Voal – Këshilltari edhe veprimtari i njohur i komunitetit shqiptar të Zvicrës, Osman Osmani po kërkon edhe një mandat në Parlamentin kantonal të Schaffhausen-it, duke kandiduar në zgjedhjet e 25 shtatorit.
Tashmë kandidatuara e tij është bërë publike dhe figuron në listën 2 të Partisë Socialdemokrate të Zvicrës në Shaffausen.
Deputeti i parë kantonal shqiptar i zgjedhur në Zvicër, Osman Osmani, kishte zëvendësuar në përbërjen e kaluar deputetin e tërhequr kantonal të Partisë Socialdemokrate të Schaffhausenit, pedagogun Daniel Fischer.
Osmani ishte edhe ansamblesit në qytetin e Schaffhausen-it në periudhën 2013-2016, por ishte tërhequr për të kandiduar për deputet në zgjedhjet e kaluara për Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Në zgjedhjet për Asamblenë Komunale të këtij qyteti, Osman Osmani ka qenë i vetmi shqiptar që ka kandiduar dhe ka fituar zgjedhjet.
Ai me Lëvizjen Vetëvendosje nuk kishte arritur të marrë votat e nevojshme për t’u zgjedhur deputet në Parlamentin e Kosovës.
Osman Osmani ka qenë shqiptari i parë në Zvicër që ka fituar disa vite më parë një vend deputeti në një parlament kantonal, gjegjësisht në vitin 2006, në Parlamentin e Kantonit Schaffhausen. Ai është edhe nëkryetar i strukturës së migrantëve në SP-së.
Osmani është sekretar nacional për migracion në sindikatën „Unia“. Në “UNIA” është përgjegjës edhe për Evropën Juglindore.

Komentet