Letër e hapur ministrit të Diasporës, zotit Valon Murati
Çështja e kthimit të besimit ndër mërgimtarë mbetet çështje e hapur tani e 16 vite më parë. Edhe pse është folur shkarazi, askush deri më tani nuk e ka pasur kurajon për t’ju qasur në mënyrë serioze dhe deri në fund kësaj teme, sa të ndjeshme po aq edhe të dhimbshme.
Mërgimtarët janë të njëjtit, janë po ata që kanë mbajtë gjallë jetën në Kosovë në përiudhat më të vështira historike, mbajtën gjallë jetën institucionale në vitet e ’90-ta; arsimin, shëndetësinë dhe shumë segmente të shtetit paralel në rrethanat e okupimit klasik,…financuan rezistencën paqësore dhe luftën çlirimtare, duke mos kursyer as më të shtrënjtën-jetën e tyre.
Poashtu edhe popullata në Kosovë, pothuajse ka mbetë në të njëjtat nivele që ishte para lufte, vetëm se tani është më e varfër, më e përbuzur dhe më e përçarë nga liderët partiak.
Ndryshimi është pse tani nuk është çizmja e pushtuesit serb në gjithë territorin e vendit tonë,…dhe se ndryshimi i vërtetë është tek njerëzit që zbrazën xhepat e mërgimtarëve gjatë përiudhës së luftës,…të cilët nga punëtor krahu, veprimtar dhe ministra të varfër të asaj kohe u shëndrruan në multimilioner dhe pushtetar të gjithëfuqishëm në Kosovën e pasluftës.
Nuk është se ka rënë ndjenja e atdhedashurisë dhe humanizmit ndër mërgimtar, përkundrazi ekziston vullneti dhe dëshira akoma më e madhe për të ndihmuar bashkombasit dhe për të investuar në Kosovë.
Por, problemi qëndron tek humbja e besimit nga keqpërdorimi i fondeve të luftës; 3 %-it dhe huasë popullore nga Qeveria e Republikës së Kosovës në ekzil (prej 1000 DM e deri në shuma më të mëdha), si dhe nga fondi tjetër i luftës “Vendlindja thërret”, i cili hiq më pak se i pari, i vjeli mërgimtarët gjatë përiudhës së luftës.
Si pasojë e veprimeve të lartëpermendura, mërgata e jonë, sot e 16 vite më parë ka mbetë e ndarë dhe përqarë në grupacione të ndryshme.
Ndihmat e pakursyera të diasporës qëllim kishin çlirimin e vendit e jo mbushjen e xhepave të shpërdoruesve të fondeve të sipërpermendura,…bartësit e të cilëve mënjëherë pas lufte u shendrruan në milionera e “supermena” të politikës Kosovare!
Në fakt të gjithë që kanë derdhë mjete në ato fonde janë atdhetarë të devotshëm të qështjes kombëtare, por që kan mbetë të dëshpruar dhe më besim të thyer nga keqëperdorimet e shumta të të dyja fondeve.
Zhgënjimi më i madhë ju vjen tani nga paradoksi, kur i shohin së bashku ish bartësit e atyre dy fondeve të dyshimta, matrapazëve të sotëm politik , jo duke akuzuar e sharë njëri-tjetrin si dikur, por duke u përqafuar me njëri-tjetrin dhe duke bashkëqeverisur prap në kurriz të popullit të varfër.
Zbardhja e këtyre fondeve sa më parë, është kusht i vetëm e i domosdoshëm për kthimin e besimit ndër mërgimtar, për mundësinë e riorganizimit të mërgatës në baza të shëndosha, në funksion të ndihmës në shtetndërtimin e Kosovës.
I nderuari ministër i Diasporës, zoti Valon Murati, kërkojmë nga ju të ngritni këtë çështje sa më parë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, për formimin e një komisioni të pavarur hetimor dhe ngritjen e kësaj çështje edhe në prokurorinë e shtetit,…derisa janë në qeverisjen e vendit akterët e fondeve të sipërpërmendura, të bashkërenduar dhe të bashkuar në zhvatjen e pasurive shoqërore ashtu sikurse ishin 16-17 vite më parë në zbrazjen e xhepave të mërgimtarëve.
Zoti ministër, pa marrjen e iniciativës për zbardhjen e fondeve të luftës, çdo iniciativë, çdo platformë dhe çdo strategji tjetër për Diasporën do të mbetët e mangët, e pa vlerë dhe e pasuksesshme, ashtu siq mbetën vetëm të shkruara në letër strategjitë e hartuara nga qeveria e kaluar, dhe të pazbatuara nga pararëndësi i juaj në këtë ministri.
Jo vetëm kjo, janë edhe shumë çështje tjera me rendësi jetike për Diasporën që ju si ministër duhet të merreni me to; të kërkoni ngritjen e efikasitetit ë punës nëpër Ambasadat dhe Konsullatat e Republikës së Kosovës gjithandej vendeve euro-përëndimore, pastaj pajisja e shkollave shqipe në Diasporë me libra shqip dhe material tjetër didaktik.
Jo vetëm kaq zoti ministër, e keni për obligim të ndalni fenomenin e keq të gjobitjës së mërgimtarëve nëpër pikat kufitare, ofiqaritë dhe zyrat e regjistrimit civil në Kosovë,…për hjekjën definitive të “policave” të sigurimeve dhe hjekjën poashtu të gjobës legale qeveritare ndaj mërgimtarëve, të aplikuar pas vitit 2008-të e këndej në emër të procedurave të përshpejtimit të nxjerrjes së dokumentave të udhëtimit (50-100 euro), dhe hjekjën e të gjitha procedurave tjera byrokratike,…pëngesa këto që janë bërë sfida të mundimshme për shumicën e mërgimtarëve gjatë pushimeve verore.
Manifestimet “Ditët e Diasporës”, kundrejt këtyre vështirësive me të cilat përballen mërgimtarët në vendlindje, s’janë gjë tjetër veqse një maskaradë mashtruese nga ana e pushtetarëve.
Ka vite dhe dekada që diaspora është e anashkaluar, mbase edhe e harruar nga pushtetarët. Fasada mashtruese përmes “Ditëve të disaporës”, në asnjë rrëthanë nuk e mbulon plaçkitjën e sistematike të mërgimtarëve nga shteti i tyre.
Kujdesi ndaj dhjetëra apo qindra mërgimtarëve nga ana e Ministrisë së Disaporës, s’është gjë tjetër vetëm një mashtrim i radhës për qindramijëra mërgimtar të tjerë, që për çdo vit vazhdojnë të rrjepën nga pushtetarët komunal dha ata qendror.
Mozaiku i plaçkitjes së mërgimtarëve, në vetën e parë i bënë të pavlera qindra pankarta gjigante në muajt korrik-gusht anë e kënd Kosovës me mbishkrimin “Mirë se vini bashkatdhetarë”, ndërsa në të dytën edhe vet “Ditët e diasporës”.
Nëse nga pushtetarët ka mbetë akoma ndonjë atdhetar, fillimisht duhet të mendoj për gjërat praktike me të cilat përballën mërgimtarët duke filluar nga pikat kufitare, shërbimet cilësore dhe heqjën e të gjitha pëngesave byrokratike për mergimtarët duke filluar nga heqja e “haraqit” për përshpejtimin e nxjerrjës së dokmunenteve, ngase mërgimtarët nuk po e kanë të kjart se kujt t’i “falenderohen” për këto “sihariqe”, qeverisë qendrore apo atyre komunale !
Fundja, pajisja me dokumente personale është e drejtë e garantuar për të gjithë shtetasit kosovar, përfshirë edhe mërgimtarët, ndërsa lëshimi i dokumenteve në kohën e duhur është obligim shtetëror dhe juridik.
Mesazhi i vërtetë i pankartave gjigante “Mirë së vini bashkatdhetarë”, i përkthyer në gjuhën e mërgimtarëve të plaçkitur i bie: “Po vjen cjapi të kasapi”. Kështu jemi bërë ne bashkatdhetarët që vijmë të ç’mallemi më vendlindjën,… dikund më pak e dikund më shumë për ditë rrjepëmi nga qeveria për “shërbimet” qe na i ofron ky gjysëm shtet !
Zoti ministër Murati, është tepër e dhimbëshme kur dëgjon një bashkatdhetar tëndin të dëshpruar më pritjën në Kosovë të thotë: “që sa vite nuk isha në Kosovë, por edhe në mos u kthefsha më kurrë malli s’më merrë për ketë vend”.
Qoftë ky dëshprim edhe i vetëm një bashkatdhetari duhet të jetë shqetësim për pushtetarët, t’i vënë gishtin kokës e të mendojnë pak!
Të jenë të vëmendshëm nga mallkimi i mërgimtarëve, sa ma i madhë të jetë mallkimi i tyre sot, aq më i rëndë do të jetë ndëshkimi nga gjykimi i popullit nesër.
Kush më tepër së bashkatdhetarët ka kontribuar për lirinë e këtij vendi, si në aspektin financiar ashtu edhe më gjakun e derdhur në vijat e frontit për çlirimin e Kosovës. Andaj respekti dhe kujdesi ndaj mërgimtarëve është edhe amanet i gjakut të dëshmorëve.
Krejt në fund, i nderuari ministër i Diasporës, zoti Valon Murati, si përfaqësues i Lëvizjes për Bashkim në Qeverinë e Republikës së Kosovës, përveq simbolikës për bashkim e keni për obligim moral dhe institucional krijimin e frymës unifikuese ndër bashkatdhetar,…e keni rastin dhe mundësinë që këtë ta bëni përmes inicimit të zbardhjes së vërtetës mbi fondet e luftës.
Angazhimi i juaj i mënjëherëshëm në zgjidhjen e problemeve dhe brengave të shumta të mërgimtarëve do të çonte në krijimin e një imazhi pozitiv të mërgatës ndaj institucioneve të shtetit !
Komentet