125 Vjetë para në Pukë, në 1899 zbriti prej qiellet një “Yll” që shkelqen edhe sot, edhe pse gati një Shekull Shqiptarët nuk e njoftën Driten e Tij!
Mbi shkambijt e atyne maleve u ndigjue një za: “O Burra gëzoni bre, se në Shtëpinë e Mirakajve sot Zoti ka falë një djalë…!”, e pa marue at lajm të mrekullueshem lajmëtari, krisi pushka si në kohë lufte nder ata male.
Vitët u rrokullisen me një shpejtësi gati të pakuptueshme nder ata vise!
Kol Bib Mirakaj në vitin 1942 ishte Minister i Mbrendshem i Fashizmit pranë qeverisë Shqiptare. E vitet kalonin si ujë, pa dallgë e zhurmë…
Afrohej fundi i vitit 1944 dhe Shqipnia okupohet nga sllavokomunistët, tue u quejt e “çliruar”, nen zgjedhen e diktaturës bolshevike, me pranim të plotë të Konferencës së Jaltës që u zhvillue në Shkurtin e vitit 1945. Në drejtim të qeverisë “shqiptare” sllavët e Titos vune veglen e vet “besnike” terroristin Ever Hoxha, që ka lanë historinë ma kriminale të njohun në shekuj per Popullin e masakruem e të gjakosun Shqiptar. Megjithate, sot ai vazhdon me kenë “hero” i paprekshem i kampit terrorist komunist.
Në librin e vet Kol Bib Mirakaj ka lanë pak rreshta të shkrueme edhe per qeverisjen kriminale të atyne viteve tek libri “Vetvrasja e Një Kombi”, ku na sot gjejmë edhe gjakderdhjen që kaloi aso kohe nga komunizmi edhe Familja Mirakaj, ndoshta në ma të masakruemet me gra, fëmijë e burra.
Kol Bib Mirakaj asnjëherë nuk e harroi robninë komuniste, madje Ai ka ba perpjekje per Liri t ‘ Atdheut deri diten që ka mbyllë sytë këso jete.
Nder veprat ma të paharrueshme të Ministrit Kol Bib Mirakaj aso kohe, mbetët nder fletët e arta të Historisë së Popullit Shqiptar, “shpetimi i jetës së 2000 Ebrejve”, nga ndjekja naziste per zhdukje e atyne viteve.
E mos harroni o Shqiptarë, se Shqipnia aso kohe ishte njëmiljon vetë.
Sot mbas 80 e sa vitesh, gati askush nuk shkruen per këte Veper Heroike që ka krye Kol Bib Mirakaj, po dhe as nuk kujtohet askush me tregue sesi bash Ky minister i fashizmit, nuk pranoi me marrë as kur kje në Itali prej Ebrejve të shpetuem atje, “disa napolona ar si shperblim t’asaj veper”!
Refuzimi nga Kol Bib Mirakaj lidhet direkt me formimin Shpirtnuer të Tij dhe njohjen e vlerave të jetës, ndersa moszanja në gojë asht fanatizem i merthyem per gjoksin e atyne që i xen sytë besimi i Kol Bib Mirakaj!
Kanë kalue 30 e sa vite nga ramja e “Murit Berlinit” dhe Shqipnia, asht tue notue nder baltat e “rilindjes komuniste”, nen qeverisjen e pasuesve të Everit e Ramizit me shokët e tyne vllavrasës. E pa pikë turpi sot asht tue u punue nga këta qeveritarë hajdut per shfarosjen e Shtetit Shqiptar!
A mendoni ndopak se jeta e njeriut mbyllet njëditë dhe rrugët janë vetem dy: O me faqe të Bardhë si Kol Bib Mirakaj, ose me atë faqe të zezë si “rilindja komuniste”, në Tiranën e bajraktarve pronarë të Shqipnisë.
Rinia Shqiptare asht mirë të lexojnë librin e Kol Bib Mirakaj, “Vetvrasja e Një Kombi”, dhe të zgjedhin ajo vetë njenen nga dy rrugët e jetës!
Aty do të gjeni dy mundsitë e jetës së një njeriut, ku me vullnetin Tuej mundeni me vue gishtin në kokë dhe me jetue me faqe të bardhë, madje aspak, ma në vorfni se “ministri i fashizmit” Kol Bib Mirakaj.
“Vetvrasja e Një Kombi” asht nder librat ma me vlerë të Letersisë sonë! Kol Bib Mirakaj nuk i vjen ma Kombit tonë i vlersuem në pikpamjet e Tij letrare, artistike dhe historike, tue mos harrue qendrimin burrnor në të gjitha komunikimet dhe vlersimet e Tij me miqtë si dhe me anmiqt’ e Tij.
Libri i Tij asht dishmia ma e sakta e një Burri që per Atdhe sakrifikon në jetë gjithshka, tue fillue nga Njerzit ma të shtrenjtë dhe ma të dashtun.
Sa shumë vlerë ka në librin e Tij Vertetësia e ngjarjeve historike, pikrisht ajo vertetësi që, sot mungon në pjesen ma të madhe të historisë sonë!
Këta pak rreshta i kam shkrue në kujtim të mresave që më ka lanë Kola i Ndjemë, me librin e Tij aq me vlerë per t’ ardhmen e Shqipnisë së Lirë, po me pikpamje Europjane Perëndimore, që nuk i ka pasë gati kurr!
Melbourne, 2 Shkurt 2024.