Kosova s’mund të refuzojë kërkesën e SHBA-së, ka thënë Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministër i Jashtëm, Behgjet Pacolli, duke komentuar kërkesat e Washingtonit që të hiqet taksa për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
Në një intervistë për televizionin publik të Kosovës, Pacolli ka thënë se do të bisedojë me kryeministrin Ramush Haradinaj për mundësinë e përgjigjes pozitive ndaj SHBA-së.
Duke folur për diplomacinë kosovare, ministri ka shprehur keqardhje që puna e tij është vështirësuar për shkak të mungesës së unitetit nga zyrtarët shtetërorë, transmeton Koha.net.
Ai ka pranuar se qëndrimet e ndryshme të Presidentit dhe Kryeministrit në lidhje me dialogun me Serbinë krijojnë paqartësi. Sipas fjalëve të tij, në dialogun me Serbinë, Kosova mund të bëjë disa kompromise, të cilat, sipas tij, “do të ndodhin në kuadër të demarkacionit me Serbinë”.
Pacolli shpreson që opozita në Kosovë do t’i bashkohet ekipit dialogues.
O zoti Pacolli, mos u merr me vendimet e Amerikës.
Ju çka po bëni për këtë popull, të shumvuajtur? Cili është kontributi yt për popullin, i cili, siç po duket, në krye me njerëz si ju pa imagjinat inovative-menagjeriale, do të shpërndahet ose do të shuhet?!
Lirojani vendin të rinjëve meritor, mos i ngadalsoni proceset pozitive të këtij populli, i cili nuk e meriton një qeverisje shkatrrimtare, të cilën, shumica, nga ju në qeverisje, po e implenentoni.