Gjykata e Lartë ka dënuar deputetin demokrat Edi Paloka për shpifje, në procesin që nisi ndaj tij ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.
Në vendimin e dhënë sot, Gjykata e Lartë e ka dënuar kreun e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Paloka me një gjobë prej 50 mijë lekësh.
Kjo padi e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri ndaj Edi Palokës është bërë që në 2015, me akuzën për shpifje, pasi ky i fundit e ka akuzuar si i lidhur me krimin dhe bandat kriminale.
Procesi gjyqësor ishte i gjatë dhe i shtyrë 7 herë, deri në vendimin e sotëm.
Komentet