Aktivitet i rëndësishëm i mgracionit shqiptar në Treviso…
Në fundëjaven e parë të muajit qershor(07.06.2015) u organizua një aktivitet i rëndësishëm me migracionin shqiptar në Treviso të Italisë. Nikoqire e këtijë aktiviteti ishte Shoqata ILIRIA e Trevisos në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës së Republikës Kosovës dhe Shkolla Shqipe e Mësimit Plotësues në Treviso. I gjithë ky aktivitet u mbajtë në godinen ku zhvillon mësimin Shkolla shqipe e MP, në Paderno di Ponzano Veneto, lokalitet i Trevisos(Itali). Në orët e paraditës aktivitetin e filloi Rrjetizimi i Juristëve me inicimin e Ministrisë së Diasporës ku prezent ishin zyrtarët e ngarkuar z. Mentor Borovci dhe Lorik Pustina, të cilët në orët e pasditës së vonë krijuan Rrjetin e studentëve dhe të rinjëve shqiptar.
Shkolla Shqipe e Trevisos e përfundoi vitin shkollor 2014/2015
Me moton PA FËMIJË NUK KA HJESHI! U zhvillua aktiviteti më i rëndësishëm i kësaj dite. Ideator i këtijë evnimenti ishin mësuesit e shkollës shqipe: Malsore Shaqiri dhe Beqir Cikaqi. Ndërsa akter kryesor ishin fëmijët nxënës/vijues të shkollës shqipe të MP,me rastin e përfundimit të vitit shkollor 2014/2015 të cilët interpretuan që në fillim himnin kombëtar shqiptar, dhe mandej para të pranishmëve i paraqiten njeri pas tetrit poezit e tyre të pregaditura për këtë ditë të rëndësishme. Ata recituan poezi për atdheun, gjuhën, dëshmorët, vendlindjen, shkollën,… mandej edhe për kafshët e bimët. Per relaksin e të pranishmëve u kujdesën herë pas here grupi i valleve të shoqatës ILIRIA me interpretime të bukura.
Të pranishëm, përveq mesuesve, nxënësve, prindërve, drejtues të shoqatës, bashkëatdhetar, musafir të veqant ishin: z. Nuhi Gashi – përgjegjës i mësimit plotësues për diasporë nga Ministria e Arsimit të Qeverisë së Republikës Kosovës, NËNLOKJA – Vitore Stefa Leka, një aktiviste e palodhur e çështjes kombëtare, antare nderi e 35 shoqatave anemban botës, Mentor Borovci e Lorik Pustina nga Ministria e Diasporës Kosovës, kryetarët e disa shoqatave jo vetëm në Treviso e Veneto, si: Heset Ahmeti(“Iliria”-Kopër), Avdi Beqiri (“Bashkimi Kombëta”-Bassano), Hedie Xhyheri(“Lidhja Prizrenit”-San Zenone), Riza Hykolli(“Nëna Terezë”-Portugruaro), Selim Musaj e Agim Mulosmani(nga UNIKOMBI-Treviso), gazetari dhe publicisti Florim Zeqa, Ragip Thaqi – mësues i shkollës shqipe të Bassanos, delegazioni i studenteve të Universitetit të Padovës Gëzim Cikaqi e Edona Thaqi, nga Univerziteti i Triestes: Iliriana Dobërdelani e Besmir Hoxha, e musafirë të tjerë.
I gjithë ky program u moderua për mrekulli nga mësuesja Malsore Shaqiri, e cila edhe prezentoi shkurt aktivitetin e shkollës për këtë vit shkollor që po përfundon, ku ndër të tjera u shprehë:
“Para se të vazhdojmë me këtë program modest, më lejoni shkurtimisht te iu njoftojë rreth mbarevajtjes të procesit mësimor, pasi jemi nnë fund të vitit shkollor. Shkolla shqipe e Mësimit plotësues në Treviso, pas rihapjes, po e përfundom vitin shkollor 2014 /2015. Dua të iu rikujtojë edhe njëherë se mësimin e kemi filluar me vonesë për shkaqe tashmë të njohura.Por edhe pse periudhë e shkurtër kohore, megjithate jemi mobilizuar që të arrijmë maksimumin, gjatë këtyre muajve. Si fillim kemi një numër të konsideruar të përfshirjes së nxënësve në këtë aktivitet mësimor, por shpresojmë që vitin e ardhshëm shkollor të përfshihet një numër ma të madh të nxënësve. Sa i përket plan programit mësimor, duke parë edhe vështirësit e nxënësve në shkrim e lexim në gjuhen shqipe, jemi fokususar pra të shumten e kohës në të mësuarit e shkrim-leximit shqip, kurse më pak orë ju kemi kushtuar lëndëve tjera, të cilat në vitin e ardhshëm shkollor do të kenë hapsirën tyre të nevojshme. Duke ditur angazhimet obliguese të nxënësve që i kan në shkollat e rregullta italiane. Është për tu çmuar vullneti i këtyre nxënësve për mësimin shtesë në gjuhen amtare, por edhe prindërve që i sjellin fëmijët e tyr çdo të shtune mbas dite edhe përkundër detyrimëve të tyre familjare. Disa nga këta nxënës, para se ti njeknin mësimet ne shkollen shqipep në vazhdimësi kan qenë pjesëmarrës në aktivitetete programe te ndryshme në festat tona kombëtare të organizuar nga shoqata ILIRIA. Prandaj edhe sot me rastin e përfundimit të vitit shkollor kanë shprehur dësiren e tyre të iu prezentojnë një program modestë në bashkëpunim me grupin e valleve të shoqatës ILIRIA…”. Mandej gjithësecilin nxënës e prezentoi veqenarisht dhe me poezit që kan pregaditë, por e veqant ishin dy recitale: ATDHEU dhe KUSHTETUTA E FËMIJËVE…
Përgjegjësi i kësaj shkolle, që njëkohësisht e kryen edhe detyren e mësuesit,autori i këtijë shkrimi, në përfundim të programit, u shprehë: “ Jam i emocionuar, sepse gjendem në mes dy rreshtave! Rreshtit të nxënësve, mbrapa shpine (të cilëve për here të pare iu kthejë shpinen për arsye të rradhitjes këtu) dhe Rreshtit përballë nga aktivist të migracionit, drejtues shoqatash, përfaqsues nga Qeveria e Republikës Kosovës, etj. Ndihem i emocionuar sepse për herë të par janë së bashku një numër kaq i përbashkuar i aktivistëve të migracionit, duke mos dashur të iu anashkalojë edhe juve të tjerëve të nderuar e shumë të respektuar të pranishëm, po edhe shumë të tjerë që nuk kan patur mundësi të jenë prezent këtu e që përmes telefonatave e mesazheve të ndryshme na kan uruar e përshëndetur… Shkurt, besojë se do të pajtoheni edhe ju me mendimin tim se fëmijët jan ardhmeria dhe prespektiva e jonë, e familjes, e kombit dhe gjithë botës, dhe se PA FËMIJË NUK KA HIJESHI!… Duke shfrytëzuar rastin e pranisë Tuaj të nderuar të pranishëm, dëshirojë në veqanti ta falenderojë publikisht një zonjë, shumë të nderuar e të respektuar, që është në mesin tonë, e kjo është e madhja NËNLOKJA – Vitore Stefa Leka, e ftuara e trefisht(nga Ministria e Diasporës, shoqata ILIRIA dhe Shkolla Shqipe e Trevisos), të cilës në shenjë nderim dhe repekti do të ia dorëzojë poezin kushtuar asaj, familjes së saje, Lagjes Mangalem dhe Beratit-vendlindje së sajë. Poezia mban titullin: “Emocion ndjenjash…”, që kam shkruar në gushtë 2015, ku para se me ia dorëzuar do ta lexojë…”
Pasi pranoi poezin e pregaditur e edhe me një foto të lagjes qu ka lindur, zonja Vitore Stefa Leka e emocionuar u shprehë: “ Kam pranuar shumë mirënjohje, lavdata e dhurata të ndryshme, por një të këtijë lloji dhe të kësajë forme për herë të parë në këtë moshë time, andaj e kam vështirë të gjejë fjalë e shprehje falenderimi, megjithat autorin e kesaj poezie, që ma bëri surpizë këtu e njihni të gjithë, e njohë edhe unë si një mesues, si një aktivist, si një krijues, si një organizator… që ka traditë familjare atdhetare, andaj shprehem me plotë gojën se është tepër i veqant dhe merituar…” u shprehë ndër të tjera Nënëlokja, në fund me lotë në sy nga mocionet e veqanta…
Për ndarjen e CERTIFIKATAVE, mësuesit e ftuan ti ndajnë së bashku me z. Nuhi Gashi, përgjegjes për shkollen shqipe të mësimit plotësues në diasporë, i cili enkas kishte ardhur nga Prishtina. Zoti Gashi i përshendeti të pranishmit , në emrin e vet, në emrin e kolegeve prezent nga Qeveria e Kosovës, dhe në emër të Ministrisë së Arsimit. I falenderoi mësuesit për sakrificën, i falenderoi edhe prinderit që i sjellin fëmijët e tyre, duke shpresuar që ky numër do të rritet, dhe nxënësve iu urojë përfundimin e vitit shkollor dhe suksese edhe në shkollat vendore…
Në përmbylljen e këtijë programi, mësuesja në cilësin e moderatores u shprehë: Të nderuar prindër, musafirë, e zyrtar nga Ministria e Arsimit dhe Ministria e Diasporës, ju faleminderit për përkrahjem durimin dhe mirkuptimn e treguar gjatë gjithë vitit, si dhe gjat këtyre çasteve të kaluara bashkë. Ne jemi në fillim dhe me pak eksperiencë, shpresojmë të fitojmë shumë nga përvoja dhe përkrahja e juaj. E përfundojm duke uruar MIRË U PAFSHUM NË PROGRAMET TJERA!
U bënë edhe fotografi të përbashkëta me nxënës, drejtues institucionesh e drejtues shoqatash, prindër e gjithë të pranishëm.
Pas përfundimit të programit të Shkollës Shqipe, vazhdoi aktiviteti me të Rinjët dhe studentët shqiptar të inicuar nga Ministria e Diasporës. Kështu përfundoi një ditë me aktivitet të ngjeshura me migracionin shqiptar në Treviso të Italisë.
10 qershor 2015, Treviso
Komentet