Në Ditën e 556-vjetorit të shkuarjes së tij në amshim (17 Janar i vitit 1468) – Fjalët përkujtimore me këtë rast nga udhëheqësit aktualë të Shqiptarëve – Ja sa rreshta i dedikuan Osmani, Begaj, Rama dhe Kurti, Heroit Kombëtar të Shqiptarëve në këtë përvjetor. Pa koment!
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Z. Bajram Begaj:
“Gjithmonë krenarë e të përunjur para veprës së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, ideator i bashkimit kombëtar, udhëheqës i Aleancës Evropiane, mbrojtës i qytetërimit perëndimor.”
———————————————————————————-
Nga Presidenca e Republikës së Kosovës –Dr. Vjosa Osmani
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar përvjetorin e Heroit të shqiptarëve, strategut luftarak e projektuesit të parë të shtetit europian të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti.
Përkujtimi i plotë: “Sot kujtojmë përvjetorin e vdekjes së heroit të shqiptarëve, strategut luftarak e projektuesit të parë të shtetit europian të shqiptarëve, Gjergj Kastriotit, njeriut që orientimin perëndimor të shqiptarëve e kultivoi në vendosmërinë për ta ruajtur e mbrojtur atdheun e vet e për të krijuar aleanca të fuqishme me perëndimin. I përjetësuar në qindra vepra arti, ai e njohu për të gjallë madhështinë e të bëmave të veta, jehona e së cilave u rrit me kalimin e kohës, duke u shndërruar në busullë orientuese për ne.
Lavdi, Gjergj Kastrioti!”, mbyll komentin e saj bashkangjitur me foton më posht, Presdentja e Republikës së Kosovos, Zonja Vjosa Osmani:
Lavdi, Gjergj Kastrioti!” Me këtë thirrje përfundon mesazhin e saj Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në përkujtim të përvjetorit.
—————————————————
“Kryezoti i Arbnisë” – e cilësoi Gjergj Kastriotin -Skenderbe, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Z. Albin Kurti, shoqëruar me fotot sim ë posht:
Nga Fejsbuk e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Z. Albin Kurti:
“Më 17 janar të vitit 1468, e lëshoi frymën e fundit për së gjalli, fisniku arbnor Gjergj Kastrioti i mbiquajtur Skënderbeu! Këmbanat në Lezhë ranë për të dhënë lajmin për vdekjen e tij, kurse shumë letra nga shumë anë u shkruajtën dhe u dërguan drejt Venedikut, Romës, Sienës, Napolit, Aragonës, Dubrovnikut e Stambollit, me njoftimin që Skënderbeu kishte vdekur. Sot bëhen 556 vite nga dita kur vdiq Skënderbeu. Ai ishte 63 vjeçar, por përtej viteve të jetës së tij, ndër shekuj, figura e Skënderbeut vazhdoi të bënte histori, që nga koha kur heroizmat e tij e frymëzuan mbrojtjen e Evropës dhe deri në shekullin e XIX kur u rimorr nga rilindasit për ta qendërzuar rreth tij ngritjen e kombit shqiptar.
Që nga koha kur Marin Barleti e shkroi biografinë për jetën dhe të bëmat e Skënderbeut dyzet vite pas vdekjes së tij, shumë historianë, studiues e autorë kanë shkruar deri sot një mori veprash nga pikëpamje dhe për aspekte të ndryshme për Skënderbeun. Në literaturën aq të gjerë të studimeve për Skënderbeun dhe epokën e tij, në njëqind vitet e fundit, veprat dhe studimet kyçe janë ato të Fan Nolit, Athanas Gegajt, Zef Valentinit, Aleks Budës, Kristo Frashërit, Kasem Biçokut, Oliver Jens Schmittit, Lucia Nadinit, Aurel Plasarit, Pëllumb Xhufit etj. Të botuar dhe të ribotuar në shumë edicione, këta libra dhe këto studime janë tekstet ideale që duhen lexuar për ta njohur historinë e personalitetit dhe të figurës së Skënderbeut.
Lavdi ndër mote veprës heroike të Kryezotit të Arbnisë, Gjergj Kastriotit Skënderbeut!”
————————————————–
Ky është mesazhi i Kryeministrit të Shqipërisë, Z. Edi Rama, me këtë rast, botuar në fejsbukun e tij me foton shoqëruese, si më posht:
“17 janar, dita e përjetshme e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeut ”
Për mua, sot në këtë përvjetor dhe në çdo kohë e mot – Gjergj Kastrioti -Skenderbe: “I Përgjithëmonshmi i Kombit Shqiptar”!