-Dhe, çfarë (çka) synohet me “gjykatën speciale” …?!
Si duket, projektët, eksperimentët ose “planimetritë e reja” imperiale, koloniale ose gjysëmkolonialiste nga ana e “instruktorëve” ose “arkitektëve” të ndryshëm vendorë ose ndërkombëtar mbi ngritjen dhe projektimin e “popujve artificial ” ose johistorik, edhe sot e kësaj dite ndodhën në fuqi ?! Në Kosovë-sidomos.Ndërkohë që sprovat ose provokimet me të rënda për individin dhe kolektivitetin, pos skamjës dhe robërisë, janë ato kur nuk dijnë, nuk munden, nuk duan dhe nuk guxojnë të jetojnë të lirë, të, pavarur, sovran dhe integral në kuptimin e plotë të fjalës!
Ndaj, është mirë t´i matim ose kursejme fjalët ose gjuhën ton rixhide ose infantile-patologjike ndaj njeri tjetrit, nëse nuk kemi për të thenë ose për të bërë asgjë të mirë për kombin dhe atdheun. Sidomos për kauzalitetin e lartë shtetëror, nacional, politik, ushtarak (luftarak), historik dhe gjeografik të kombit dhe atdheut.
Në të kundërtën, vetëm femrat( gratë) dhe mjekët ose gjinekologët e ndryshëm e dijnë se sa të “rëndësishme” ose “relevante” në disa raaste janë rrenat e ndryshme ose gënjeshtrat e stisura dhe sajuara! (….)
U mor vesh se aty ose atje ku drekojnë bashkë rrena (gënjeshtra), urrejtja dhe xhelozia së bashku me interesat e ndryshme klanore, farefisnore, politike, partiake, karieriste, profiteriste dhe të tjera të grupit ose individit, aty tradhëtia e lartë shtetërore dhe nacionale ndodhët e ulur këmbëkryq.
Se këndejmi, lirinë tonë individuale dhe kolektive, gjithëmonë duhet matur, çmuar dhe vlerësuar në bazë të luftës dhe sakrificave të njohura individuale dhe kolektive dhe jo në bazë të interesave të ndryshme politike, partiake, pushtetmbajtëse ose karieriste të grupit, personit ose individit. Sidomos vlerat e njohura të luftës së lavdishme të UÇK-së.
Për me tepër ndërkaq, çdo liri e mirëfillët individuale dhe kolektive lindë ose fillon nga idealet e larta individuale dhe kolektive. Respektivishtë, nga bindja dhe besimi i plotë në fitorën.
Nuk ka liri të përgjysmuar ose gjysëmlri. Jo, Por, krejt kjo varet prej nesh si individ dhe kolektivitet se në çfarë (në çka) duhet të besojmë dhe shpresojmë ? , si dhe çka (çfarë) duhet berë për të mirën e gjithëmbarshme të kombit dhe atdheut tonë…?
Në këtë frymë të të gjithë njerëzit ose qytetarët e mundshëm të një populli ( kombi) dhe të një shteti, në instancë të fundit janë miq, partner, klient, participant, aspirant dhe aleat të përbashkët dhe te barabartë në të mirëm e gjithëmbarshme të popullit( kombit), shtetit ose shoqërisë së tyre përkatëse ose respektive. Kjo duke filluar që nga presidenti ose presidentja e vendit, kryeministri ose kryeministrja,kryeparlamentari ose kryeparlamentarja, mistri ose ministrja dhe deri tek qytetarët e rëndomtë.
Të të ashtuquajturit faktorët vendorë dhe ai ndërkombëtarë në Kosovë, duhet angazhuar per një shtet ose shoqëri të pastërt, të ndërgjegjshme dhe të shëndoshë në kuptimin e plotë të fjalës. Për një shtet dhe shoqëri të lirë, të pasur, të drejtë, të ligjshme, sovrane, integrale, parlamentare, demokratike ose pluraliste në të gjitha fushat ose drejtimet e mundshme. Të çliruar nga skamja, neuroza, psikoza, depresioni, dhuna, terrori, repersioni, inkursioni, reperkusioni ose anomalitë dhe patologjitë e tjera individuale ose kolektive, gjjegjësisht, objektive dhe subjektive.
Mbase, për një Kosovë të udhëhequr nga idealet, respekti, vizionet, dashuria, mirëkuptimi, ndërshmeria, toleranca, solidariteti, barazia dhe harmonia e gjithëmbarshme shoqërore ose qytetare. Për njeriun, politikanin ose qytetarin e lirë dhe sovran në kuptimin e plotë të fjalës. Për lirinë, idealet, vizionet, qëllimet, reflektimet, ëndërrat, pritjet, aspiratat, spontanitetin, individualitetin, integritetin, dinjitetin, jetën dhe ekskluzivitetin e tij etj.
Në këtë frymë integriteti moral i personit ose individit së bashku me lirinë e njohur shoqërore ( qytetare) dhe politike në njerën anë, gjegjësisht, integritetin dhe sovranitetin e përgjithshëm shteterore, nacional, kulturorë, shkencorë, intelektual, profesional, social, societal, ekonomik dhe politik në anën tjetër. Paraqesin si të thuash çelësin ose formulën kryesore të shtetëve të zhvilluara qytetare dhe demokratike gjithandej globit.
Pa i harruar këtu edhe edukatën, kulturën, arsimimin, demokracinë , gjegjësisht, pluralizmin e njohur politik, dialogun, konsenzusin, kompromisin, kauzalitetin e njohur shtetërorë, nacional, ushtrak ( luftarak), politik dhe historik së bashku me të të ashtuquajturin “universalitetin global” ose “globalitetin universal” në kontekstin e njohur të të drejtave dhe lirive të njohura njerëzore ose qytetare, politike, kulturore, shtetërore, nacionale dhe historikenë të gjithë botën.
Ndaj, mu për këtë, edhe evolucioni ose zhvillimi i përgjithshëm i edukatës, kulturës dhe vetëdijës së njohur shtetërore, nacionale, politike dhe historike tek njerëzit ose popujt e ndryshëm anëkënd globit, ngritën dhe përparojnë mbi bazat e njohura të “konsenzusit dhe kompromisit” të njohur të August Commtit, “Vetëdijes individuale dhe kolektive” të E. Dyrkhemit, “Aksionëve dhe vetëdijes individuale” të Max Weberit, “Karakterit referent të veprimit ose reagimit” të T. Parsonit, “Karakterit nacional dhe historik” të Meaduovit, “Karakterit Antropohistorik, Antropogjeografik, Antopokulturor dhe Antropogjenetik” të A. Gobinos, R. Chemberleinit dhe kështu me radhë.
Ndaj, do shtuar në vazhdim se me kazualitetin e njohur çlirimtarë ose patriotikë të një populli ose kombit të tërë, nuk ka të drejtë të lozë ose tallet askush.
Sidomos me çëshjet dhe aspektët e njohura esenciale ose substanciale që kanë të bëjnë me cenimin, mohimin, prolongimin, anashkalimin, prejudikimet ose abuzimet e ndryshme infantile dhe patologjike me lirinë, pavarësinë , sovranitetin dhe integritetin e përgjithëshëm shtetëror, nacional, teritorial ose politik të Republikës së Kosovës! Dhe, kjo përmes ngritjeve ose fabrikimëve të ndryshme artificiale dhe johistorike të ” demarkacionëve” të ndryshme kufitare me Malin e Zi, Serbinë dhe Maqedoninë, ” Asociacioneve të pvarura të komnunave serbe” në Veriun e Kosovës ose Mitrovicës dhe kështu me radhë….!!!
Duke t´i rikujtuar në këtë vorbullë “Traktatin e Shën Stefanit” dhe “revizionet” e njohura koloniale dhe imperialiste – kundër shqiptarëve në favor të serbëve dhe popujve të tjerë sllavë në “Kongresin e Berlinit” me 1878 etj. etj….!!!
Apo, mos ndofta prap ajo ” Europe and the People Without History” dhe ” Europe and the New Colonial Ecquality”…?!
Duke menduar në ” Evropën e dikurshme koloniale dhe imperialiste si dhe popujt e ndryshëm artificial ose johistorikë” si dhe në ” Evropën e ekulibreve ose barazpeshave të reja koloniale ose gjysëmkolonialiste”….???!!!
E tërë kjo me “dorën e zgjatur” të SHBA-së ose Perëndimit. Gjegjësisht, në emër të ” stabilitetit” dhe një të të ashtuquajturi “partneriteti global” ose “gjeostrategjik” të SHBA-së dhe Perëndimit me Serbinë, Rusinë, Malin e Zi, Maqedoninë etj.
Se këndejmi, po të ishin aq shumë të interesuar SHBA-së dhe BE-së për paqe dhe stabilitet të gjithëmbarëshëm dhe të qëndrueshën në gadishullin e njohur ilirik ose ballkanikë? Respektivisht, për mirëqeniën, paqen , stabilitetin, pavarësinë, integritetin, sovranitetin dhe prosperitetin e gjithëmbarshëm të popullit ( kombit) dhe shoqërisë së sotme shqiptare ose kosovare : Në Kosovë dhe gjithandej, sot do kishim ngjarje, zhvillime, kushte, rrethana dhe situata shumë me të favorshme ose me të volitshme në të gjitha fushat ose segmentët e mundshme.
Nuk do kishim krim të organizuar, korrupsion, prostitucion, nepotizëm, kontrabandizem, familjarizëm, bajraktarizëm, partikularizëm, kontrabandë etj. Nuk do kishim ministra ose kryeministra të korruptuar, t´kontrabanduar ose nën ” trashe”. ” istikame” ose “rrogoze” të ndryshme komplotiste, konspirativiste, dekonspirativiste etj.Nuk do kishim klanizime, privatizime, uzurpime, fosilizime, instrumentalizime, relativizime dhe monopolizime të gjithëmbarshme dhe të çfarëdollojshme të prones (kapitalit) dhe moralit të njohur shtetërorë ose nacional. Nuk do kishim “xhihadist”, “vehabist” ekstremist ose radikali të ndryshëm fetar atje. Nuk do kishim ” gjykata” ose ” tribunale speciale” në Kosovë ose dikund tjetër. Nuk do kishim kriminalizime, komplote ose shantazhe vendore dhe ndërkombëtare kundër ish pjesëtarëve ose komandantëvë me në Zë të UÇK-së për qëllime ose lajtmotive të ndryshme konspirative, dekonspirative, komplotiste dhe të tjera të cilat u shkojnë gjithmonë për shtati projektëve dhe planimetrive të njohura hegjemone, militare, imperiale, ekspanzioniste, koloniale ose gjysëmkolonialiste të Beogradit, Moskës dhe aleatëve të tyre natyrorë ,historik ose ideologjik- kundër popullit ose kombit shqiptarë. Dhe, jo projektëve ose planimetrive të ndryshme integrale ose paqësore dhe stabilizuese në Kosovë dhe gjithandej.
Në instancë të fundit, nëse në kuader të të ashtuquajturës “Gjykatës speciale- kunder UÇK-së ” mund të paditët ose akuzohët edhe vet Prisidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, apo Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Vesli ose dikush tjetër prej strukturave të larta komanduese ose politike të UÇK-së ….?!
Nuk dihet se çka ose çfarë mund të përfitojnë Kosova dhe shqiptarërët me rastin e paditjes ose gjykimëve të vazhdueshme të figurave ose personalitetëve të saj kryesore ose emblematike?! ….
E fitojnë (fitojmë) të trashtë e surles! Po u tregoj unë! Pa të keq.
Komentet