VOAL

VOAL

Pa Republikën e re, do të vërtitemi si minj në çark! – Nga ARTAN FUGA

February 19, 2019

Komentet

Minatorët e Bulqizës vijojnë bojkotin, kundërshtojnë kërkesën për të punuar të shtunave dhe…

Minatorët e minierës së Bulqizës kanë vijuar bojkotimin e punës edhe këtë të martë.

Ata kundërshtojnë urdhrin e kompanisë për të punuar edhe ditët e shtuna, në kundërshtim me kontratën e punës. Po ashtu, minatorët kërkojnë që të bëhet rritja e rrogës siç ishte planifikuar në fillim të muajit Janar.

Për shkak se nuk i lejojnë të grumbullohen, minatorët e kompanisë Yıdırım Holding kanë zgjedhur si formë proteste bojkotimin e punës. bw

Nën hetim nga SPAK për 4 vepra të rënda penale, si po tenton Belinda Balluku të fusë ‘ushtarin’ e saj, Ceno Klosin në listat e sigurta të PS!

“Ethet elektorale” kanë përfshirë partitë politike, të cilët brenda të mërkurës duhet të paraqesin në KQZ, listat e kandidatëve për deputetë.

 

Në kampin e socialistëve, Edi Rama ka paralajmëruar të sjellë një uragan, duke integruar të rinj në listat e mbyllura dhe duke lënë deputetët me eksperiencë, të garojnë me njëri-tjetrin në listën e hapur. Një nga personat e lakuar në media, si prurje e re në listat e kandidatëve socialistë, është edhe ai i zv/ministrit të Energjisë dhe Infrastrukturës, Ceno Klosi, që rezulton se mund të jetë I dyti në listën e qarkut të fierit.

Kandidatura e Klosit një emër i shumëpërfolur çuditi shumëkënd në radhët e PS dhe në opinion, duke qenë se ai është nën hetim nga prokuroria e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ceno Klosi po hetohet nga SPAK për 4 vepra penale: “Korrupsion”, “Shpërdorim detyre”, “Mashtrim” dhe “Falsifikim dokumentash”.

Ceno Klosi është një prej zyrtarëve besnik të ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, dhe ai ka shërbyer në disa funksione, duke lënë pas dëme të konsiderueshme financiare.

Ai është në hetime të thelluara nga SPAK, pas 2 kallëzimeve nga opozita, për afera të ndryshme korruptive në institucionet që ka drejtuar.

Pikërisht për këto afera të dyshuara, në fund të tetorit të kaluar, Klosi u mor në pyetje nga prokurorët e SPAK-ut.

Edhe një institucion i pavarur kushtetues, si Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka zbuluar abuzime marramendëse nga Klosi, kur ai ishte në krye të Tatimeve, në OSHEE dhe në Agjencinë e Ujësjellës-Kanalizimeve. KLSH-ja ka rekomanduar shkarkimin e Klosit, por ai është marrë në mbrojtje politike nga zv/kryeministrja Belinda Balluku.

Dhe pikërisht, për t’i përforcuar këtë mbrojtje politike, Balluku synon ta marrë me vete Klosin në listat e kandidatëve të PS në qarkun e Fierit.

Askush nuk e di çfarë kontributi politik ka ai në PS dhe pse Balluku synon ta përfshijë me forcë në listën e kandidatëve të 11 majit.

I vetmi kontribut që Ceno Klosi mund t’i ofrojë partisë në pushtet është përfshirja e tij në ndikimin e zgjedhësve shqiptarë për votën e tyre.

Ceno Klosi nuk ka asnjë lidhje organike me Partinë Socialiste dhe ai do të ishte një “faturë e shtrenjtë” për t’u paguar nga socialistët në këtë qark./News24

Lajthit Rama, i tmerruar nga humbja, sulmon LaCivita-n dhe Amerikën

Kryeministri Edi Rama u shfaq u shpërfytyruar në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Fillimisht ai kërcënoi Amerikën, kur tha se mjafton t’i japin mandatin dhe më pas tregon ai se çfarë do bëjë me Amerikën dhe NATO-n.

“Me mandatin më të fortë të shqiptarëve e di unë bashkë me ju se çfarë bëj edhe me Evropën, edhe me Amerikën, edhe me NATO-n. Në momentin kur ne hyjmë në BE, nuk ka më shanse që cilido të jetë në pushtet, të thotë “do shkrij këtë, do shkrij atë”, sepse nuk shkrin dot më asgjë,” tha Rama.

Më pas ai sulmoi edhe këshilltarin e fushatës së opozitës në Shqipëri, Chris LaCivita, bashkautorin e fitores historike të Donald Trump në SHBA.

“Shkrirja e institucioneve të drejtësisë mund të bëhet nga forca që hallet me drejtësinë i kanë më të mëdha se interesi publik, këto i njeh gjithë bota, nuk ka trup mediatik dhe propagandistik, turist me kushedi çfarë page nga Amerika për të bërë një makiazh trumpist të fushatës, që ndryshon këtë thelb. Ky është thelbi i ndarjes si dita me natën mes nesh dhe kënetës,” tha Rama.

Berisha: Sot në ora 12:00 prezantohet Aleanca për Shqipërinë Madhështore

Sot pritet të bëhet prezantimi i koalicionit opozitar për Shqipërinë Madhështore.

Njoftimin e ka bërë vetë kreu i PD, Sali Berisha.

Mirëmëngjesi miq!

Sot, ora 12:00, Partia Demokratike e Shqipërisë prezanton koalicionin:

ALEANCA PËR SHQIPËRINË MADHËSHTORE (PD-ASHM)

Ju ftoj të na ndiqni sipas dëshirës!

E hënë, 10 mars, Hotel Tirana International, Salla Classic

Ish-ministri socialist shpërthen ndaj Ramës: Ke kostum firmato të lyrosur nga babëzia

Ish-ministri i Financave Arben Malaj ka shpërthyer ndaj kryeministrit Edi Rama, teksa e kritikuar për disa vendime dhe qëndrime të tij, të cilat sipas ish-ministrit të Financave kanë krijuar gjendjen aktuale në Partinë Socialiste.

Malaj ka deklaruar mbëmjen e sotme se Rama ka larguar nga radhët e PS figura me peshë dhe integritet, të cilat sipas tij duhej të ruheshin dhe të integroheshin me prurjet e reja.

“Po të shikosh në botë, gjeneratat harmonizohen. Ku i ka PS dhe PD disa figura, disa ikona që amortizojnë zhvillimet e brendshme apo lehtësojnë marrëveshjet e mëdha kombëtare. Domethënë Arta Dade është e re akoma dhe ishte një personalitet i PS. Ermelinda Meksi ishte një ekonomiste e talentuar dhe me integritet. Valentina Leskaj ka një network kombëtar të jashtëzakonshëm. Ato mund të harmonizoheshin dhe PS ka pasur gjithmonë 65-75 deputetë. Kishte vend që me 1/3 e tyre të rigjenerohej dhe kishte vend të krijonte edhe figurat”, tha Malaj.

Si për të ironizuar grupin parlamentar socialist, Malaj shtoi shfrytëzoi shprehjen: “Është si puna e shtëpisë! Shtëpia merr frymën e të zotit të shtëpisë”.

Një varg kritikash, ish-ministri i Financave e pati edhe për luksin e shfrenuar, ku sipas tij lundron qeveria Rama.
“E them me bindje se është më mirë të kesh një xhaketë të vjetër, sesa një kostum firmato të lyrosur nga babëzia dhe pangopësia. Është më mirë të hash bukë thatë se sa të hash një biftek 1 mijë dollarë. Është më mirë të pish lëng molle në Vermosh sesa të pish shishe vere 33 mijë euro. Pra ka elementë kritikë që nuk kanë të bëjnë me individin, ka të bëjë me ata që janë brenda një force politike dhe kanë përgjegjësi ndaj publikut”, deklaroi Malaj në A2 CNN.

VIDEOLAJM/ Gratë dhe vajzat marshim në Tiranë: Nuk është krim pasioni, është Femicid

Një marshim i grave dhe vajzave u zhvillua sot në kryeqytet me rastin e 8 Marsit, ku vihet re edhe pjesëmarrje e burrave.

Në pamjet e siguruara për BalkanWeb nga gazetari Osman Stafa shihet se si fillimisht marshimi ka nisur në zonën e ish-Bllokut për të tu ndalur më pas përpara Kryeministrisë.

Pankartat që mbanin në duar të pranishmit e kishin theksin në krimet e kryera ndaj grave, ku cilësohet se krimet ndaj grave në shumicën e tyre nuk janë krime pasioni siç cilësohen, por raste femicidi.

“Nuk është krim pasioni, është Femicid”, “Mos ma prek lirinë”, “Kjo jetë është e jona, nuk e falim, nuk lejojmë të na ndalin”, thuhen në pankarta.

Berisha: Ne hyjmë në këtë garë me kryemagjistarin e fushatës më të jashtëzakonshme në histori, Chris LaCivita ka ardhur këtu për fitoren e PD

Në takimin me demokratët e Durrësit, kryetari i PD-së Sali Berisha u shpreh se, opozita futet në garën për zgjedhjet me kryemagjistarin e fushatës së Donald Trump.

Sipas Berishës, Chris LaCivita, udhëheqësi i fushatës elektorale të presidentit të Amerikës, ka ardhur këtu për fitoren e PD.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Çfarë synojmë ne këtu?

Ne synojmë të vendosim në piedestal vullnetin, fisnikërinë, dinjitetin e qytetarëve të Durrësit.

Të vendosin ata dhe jo bandat.

Kjo është e gjithë fushta jonë.

Dhe unë i garantoj që çdo njeri, që do të ndërhyjë në procesin elektoral në Durrës, jashtë ligjit, do marrë ndëshkimin më ekzemplar se për çdo krim pas zgjedhjeve të 11 majit.

Qytetarët e Durrësit duhet të votojnë jo sipas vullnetit të Gjushit apo bandave, por duhet të votojnë sipas vullnetit të lirë, qytetarë të lirë, qytetarë mijëravjeçarë në këtë trevë, në këtë vend, dhe jo t’u ndikojë kush.

Jam shumë i sigurt se ne do e përmbushim këtë mision.

Ne së bashku do bëjmë që durrsakët, qytetarë të mrekullueshëm me një trashëgimi të shkëlqyer qytetare, njerëzore, me datën 11 maj do të qëndrojnë në krye të fitores së PD dhe opozitës shqiptare.

Hyjmë në këtë garë me një mbështetje të fuqishme të diasporës.

Hyjmë në këtë garë me një program real për Shqipërinë Madhështore.

Hyjmë në këtë garë me kryemagjistarin e fushatës më të jashtëzakonshme në historinë e njerëzimit, e rikthimit më të jashtëzakonshëm me votë në historinë e njerëzimit, fushatës së presidentit Donald Trump, me zotin Chris LaCivita, i cili ka ardhur këtu te ne për fitoren e PD dhe opozitës shqiptare.

Është domethënës prania e tij, ua them këtu haptas, sepse edhe në SHBA dhe kudo, në qoftë se ka sot një armik monstër, ai quhet Xhorxh Soros dhe siç e tha vetë zoti Chris LaCivita, Edi Rama është kukulla e Xhorxh Sorosit.

Në botë, kukulla numër 1 e Sorosit është Edi Rama.

Ndaj edhe ky është një faktor jashtëzakonsiht i rëndësishëm për fitoren e opozitës shqiptare.

Ai dëshmoi së bashku me zonjën Suzanë Vilis, se përballë malit më gjigant të propagandës, të medias, të makinerisë shtetërore, por e vërteta është, pothuajse të mbarë botës kundër, dinë të fitojnë dhe fituan.

Kështu që duhet ta falënderoj me shumë mirënjohje që ai pranoi ftesën tonë dhe ne ecim, do bëjmë gjithçka për fitoren.

Koalicioni që ne ndërtuam është sigurisht një arritje e madhe, prandaj ai e ka humbur. Ka dy ditë që nuk i shqitet, se unë ia njoh psikologjinë atij, gjërat që i dhembin shumë ai i mban në gojë vazhdimisht.

Po ky koalicion ka një të tretën e votave të qytetarëve shqiptarë.

Cilido është i ftuar nga ju të marrë librat e zgjedhjeve dhe të shohë se partitë e vogla, kur merren së bashku, ato arrijnë shifra një e treta e zgjedhësve shqiptarë.

Ne nuk mund të pranonim kurrë që këta t’i linim.

Se ky, për t’i dënuar këta me dënim kapital politik, e ndryshoi ligjin, dhe e bëri se në rast se bëjnë koalicion, të gjitha votat shkojnë te partia me të cilën bëjnë koalicion, PD në rastin konkret, përndryshe nuk janë të destinuara për të marrë asnjë deputet.

Unë u them ju se marrëveshja është e shkëlqyer dhe kjo marrëveshje është edhe kjo një moment tjetër jashtëzakonisht i rëndësishëm i marshimit tonë drejt fitores më 11 maj 2025.

2025-a, viti i diasporës.

2025-aq, viti i fitores.

Chris LaCivita: Zgjedhjet në Shqipëri mund të krijojnë një pikëmbështetje Pro-Amerikane në Europë

Një nga strategët e fushatës së rikthimit të Donald Trump si President i 47-të i ShBA-së, Chris LaCivitas, tashmë drejtues i fushatës së Partisë Demokratike, ka reaguar në lidhje me shkrimin e medias konservatore në Amerikë, ‘The Federalist’, e cila paralajmëronte fitoren e lideri të opozitës në Shqipëri, Sali Berisha, në zgjedhjet e 11 majit.

Zgjedhjet në Shqipëri mund të krijojnë një pikëmbështetje Pro-Amerikane në Europë’, shkruan në X LaCivita.

Kujtojmë se Chris LaCivita e sulmoi ashpër Edi Ramën gjatë prezantimit të tij si drejtues i fushatës së PD-së në zgjedhjet e 11 majit, duke e quajtur kryeministrin si kukull të Soros. sn

Rruga e hebrejve në Vlorë merr emrin e personalitetit të shquar hebre Dr.Anna Kohen Nga Elida Buçpapaj

Në Vlorë është e njohur Rruga e Hebrejve, të cilët me familjet kishin zgjedhur Vlorën për të banuar e jetuar aty. Këtu i gjeti edhe Holokausti. Edhe periudha komuniste, ndërsa tani shumica jetojnë në SHBA dhe Izrael.

Rruga e Hebrejve tash e mbas do të mbajë emrin e “Dr. Anna Kohen Jewish Street”.

Me këtë rast, zonja Ana Kohen, një personalitet i shquar hebre që një pjesë të jetës e ka jetuar në Shqipërinë komuniste dhe që së fundmi ka botuar librin me kujtime “Lulja e Vlorës” ku tregon për periudhën e Holokasutit dhe periudhën e diktaturës që ajo dhe familja e saj kaluan në Shqipëri, nxjerr në pah vlerat kombëtare si identitet kulturor i popullit shqiptar, sikur janë besa, miku dhe fjala e dhënë. Dr.Anna Kohen shprehu lumturinë që kjo rrugë në Vlorë e mban edhe emrin e saj:

“Kjo është rruga ku u rrita , ku u shkollova dhe, pasi ika, lashë zemrën time aty. Sot, jam aty prapë tek kjo rrugë që do të ketë vizitorë israelitë.

Jam shumë krenare për këtë.”

Emri i rrugës është vendosur në një pllakë mermeri, që i thërret kujtesës dhe do të mbrohet si monument kulture nga shteti.

Edhe botuesi i Lulja e Vlorës, Amsterdam Publishers, që tani është përkthyer në shqip dhe greqisht, shprehu kënaqësinë e tij për këtë vlerësim aq të meritur që iu bë Dr. Anna Kohen. Ja si shprehet botuesi më poshtë:

“Duke nderuar Dr. Anna Kohen & Trashëgiminë e Komunitetit Hebre në Shqipëri 🌸 Ndërsa i afrohemi Ditës Ndërkombëtare të Gruas më 8 Mars, dua të gjej një moment për të vlerësuar Dr. Anna Kohen, një zonjë frymëzuese hebreje, historia e së cilës vazhdon të rezonojë në mbarë botën. Në vitin 2022 pata privilegjin të botoj Lulja e Vlorës. E rritur hebreje në Shqipërinë komuniste, kujtimet e fuqishme të Dr. Kohen për mbijetesën e familjes së saj gjatë Holokaustit dhe rolin e jashtëzakonshëm që Shqipëria luajti në mbrojtjen e komunitetit të saj hebre. Unë dhe Anna udhëtuam drejt Shqipërisë për të festuar përkthimin shqip të librit të saj dhe në verën e vitit 2024  përkthimi doli edhe në greqisht. A e dinit? Shqipëria ishte i vetmi komb i pushtuar nga nazistët në Evropë ku kishte më shumë hebrenj pas Luftës së Dytë Botërore se më parë. Pothuajse çdo hebre shqiptar mbijetoi, falë guximit dhe mbrojtjes së palëkundur të ofruar nga familjet shqiptare. 🌍 Një Homazh Personal për Vlorën, vendlindjen e Anës, ku një pllakë historike është vendosur tani në rrugën hebreje ku dikur jetonin shumë familje hebreje – përfshirë edhe familjen e Anës. Pas publikimit të “Lulja e Vlorës”, diaspora shqiptare dëshiroi ta nderonte më tej Anën duke i vendosur emrin e saj në pllakë. Dr. Kohen është thellësisht e e mocionuar nga nocioni Besa – një përkushtim për të ndihmuar të tjerët. Kujtimet e saj janë dhe do të jenë frymëzuese që të njohin dhe organizojnë jetën e tyre duke pasur parasysh të tjerët. ✨ Tani, rruga mban emrin e saj me krenari: “Rruga hebreje Dr. Anna Kohen”. Anna u rrit pikërisht në këtë vend, duke ndjekur shkollën e mesme dhe universitetin përpara se të largohej nga Shqipëria në vitin 1966. Por siç shprehet bukur ajo: “Kur u largova nga Shqipëria, e lashë zemrën në atë rrugë”. 💙 Një histori elasticiteti, kujtimi dhe nderi. 📖 Nëse nuk e keni lexuar ende Lulen e Vlorës, ju rekomandoj fort si një testament për mbijetesën, njerëzimin dhe historinë e pabesueshme të komunitetit hebre në Shqipëri.” përfundon botuesi i librit Lulja e Vlorës të Anna Kohen.

Me këtë rast edhe botuesit e Voal.ch i shprehin urimet më të mira Dr.Anna Kohen për këtë vlerësim aq të merituar.

Berisha: Me datën 15 mars protestë e përgjithshme kombëtare kundër mbylljes së TikTokut, do kërkojmë anulimin e vendimit

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka njoftuar një protestë masive për të kundërshtuar vendimin e qeverisë për mbylljen e Tik – Tok

Berisha: Sot në kulmin e fushatës elektorale, narkopadrinoja i Shqipërisë, Toto Rino apo El Çapo, njoftoi vendimin e narkoqeverisë së tij për ndalimin e TikTokut për 12 muaj.

Me këtë akt censure të mbi 1 milion përdoruesve të TikTokut në Shqipëri, Edi Rama rreshton Shqipërinë me Afganistanin dhe Iranin.

Ky akt censure është një akt i mirëfilltë fanatizmi, intolerance, frike dhe tmerri nga mendimi i lirë dhe shprehja e tij.

TikTok është një platformë komunikimi, e cila ka pushtuar sot, ka pëlqimin masivisht të të rinjve në Shqipëri dhe në botë.

Të pretendosh se po ecën drejt Europës dhe të rreshtosh Shqipërinë me Iranin, Afganistanin, Somalinë, bën një akt monstruoz kundër fjalës së lirë, një censurë dhe dëshmon se udhëtimi evropian i Shqipërisë është një hipokrizi për ty.

Rikujtoj këtu se zëvendëspresidenti i SHBA, JD Vance, në fjalën e tij në Mynih, konsideroi mbylljen e medieve sociale si një antivlerë shumë të rrezikshme për shoqëritë e lira, fjalën e lirë dhe mendimin e lirë.

T’u heqësh shqiptarëve të drejtën e përdorimit të TikTokut dëshmon se çfarë arbitrariteti.

Ripërsërit ekzakt atë që bënte Enver Hoxha, Spiro Koleka, Kristaq Rama gjatë diktaturës, të cilët valëve të radios dhe televizioneve perëndimore u vinin zhurmues në të katër anët e vendit.

Me këtë rast ftoj të gjithë gjimnazistët, të gjithë të rinjtë, të gjithë qytetarët të nisim betejën për çlirimin e TikTokut dhe përmbysjen e narkodiktatorit.

Me datën 15 mars protestë e përgjithshme kombëtare në sheshin ‘Skënderbej’ para kryeministrisë.

Një protestë në të cilën kërkohet anulimi i menjëhershëm i vendimit për censurën dhe bllokimin e TikTokut. sn

Berisha: Shqipëria Madhështore do jetë Shqipëria e projekteve të mëdha! Ne e kemi provuar veten se jemi të aftë t’i realizojmë ato

“Shqipëria Madhështore do jetë Shqipëria e projekteve të mëdha”, kështu deklaroi kreu demokrat gjatë një deklarate për mediat nga selia blu.

Berisha: Shqipëria Madhështore mund të mos jetë Shqipëria e projekteve të mëdha.

Unë e di se edhe ndaj këtij premtimi ka skeptikë. Por skeptikëve u rikujtoj se Shqipëria e viteve 2005-2008 u bë Shqipëria e projekteve më të mëdha në fushën e energjisë në Europë. A nuk ishte TAP projekti më i rëndësishëm dhe strategjik për energjinë në Europë? A nuk ishte Kaskada e Devollit projekti i hidrocentralit më të madh që po ndërtohej në kohën e vet? A nuk u firmosën 434 kontrata për hidrocentrale? A nuk kishte pra në këtë projekt madhështi, aq sa ftoj mediat të rrëmojnë në arkivat e tyre dhe të gjejnë se si opozita e asaj kohë dhe të tjerët talleshin, kur ne shpallnim Shqipëria superfuqi energjetike rajonale.

Ku jemi sot? Ato projekte, ajo moto bëri që sot ato hidrocentrale të ndërtuara, të firmosura në atë periudhë, të përbëjnë bazën e rritjes së prodhimit të energjisë me 70 përqind.

Shqipëria Madhështore nënkupton pra projekte të mëdha si shndërrimin e vendit në epiqendër të teknologjive më të larta, më të avancuara. Dataqendrave, internetit 3, blockchain, bitcoin, kriptomonedha, inteligjencë artificiale.

Prapë, kërkoj nga mediat të rrëmojnë në të shkuarën e afërt të kësaj force politike që premton këto. Në vitin 2005, penetrimi i internetit në Shqipëri ishte 4.8 përqind. Në fund të vitit 2005 deklarova se do sjellim Shqipërinë në moshën dixhitale.

Reagimi ishte përqeshje dhe nënqeshje, jo vetëm nga kundërshtarët, por edhe nga mediat.

E vërteta është se në vitin 2013, Shqipëria arriti një penetrim interneti prej 63 përqind. Shqipëria u bë një nga vendet me aksesin më të lehtë në internet në botë. 1250 qendra u hapën në të gjithië vendin ku qytetarët mund të përdornin internetin falas.

Pra, nuk u ndala në asgjë tjetër në këtë të shkuar, për të treguar se disa herë më madhështore do jetë Shqipëria e viteve që vijnë se ajo që unë citova.

Se Shqipëria dhe shqiptarët janë të aftë të realizojnë projektet më madhështore dhe këtë e kanë faktuar.

Kush e mendonte se vendi më i izoluar i planetit dhe më i pasigurt do bëhet anëtar i NATO-s? Ajo u bë realitet.

A nuk ishte madhështi kalimi i shqiptarëve nga grupi i vendeve me të ardhura të ulëta te grupi i vendeve me të ardhura të mesme të larta, që u quajt një kërcim kuantik?

Pra, këto janë të gjitha shtyllat e programit, me të cilat ne do paraqitemi çdo ditë, çdo orë para qytetarëve. sn

“Regjistrimi i diasporës tejkaloi pritshmëritë”- VOA: Asnjë shans për 42 mijë kërkesa të refuzuara!

VOA

Të paktën mbi 232 mijë shqiptarë që banojnë jshtë vendit do të kenë mundësi për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit të këtij viti. Ndonëse afati i kërkesave për rregjistrim u mbyll mesnatën e mbrëmshme, ky numër pritet të rritet më tej, pasi deri paraditen e së mërkurës ishin ende mbi 19 mijë kërkesa në fazë shqyrtimi. Vetëm gjatë ditës së djeshme, pati mbi 13 mijë e 200 aplikantë të rinj.

Asnjë shans për të rishikuar mbi 42 mijë kërkesa të refuzuara, për shkak të gabimeve në fazën e rregjistrimit apo dokumentacionit jo të plotë. Një propozim për shtyrje të afatit të rregjistrimit u rrëzua dje pasdite në Komisionin Rregullator, ndërsa ideja e hedhur nga kryekomisioneri Ilirjan Celibashi për të parë mundësinë e lënies së hapësirës për të trajtuar refuzimet, nuk gjeti mbështetje. E shtruar si çështje dhe në mbledhjen e Komisionit Rregullator nga një prej anëtarëve, ideja nuk u hodh për votim.

Rregjistrimet e zgjedhësve nga jashtë vendit, tejkaluan pritshmëritë fillestare si të Komisionit Qendror të zgjedhjeve ashtu dhe të vetë partive politike. Këto të fundit duket se kontribuan ndjeshëm në proces, duke u angazhur në takime të shumta me komunitetin e diasporës në shtete të ndryshme, veçanërisht në Itali dhe Greqi ku jetojnë pjesa më e madhe e emigrantëve. Këtë e dëshmojnë dhe vetë shifrat e rregjistrimeve për të marrë pjesë në zgjedhje, ku 60 përqind janë pikërisht nga këto dy vende me 149 mijë kërkesa të miratuara nga të cilat 86.5 mijë janë nga Italia dhe 62.5 mijë nga Greqia. Në vend të tretë me mbi 24 mijë kërkesa janë emigrantët nga Gjermania, të pasuar nga mbi 20 mijë nga Shtetet e Bashkuara. Në total, kërkesat për pjesmarrje në zgjedhje kanë qenë nga mbi 100 shtete.

Sipas parashikimeve ligjore, vota e migrantëve do të llogaritet në qarkun ku ata kanë residencën në Shqipëri. Gati 49.5 mijë votues të rregjistruar i përkasin Tiranës, e pasuar nga Fieri me mbi 30 mijë votuesë nga jashtë dhe Durrësi e Elbasani me mbi 23.5 mijë të tillë. Brenda datës 9 mars, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të publikojë listën paraprake të këtyre zgjedhësve. Emrat e tyre do të hiqen më pas nga lista e votuesve në Shqipëri.

Të rregjistruarit kanë fituar të drejtën për të marrë pjesë në zgjedhje, por jo detyrimisht ta ushtrojnë këtë të drejtë, ndonëse në çdo rast, atyre do t’u shkojë në banesë fleta e votimit. Një proces që do të nisë që nga momenti i miratimit të të saj. Më 12 mars, për partitë dhe koalicionet pjesmarrësve, është afati i fundit i dorëzimit të listave të kandidatëve që do të përfshihen në garë.

Megjithatë, shifrat e deritanishme të të rregjistruarve, dëshmojnë se vota e migrantëve mund të ketë një ndikim jo të pakët, veçanërisht në qarqet, ku mandati i fundit mes palëve, është ndarë në të kaluarën, me një diferencë të ngushtë votash. Një fenomen i parë kryesisht në disa qarqe të vogla, por dhe në ato me shumë deputetë, si në rastin e Fierit.


Send this to a friend