Jam pakëz i ndrydhur pakëz i çliruar
Duke vrapur pas emrit
Pakëz i zverdhur pakëz i fiksuar
Jam pakëz i ngrirë pakëz i shkrirë
Duke kënduar për ty
Pakëz i rrahur pakëz i ndjekur jam
Jam pakëz i përbuzur nga Dielli
Kënga jote më ka ndezur
E më ka stërpikur me lot
Pakëz i vrarë edhe nga ylli jam
Jam ëndërr pakëz zgjëndërr
Pakëz fëmijë kur fluturojnë zogjtë
Jam pakëz endacak-shtegtimin e kam në gjak
Duke ecur me ty kalistrok
Pakëz i çuditshëm kur qëlloj retë
Jam pakëz i dyshimtë pakëz kokëfortë
Kur shkelmoj zotërat që s’dinë të ngopen kurrë
Pakëz diçka nëpër zjarr diçka nëpër ujë
Diçka që hyn në të ardhmen
Për të ikur nga vdekja jam…
Komentet