Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për një çështje penale që ka të paditur Kristaq Trajën, ish gjyqtar shqiptar në Strasburg dhe njëherëzi ekspert pjesëmarrës në draftimin e reformës në drejtësi.
Ka qenë një familje nga Shkodra që ka bërë padi ndaj Kristaq Trajës. Familja Okaj e akuzon Trajën për mashtrim.
Përfaqësuesi i familjes në fjalë ka pretenduar se Kristaq Traja u ka premtuar ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Strasbugrut me lëvrimin e shpërblimit nga Ministria e Financave në Tiranë.
Familja në fjalë ka fituar 820.500 euro pas një padie për pronat ndaj Shqipërisë në Strasburg. Vendimi është dhënë në prill 2014 por ende nuk është ekzekutuar për tju dhënë familjes në fjalë.
Familja nga shkodra e nxitur nga vonesa e ekzekutimit të vendimit ka marrë kontakt me Kristaq Trajën. Ai ka kërkuar të paguhej 8210 euro dhemë pas ka kërkuar edhe 5 % të shumës që do të merrte familja nga shkodra.
Traja mësohet se ka marrë shumën paraprake nga familja Okaj dhe nga 16 prilli 2014 deri tani vendimi nuk është ekzekutuar.
Familja ka kërkuar edhe paratë e dhëna paraprakisht por Traja nuk ka pranuar ti kthejë.
Prokuroria ka nisur hetimet pas kësaj padie ndërsa mësohet se cështja është në verifikim paraprak. Në ditët në vazhdim grupi i hetimit pritet të marrë shpjegime nga Kristaq Traja i cili do të thirret për të dhënë dëshminë e tij’
Komentet