1.S’ke si si të mos ndjehësh i lumtur dhe tepër krenar me jetën ose botën e njohur shkencore, kulturore, intelektuale ose akademike, atëherë kur edhe ti je pjesë e tyre në një formë a tjetrën. U mor vesh se ti nuk linde ose nuk erdhe në këtë botë për të ditur dhe për të fituar gjithçka. Sigurisht. Por ti duhesh arrirë dhe fituar gjithçka ose çdo gjë me forcat tua. Dhe jo duke i imituar, vjedhur, plagjiaturuar, shfrytëzuar, kopjuar ose recidivuar të tjerët për të mirë e për të keq. Pa ua ditur gjërave as vlerën dhe as kuptimin. Në kampionatin ose maratonën e njohur të edukatës, kulturës, arsimimitt, shkencës ose diturisë, thonë se i urti dhe i dituri ndoqen yllin e dijës dhe shkëlqyen duke e braktisur idenë për t´u bërë “dikushi” ose “dikushat”!
2. Në jetë flasin veprat dhe nuk të duhën aq shumë fjalët. Sidomos fjalët e kota ose fare boshe.
Se këndejmi, ideali dhe virtyti i lartë njerëzor, respektivisht të pasurit e një force dhe bazament të fortë personal, moral , intelektual dhe profesional, si dhe të përdorurit e talentit, punës dhe disiplinës në të tria rastet, në mendime, veprime dhe reagime, janë çelësi dhe formula kryesore që e hapin portën e suksesit dhe lumturisë së përgjithshme objektive dhe subjektive. Në këtë frymë, ne mund t’i urojmë të urtit dhe të diturit jetë të gjatë dhe shumë suksese të reja në botën ose karierën e tyre shkencore, kulturore, intelektuale, profesionale, politike, diplomatike etj. Dhe, kjo nën lutjet dhe sloganet e njohura: Qofshi gjithëmonë të lumtur, ballëlartë, faqebardhë si dhe me mendje pjellore!
3. Gjërat kryesore që ne duhet t’i mësojmë, nuk janë vetëm drejtshkrimi, skolastika, retorika ose oratoria, por se si të jemi të sjellëshëm, te mirë, të urtë, të qetë, të dashur, racional dhe patriot. Predikonte asokohe Platoni i Madh, duke menduar në kontrollin ose vetkontrollin, arsyen, ndërgjegjën, moralin, urtësinë, racionalitetin, profesionalizmin, patriotizmin etj.
4. Thonë se Hipokriti, pasiqë i kishte vrarë dhe masakruar të dy prindërit e tij në Antikë, nën parullat ose sloganet e ndryshme blasfemike dhe demagogjike të një të “ngeluri jetimë” ose “bonjak” në sytë e botës, dikur kishte zënë të kërkonte edhe lëmoshën ose mëshiren e të tjerëve në pretekstin e mesipërme të jetimit të ngelur pa prindër! Shih ti!
5. Në shtetin, pushtetin, politikën, diplomacinë, kulturën dhe informin shqip, disa edhe sot e kësaj dite vazhdojnë të paraqesin ose prezantojnë vetën si pengje, viktima ose “martirë” të “shantazhëve”,”komplotëve” ose “padrejtësive” të ndryshme vendore dhe ndërkombtare. Kjo edhe përkunder asaj se ata ose ato në radhë të parë janë pengje ose viktima të kurthave, intrigave dhe dredhive të njohura që i kanë ngritur dhe krijuar vet në ” stilin” ose manirin e njohur infantil dhe patologjikë të “delengjinjëve të vegjël”bolshevik apo të rojëve të mjegullës, kaosit dhe ërrësirës.
6. Filozofia, arti, shkenca dhe kultura janë mendim dhe obligim superior i shtresave ose elitave të njohura kulturëbërëse dhe kulturëbartëse që ndahen ose klasifikohen në shkenctar dhe krijues si dhe në ndjekës ose vezhgues të zhvillimëve dhe procesëve të ndryshme shkencore, intelektuale, kulturore, politike, diplomatike, filozofike etj. Ndërkaq, gazetarët, publicistët ose liderët e ndryshëm institucional ose funksional, mund të mos jenë as ndjekës, as vëzhgues dhe as krijues ose pjesë përbërëse e shtresave (elitave) të larta shkencore, intelektuale ose kulturore të një shteti ose kombi. Por, vetëm përcjellës, observator, garantues ose sigurues ligjor, institucional, konstitucional dhe funksional të zhvillimëve ose procesëve të ndryshme kognitive, evolutive, empirike, retrospektive, përspektive, introspektive etj.
7. Ndaj, sigurisht se është interesante dhe jo pak e trishtueshme se si institucionet e njohura shkencore, kulturore, akademike ose pedagogjike në Kosovë, i kanë nxjerrë jashtë ligjit ose i shpërfillin fare edukatën estetike së bashku me moralin dhe disiplinën e preferuar shtetrore, nacionale, intelektuale, profesionale, institucionale, konstitucionale dhe funksionale. Po t’iu kërkonte dikush sot studentëve ose profesorëve kosovarë disiplinat e lartëpërmendura, do i thërrisnin policinë ose personelin e neuropsikiatrisë dhe psikologjisë klinike! Duke të quajtur njeri i çmendur ose iracional.
‘Bazat hyjnore ose profetike të popullit ose kombit ndodhën ose ekzistojnë në brendinë e shpirtit, mendjes ose vetëdijes së tij individuale dhe kolektive.;
8. Platoni e ngriti ose themeloi asokohe Një Shkollë ose Akademi të quajtur dhe të njohur si Akademia e Athinës e cila shkëlqeu dhe lulëzoi për më shumë se 400 vite rrjesht. Athinasit shkonin atje për të mësuar dhe kuptuar asgjë më shume, pos asaj se si të jetonin dhe vdisnin si njerëz.
Komentet