” Kam imagjinuar gjithmonë , se Parajsa do të jetë një lloj biblioteke ”
– Jorge Luis Borges –
_________________
Që në fillim dua të them , se do të shkruaj një opinion të lirë , pa hyrë shumë në thellësi të gjërave, sepse jam e bindur që është më e thellë sesa ç`duket , si dhe duke mos qënë edhe aq e fushës në lidhje me analizimin e të tërës , po qëndroj thjeshtë në disa gjëra estetike , artistike , apo thjeshtë sesi mund të ofrohet ky aktivitet më mirë dhe më komod, në fund të fundit më me botë, ku kryefjala e të gjithës është libri, apo jo ?!
Sot jemi një ditë pas “PANAIRIT të Librit ” dhe si vizitore e thjeshtë e këtij eventi , ku personalisht isha prezent ne dy prej pesë ditëve të këtij aktiviteti , ku epiqendëra e tij afërmendsh e dimë pra që është libri (duhet të jetë libri) , por fatkeqësisht nuk më ngjau aspak e till…ajo çka jehonte më së shumti aty ishte “u shit, u ble, me zbritje me përqindje, po ecen nuk po ecen” etj… ?!
Të ndalemi pak tek titulli i eventit, e konkretisht tek fjala `panair`, Po çdo të thotë në vetvete fjala `panair`?
Panair siç e dimë të gjithë do të thotë `pazar`, pra me një fjalë`treg” shit-blerje …! Si e qysh, pazar i madh i vogël, ditor apo dhe me vite , tradicional apo jo …në fund të fundit ,mbetet po i njejti, pazar..!
E fatmirësisht apo fatkeqësisht ky është pazari i librit ….”PAZARI I LIBRIT “, e theksoj këtë fakt , por se si më ngjan ?! … pazar i dijes, i penës , i krijimtarisë , i lexuesisit …i muzës….për mua , disi ofenduese, pa dashur të hedh poshtë, mundin e gjithë kësaj `ngrehine` dhe pa dashur të lëndoj asnjë penë, asnjë krijues, asnjë lexues, përkthyes, shtëpi botuese , askënd , por duke dashur shumë të them mendimin tim , në lidhje me këtë event , dhe asaj çfarë mua personalisht , por duke e parë edhe në këndvështrimin e përgjithshëm ofroj tek unë , pra tek ne lexuesit dhe frekuentuesit e tij .
Në rradhë të parë , unë do hidhja poshtë fjalën `Panair` duke e quajtur të papërshtatshëm për librin dhe vlerat e tij , e natyrisht dhe për lexuesin e mirëfilltë , dhe automatikisht këtë fjalë do e zëvëndësoja me një tjetër fjalë që do i shkonte më shumë dhe pa e ulur librin në nivelin e një plaçke tregu , ku libri në vetvete mbartë thellësi shpirtërore, dritë të thellë mendimi, fantazi, etj, atëherë, si mund të jetë një gjë e till, treg e pazar , pra do e quaja `Ekspozita e Librit`e cila do i qëndronte nivelit të librit, duke e pasqyruar në mënyrë shumëherë më të mirë dhe në mënyrë më të kulturuar.
Pastaj , fundja pse jo edhe një muzikë klasike apo e lehtë, dhe shumë e lehtë në sfond , do krijonte një ambient më të ëmbël , më të ngrohtë , më kulturorë dhe më të kompletuar artistikisht.
Pastaj, stendat e Shtëpive Botuese , lenin shumë për të dëshiruar, këtu padashur të hedh hije as dritë ku i thonë tek asnjëri prej tyre , por një numër i konsiderueshm i këtyre “Shtëpive Botuese ” ofronte një sherbim fare të rëndomt, ku vendosja dhe renditja e librit ishte në një mënyre, ku s`mund të them të hedhura fare , por në një mungesë estetike, ku të ngjani pak a shumë si ato librat që shiten në rrugë , pra jo me një kujdes të veçantë , të cilin e kërkon një event i tillë . Apo, dhe posterat, dhe afishimet ku mbanin kopertina librash, apo foto shkrimtaresh të ndryshëm , të ngjitura , të kapura si mos më keq në sfondet e tyre ,ku gjysma mbijetonin shtrembër të varura në një cep ku akoma ngjitësja nuk i kishte lëshuar…Apo tjetra edhe më e bezdisshme , `shitësit apo shitëset` e librit , nuk të linin një moment të qetë të lexoje qofë dhe një titull libri plus diçka më shumë se kaq, që të përqëndroheshe në botën e asaj çka do dëshiroje të lexoje , ku vazhdonin të të ofronin libra të tjerë , si , ja ky liber ka fituar x çmim, ky tjetri është blerë shumë , ky tjetri është i x autori `famoz` , x politikani apo x gazetari, apo ku ta di unë , por që më keq se në pazarin e Medresesë , apo gjetkë tregjeve jashtë kësaj sfere.
Dalim tani tek një tjeter aspekt, çmimi i librit. Libri për mendimin tim, që në fillim duhet të ketë një çmim të arsyeshem , dhe aty të ndalet, pa pazare të tjera, ku autori në fillim e pastaj shtëpia botuese , duhet të ketë parasyshë në rradhë të parë misionin e rëndësishëm dhe primar pra të librit, lexueshmërinë, dhe jo përfitimet e tij që normalisht është brenda edh kjo. Dhe pikërisht përmisionin e librit, një pengesë më pak do ishte pikërisht çmimi i arsyeshëm , dhe në parametrat e asaj që ofron si dhe duke pasur parasyshë vendin ku libri le të themi `konsumohet` ekonomin dhe mundësitë e asaj popullate për të mundësuar librin. Pra çdo element që do vendosej në vendin e duhur , në kohën dhe momentin e duhur , do ishte pra normalia e art e asaj që mund të ofrohet në përqindjen më të mirë të mundshme duke u ndjerë çdo palë e kësaj rryme , e respektuar , e kënaqur, por edhe do mbeteshin miq e në kontakt të vazhdueshem pranë njëri – tjetrit, libër -lexues, etj , duke pasur rrjedhimisht sa më shumë botime të vlefshme si dhe sa më shumë lexues pranë tyre , pranë vlerave .
Tregu ofron shumë, nëqoftëse stomaku na është mësuar me gatime nga më të ndryshmet, cilsore apo jo, e mbase edhe ka fituar një lloj imuniteti ndaj atyre shijeve le të themi jo edhe aq të pranueshme , ushqimi i mendjes duhet të jetë i përzgjedhur sepse i thonë “të lexosh për tu ndritur dhe jo për tu verbuar , e aq më pak të humbësh kohën , si gjënë më të çmuar , pra kohë e vyer nga jeta jonë , ku është shumë herë më e shkurtër sese një thënje me domethënje të thellë të një mendje të ndritur, që edhe sot e kësaj dite pas mijëra vitesh vazhdojnë të citohen.
Pa përmëndur këtu , ku në fakt duhet të përmendet , vende apo cepe të ndryshme ku mund të uleshe të pushoje sado pak , qoftë një i moshuar , një fëmij apo kushdo, të mund të konsumoje një gotë ujë , një kafe , një lëng , thjeshtë sa për çlodhje . Sepse në të tillë even , dëshira për pos blerjes së një apo më shumë librave , është edhe vezhgim i librave të ndyshem , apo edhe takime të shkurtra me autor të ndryshem , apo artist që mund të takosh , apo pse jo edhe miq e të njohur.
Nuk dua të zgjatem më shumë , por them se nëse do quhej , “Tregu i Librit” të gjithë normalisht do shkonim siç shkojmë në çdo treg , por ku i thuhet dhe quhet një nder eventet më të mëdha kulturore , atëherë duhet të bëjë dallim të dukshem nga tregjet rutin të lagjeve apo zonave të ndrushme . Duhet të sjellë Librin brenda eventit në mënyren më artistike dhe kulturore të mundshme , që në fund të fundit të quhej si një festë e librit dhe e lexueshmërisë, ku t`i marrësh pozitivitetin të tërës në të tërën .
E duke i`u rikthyer citatit të poeti të njohur argjentinas , Jorge L. Borges, që shënova në hyrje të këtij shkrimi :
– Një parajsë e tillë , nuk mund të gjindet kurrë në një pazar, treg apo diçka tjeter të kësaj kategorie…, e këtu nuk e kam fjalën vetëm gjatë këtij eventi, të cilit i`u referova në përgjithësi, por edhe për pjesën tjeter ku i referohet edhe citati.
Libri normal që shitet dhe blihet , përveç se edhe dhurohet , por tregëtimi i tij , duhet të ketë një lloj joshëje dhe arti brenda këtij rituali, i cili duhet të të bëjë për vete e jo të të largojë .
Xhane IMERAJ
Tiranë
14 nëntor 2016
Komentet