poezinë kredo “GRISHJE”. Dhe, jo vetëm kjo poezi por i tërë libri është një grishje, një ëmbëlsim kulturor që mbahet gjatë në mendje. Është “vargu (i saj) im i përvuajtur/ Mëngjeseve të uritura”, (faqe 11), që na fton për ta shoqëruar leximin e poezisë gjerë në vargun e fundit.
Vëllimi poetik “TË FLUTUROSH ATJE KU NUK ISHE”, si tërësi shpalos botën e brendshme shpirtërore të njeriut tonë, e cila suksesshëm ka arritur të njëjtësohet brenda vargut, shpeshherë i dhimbshëm po më shumë përjetues, që si tërësi tematike vëllimi poetik shkrihet brenda metaforave, jo vetëm të dhimbjes por edhe të mendimit të thellë filozofik, dhe shpeshherë me mesazhe mjaftë meditative, duke e karakterizuar botëkuptimin e brendshëm poetik të vet Miradije Maliqit e cila shprehet se, “Notoj fort mbi tradhtitë e jetës/ Që më gjunjëzojnë shpesh”, (faqe 12).
NË MES DHIMBJES DHE REALITETIT:
Brenda vëllimit me poezi, secili prej jush do të gjejë poeteshën dhe krijuesen elegante duke u përplasur në mes dhimbjes personale dhe hapësirës së saj, dhe gjenë forcë për ta kundruar poezinë në raport me kohën dhe rrethanat. Kjo ndjesi shprehet sidomos në ciklin e poezive që ia kushton të bijës, ku do të shihet një lidhje shpirtërore, “mëmë e bijë”, andaj edhe Miradija u ngjit lartë pas saj. Citoj: “Të duam edhe atëherë kur mendon/ Se të gjithë i ke kundër/ Të përkrahim edhe atëherë/ Kur të plagos ndonjë dashuri e gabuar”, ose vargjet: “Mos kurse ditët përqafoje jetën fort/ Rrëmbeje para se të të rrëmbejë ajo ty/… / E shtrenjta bijë as qielli nuk është i pa mundur/ As yjet nuk janë të pamundur/ A na ke ne që t’i ndërtojmë shkallët gjer në qiell”, (poezia “URATË PËR BIJËN”, faqe 13-14). Prandaj shpeshherë ndeshim mesazhe të përjetimit dhe dhimbjes personale, por më shumë mesazhe moralizuese për dukuri a
sjellje devijante të cilat dhe mbase në secilin varg kthehen në mision human me porosi pozitive, pasi s’kishte si të ndodhte ndryshe, kur jeta e Miradijes është karakterizuar e tillë, humane dhe paqësore, ta zëmë siç është poezia “KUR MUNGON TI”, “Kur mungon ti/ Unë bëhem presje e vargjeve patetike/ Ëndërroj kalendarët të kthyer mbrapsht/ Ndaloj akrepat e korrikut/ Ashtu lehtas të mbështjell në heshtje”, (faqe 22). Po me këtë ndjenjë dhe përkushtim sipëror është shkruar edhe poezia kushtuar babit:
“E vari shpirtin në buzëqeshjen time
Kur u shfaqa pas një ëndrre
Ç ‘është ky i marrë – thoshin
Që çmendet pas një cuce
Çdo ditë më quajti me një emër të ri
Me ëndrra të bardha mëkate të vogla
Shoqet e mia me kukulla luanin
Unë ngjitesha nëpër degë
Më e fortë se një djalë
Më e ndjeshme se një këngë“
Poezia “BABAI IM“, faqe 19.
METAFORAT ME POROSI UNIVERSALE:
Janë këto arsye pse nuk ngurrojmë të themi se nga një botë individuale, vargu i saj sa vjen e shndërrohet në mendim universal, i kapshëm për realitetin shoqëror, për situatën a rastin “Sepse duke të kërkuar ty e gjeta veten”, (faqe 24), pasi “lotët nuk janë dhimbje por vetëm kripë”, dhe po në këtë poezi ajo e sheh se “shpirti është mallkim?!”, (faqe 27), kurse në pjesën tjetër ka një mendim tepër ekzakt: “…duke pritur shumë të mira/ Shikojmë vetëm të keqen”, (faqe 28). Për t’i veçuar janë edhe mendimet se: “Të gjithë e adhurojnë dashurinë – Por pak kush e dhuron nga zemra”; “Të gjithë e duan lumturinë – Pak kush i gëzohet lumturisë së tjetrit”, dhe “Të gjithë duan gjithçka – Por pak kanë nevojë vetëm për veten e tyre”, (faqe 27).
Thuaja kryesisht, poetesha vargun e saj e nis nga brendësia e vetë, andaj e “lut stilolapsin/ që t’ia kthen shpirtin në lumenj/ për të zbuluar në bardhësinë e letrës/ gjithçka që harroi/ dhe fshehu në zemër”, (e përpunuar, faqe 32). Shpeshherë kjo poezi, më shumë duket se është një shpalosje e brendshme individuale, përveç dhimbjes së njohur, motivet tjera kryesisht janë pa ndonjë synim dhe personifikim me individin, me konkreten dhe me individualen, shih poezinë: “GRATË QË DASHUROJNË DERI NË DHIMBJE”, (faqe 40), që do të thotë të gjitha mesazhet e kësaj poezie i takojnë një rrethi më të gjerë, përkatësisht i dedikohen shoqërisë dhe proceseve nëpër të cilat kalon kjo shoqëri, dhe se “Vitet ikin si sapun i harxhuar” edhe “Pronarja është plakur me po atë inatin e saj”, (faqe 35), prandaj siç duket edhe nga ky vëllim poetik ajo i paska “vjedhur rezervat e fundit të mirësisë së saj”, (faqe 38), dhe pastaj paska ikur?!
“Ca vjeshta ishin pranverat më të ngrohta
Që i humbëm rrugës
Gjersa pavetëdijshëm thurnim ëndrra
Për dimrin e huaj”
Poezia “CA VJESHTA”, faqe 23.
TË FLUTUROSH MBI METAFORA:
“Secila frikë është e veshur/ Ndryshe kur ngrin nga acari”, (faqe 50), d.m.th. pjesa dërmuese e këtyre poezive shpalosin dromca mendimesh të çastit e të dhimbjes, të pozivitetit e të dashurisë për jetën: “Çfarë të të them/ Nëse derdhë fjalët para teje/ Do të jesh në gjendje që t’i mbledhësh/ Çfarë shikimi të të përcjell”, (poezia “ÇFARË TË TË THEM”, faqe 60), ose poezitë “FJALË TË GURTA”, (faqe 66), dhe poezia “BËHU RREZE E AGIMIT TIM”, (faqe 71), kanë shpalosur afinitetin të cilin e kishte poetesha për t’i dhënë kuptim më përgjithësues dhimbjes personale, të cilën vetëm ajo arriti ta shndërroj në dhimbje universale, me mesazhin e qartë, andaj të mos humbasim duke kërkuar dhimbjen “NËPËR SIRTARËT E JETËS”, (faqe 72), andaj në përgjithësi poezia e saj ka marrë trajta të tilla duke shpalosur atë refrenin e ndjesisë individuale, të përjetimit a të çastit kur është mbërthyer nga dhimbja, që me automatizëm i ka përkthyer në frymëzim, si burim i brendshëm dhe i pashtershëm, frymëzues dhe tejet mbresëlënës, siç shihet edhe në vargjet e poezisë “ME DORËN E FATIT TIM”: “Kush ngrohtësi kërkon e gjen në krahët e mi/ Me dorën e fatit tim udhëhiqem/ Pse të mos jap atë që më është dhënë/ Nuk kursej atë që më është dhënë/ Lakuriq para jetës jam/ Vetëm atë copë qiell kam/ Me të i ngjyrosi ditët e mia”, (faqe 74).
Së këndejmi edhe vëllimi “TË FLUTUROSH ATJE KU NUK ISHE”, është i tillë dhe në vazhdën e krijimtarisë së gjertanishme të poeteshës Miradije Maliqi. Po aq natyrshëm dëshmohet stili i saj dallues, karakteristik dhe mbase i veçantë, me finesa estetike në varg, duke treguar gjithnjë ndjeshmëri të hollë, si për njeriun, ashtu edhe për vargun poetik, dhe me një mjeshtëri elokuente do të lë edhe amanetin trishtues: “Pa dëshirë heq dorë/ Siç hoqa dorë edhe prej jush/ Më mungon vetëm pak guxim pak marrëzi/ Të të them se jam këtu e do të jem gjithnjë/ Të të rrëfej se si i thura ngjyrat e blerta për ty/ Të ta dhuroja botën time/ Doja të t’i rrëfej ato gjëra që i heshta”, (poezia “DIKU MES ËNDRRËS DHE ZGJËNDRRËS”, faqe 75-76).
“ATJE DO TË SHKOJ”:
Natyrisht nuk prirem të prek hapësirën e lexuesit, për të nxjerrë secili imazhet e mendimeve personale, por jam i detyruar t’i theksoj disa nga vargjet e saj, për të plotësuar më mirë mendimin tim të theksuara më lartë, veçmas janë vargjet për vendlindjen e saj: “Atje do të shkoj që t’i mbledh/ Të gjitha thërrimet që më lënduan ashtu sikur ty/ Që të jem sërish vetja dhe e jotja qyteti im/ Atje ku gurët janë më mëndafsh se mëndafshi/ Atje ku mban aromë Vardari/ Dhe mali i thatë njëkohësisht/ Atje ku janë yjet më të afërt/ Në netët verore të kristalta si sytë e fëmijës/ Atje ku mbeta gjithnjë e bija e dikujt/ Atje ku njerëzit janë të ngurtë si guri/ Dhe të butë si pambuku/ Atje ku japin dorën nga zemra”, (poezia “QËLLIMI”, faqe 44-45), si dhe vargjet në vijim të cilat e përmbyllin këtë vëllim poetik:
“Rriten larg të vërtetës së shtrembëruar
Nëpër plasaritjet e kohës mospërfillëse
Dhe vijnë të madhërishëm
Me gjurmët e hapave të vegjël”
Poezia “ME GJURMËT E HAPAVE TË VEGJËL”, faqe 85.
MESAZH PËRMBYLLËS:
Le të lutemi për shpirtin e çiltër të poeteshës, po ashtu të lutemi që ky libër dhe krijimtaria e saj të jetë prezenca e përhershme e Miradijes në letrat shqipe, e jo siç ka thënë ajo, “Vetëm një thërrime është ky emri im”, pasi “Pran kaq poemave të pasura/ që ndërtoi mureve të shpirtit”, (faqe 63), jetëgjatësia e poeteshës, jam i sigurt se do të shkojë përtej jetës fizik të saj.
Drejtuesit e shoqatës “ Lidhja e Krijuesve Shqiptar në Mërgim” z. Musa Jupolli dhe z. Mentor Thaqi, për të gjithë poetët e pranishëm kanë ndarë Mirënjohje. Me mirënjohjen “Penda e Artë” është nderuar z. Shefqet Dibrani. E, njëjta shoqatë më herët zonjën Maliqi e pati shpërblyer me mirënjohjen “ Kongresi i Manastirit”
Në këtë mbrëmje me vlera të larta artistike është bërë edhe promovimi i romanit“ Hanna” i autores Fatmire Zeneli – Sopa . Ky roman i shkruar dhe botuar në gjuhën gjermane është pritur mjaft mirë nga lexuesit gjermanë dhe shqiptarë, njohës të kësaj gjuhe . Mbi rëndësinë dhe vlerat e romanit “ Hanna” ka folur poeti dhe kritiku Isuf Sherifi.
Kurse, autorja, Fatmire Zeneli – Sopa, ka shkëputur fragmente nga ky roman të cilat para të pranishmëve i ka lexuar me një gjuhë të pasur dhe të artikuluar.
Tema tejet e ndjeshme e trajtuar brenda këtij romani ka bërë që me këtë autore të re dhe premtuese të zhvillohet një debat mjaft interesant. Sidomos debatin e kanë bërë tërheqës pyetjet e krijuesit Milazim Maliqi, nga Gjeneva.
Kjo temë e pa trajtuar deri me tani në letërsinë tonë mendojmë që do të shpie në përkthimin e romanit “ Hanna” edhe një gjuhë të tjera. Këtë orë letrare e ka pasuruar edhe më shumë prania e zonjave të nderuara si: Fexhrije S.Blaku,sekretare e parë e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bernë, e zonjës, Saime Jusufi Zeka, veprimtare e hershme e çështjes sonë kombëtare dhe ajo e këngëtares së mirënjohur Miranda Hashani.
Në fund të takimit zonjës Shukrije Ramadani, tufë lulesh i ka dhuruar çupëza e vogël Elisa Maliqi, mbesë e shkrimtares dhe publicistes së ndjerë Miradije Kurtishi – Maliqi.
ARIF EJUPI
Pëshëndetje Zonjë e nderueme Elinda.
Asht shkrim për çdo lavdatë sepse Kjo paçavur Komuniste duhet diskreditue,veqmas tek pjese Kosovare,NJI pjesë e madhe kosovare e adhurojn tue mendue se asht Shqyptar,kurse Ai asht Shulë Prespe nga I cili dalin dhjet Shkjie prej Tij, miopia Kosovare nga naiviteti atdhedashës shkojn si Mizat në m… ?!nuk din me dallue tradhtin qëi bahet nga Komunistët.
Artikull I Nuk Kam çka me shtue må shumë veq asaj SE Pandeli Majko Nuk asht asgjâ må I mirë SE Edi Ram kur dihet SE Edhe Ky asht NJI këlyshët I NJI sigurimsi Enveritst që në saje tkrimeve. Ndaj popullit shqipëtar asht ngritun oficer I nalt.
Porçka asht må E keqja Pandeli Majko u ngrit në pozita sepse ishte krahu I Zani Çaushit ku në krah TË TIJ ,nën udhëheq jen e Tij dhe TË Zani Çaushit grat Vlonjate u shëndruen në Kanibal sa pinin gjakun e vëllaznéve Shqyptar.
Shekspiri thotë:”Må e mirë NJI përshëndetje e nemitur SE sa përshëndetje nga NJI gojë e stërvitun”,
Me KTE due me thanë Nuk e ven në dyshim SE Nuk Kisha me SE Nuk Kishte me mashtrue ellokanca e Tij,sepse e di që Komunistët janë si ato putanet TË cilat Bizës e kan kokëtismin
Me e joshë klientin sa må shumë,a må kur ndihet prej Tijnuk Len blasfemi pa shfrytzoje në te
Përshëndetje.
Elida, e ke thënë shumë bukur! Të lumtë!
Takimet e tyre merren vesh pasi kanë mbaruar. Bile as nuk njoftohen fare. Keta vazhdojnë me stilin e para 41-shit, në ilegalitet siç i ka mësuar partia mëmë. Pandeli Majko nuk njofton për takimet e tij në diaspore as permes llogarive te tij sociale.
Shkurt e shqip takimet e tij nuk jane takimet e ministrit te diaspores por takime të strukturave të “rilindjes se PS-se” në Diasporë.