Biznesmeni i famshëm Behgjet Pacolli kaloi një periudhë mjaft të shkutër në politikën e Kosovës, për gati dy muaj në postin e Presidentit dhe rreth tre vite zëvendëskryeministër.
Por mesa duket biznesmeni i suksesshëm planifikon t’i hyjë politikës në Shqipëri. Pasi tregon një ngjarje të shkurtër që i ndodhi teksa po kthehej nga Shqipëria ku ai u ndal pak çaste pranë një bariu i cili i sugjeroi t’i futej politikës në Shqipëri, Pacolli as nuk ka refuzuar dhe as nuk ka pranuar, por thjeshtë i është përgjigjur “Jemi një”.
“Të dashur miq, Isha në Shqipëri, ku gjatë rrugës duke udhëtuar me makinë u takova me një bari me një tufë të madhe delesh të cilat kishin bllokuar rrugën. Unë pothuajse e ndalova makinën time dhe bariu me pa për një çast dhe m’u drejtua me emër dhe më tha: duhet me u angazhuar në politikë në Shqipëri! Ne të duam shumë! E falenderova shumë, dhe i thashë: Jemi një”.
Komentet