U ndane pensionet plus per artistet qe kane kontribuar ne jeten shqiptare me artin e tyre. Sigurisht ne baze te disa listave dhe qe gjithmone hartuar ne baze subjektiviteti partiak e pushtetar. Qe te jesh i listuar ne te tilla lista “vleresimi” duhet patjeter te jesh pranues i te gjitha politikave te pushtetit qe ne rastin tone na figuron antishqiptar. Nje pushtet parti a parti/pushtet qe shkaterroi, vodhi, shiti cdo gje, duke mos kursyer asgje. Ata qe qendruan jashte ketij aktivizmi ndertuar mbi parane e pronen dhe vetem atyre, perpeliten ne kufijte e tejkaluar te mbijeteses. Ne kuptimin e pare e te vetem te kesaj fjale- mbijeteses!
Ata hartojne listat, ata japin parate per realizimet e tyre artistike( kupto: propagandistike), ata hedhin ne kosh projekte kombetare per hir te projekteve te shaleve, ata japin cmime per te gjithe ata qe shkojne pas berihajt dhe harrojne gjithe te tjeret qe nuk mund te mbyllin syte perpara te vertetes. Te lene pa pune, pa pension, edhe kur arrin dicka profesionalisht ne artin tend, te anashkalojne me fodullekun me te madh te sojsezit qe pretendoi te behet sojli.
Vrapojne neper rrjete sociale duke nxitur e perkrahur ( sigurisht jo hapur, po si rastesisht) cdo medioker qe di te lajkoje sic duhet e keshtu duke zene vendin e tij ne listet e lakmuar prej tyre. Mjafton te permendim “antologjite” letrare qe mbine si kepurdhat pas shiut dhe u reklamuan mediatikisht sikur te ishte nje skenar i nje strategjie me te thelle. Madje absurdi shkon deri aty ku xhelati nderohet me shume dhe me pare viktimes! Ketyre xhelateve te komunizmit mbi te cilet rendojne krime te mirefillta, edhe me torturime e vrasje , u jepet hapesire e jashtezakonshme mediatike!!! e ata qe i qendruan besnik vetvetes u lane ne harese!!!
Keshtuqe i dashur Osman Mula nuk je vetem! Sepse ne Shqiperi demokracia as nuk ka trokitur.