OSBE organizoi një takim në Vjenë për të marrë në mbrojtje nga abuzimi dhe sulmet gazetaret femra që ushtrojnë gazetarinë dixhitale.
Më poshtë po ju sjellim komunikatën për shtyp.
KOMUNIKATË PËR MEDIA
Takimi me ekspertë mbi abuzimin në internet ndaj gazetarëve femra thekson nevojën për veprime konkrete
VJENË, 17 shtator 2015 – Ekspertët e medias, gazetarë, politikbërës si dhe përfaqësues të qeverive u mblodhën në Vjenë për të diskutuar pasojat e abuzimit në internet kundër gazetareve femra. Ky takim i parë në rang ekspertësh me këtë temë,u organizua nga Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias dhe vuri në spikamë nevojën për veprime konkrete nga të gjitha anët e komunitetit ndërkombëtar.
“Liria e shprehjes dhe medias së lirë është në rrezik nëse nuk veprojmë për të mbrojtur gazetaret femra sa i përket sigurisë të lirinë në ushtrimin e gazetarisë digjitale dhe në përgjithësi lirinë e gazetarisë online në internet”, tha në hapjen e takim Dunja Mijatoviq, përfaqësuese e OSBE-së për Lirinë e Medias.
Në takimin e ekspertëve disa gazetare femra dëshmuan në mënyrë të drejtpërdrejtë në lidhje me abuzimin në internet që ato kishin përjetuar, për shkak të punës së tyre si gazetare. Pjesëmarrësit theksuan faktin se abuzimi në internet duhet të trajtohet brenda kuadrit ekzistues të drejtave të njeriut, por edhe si një qasje e ndryshme përsa i përket zbatimit efikas të ligjit në zbatimin e politikave dhe strategjive të mediave.
Në mesin e pjesëmarrësve në takim ishin Arzu Geybullayeva, gazetare e pavarur; Gavin Ris, Drejtore e Dart Qendrës Evropë; Caroline Criado-Perez, gazetare e pavarur; Maja Fjaestad, Sekretare e Shtetit në Ministrinë për Zhvillim e Bashkëpunimin Verior të të Suedisë; dhe Becky Gardiner, Ligjërues i lartë në gazetari në Universitetin Goldsmiths.
Gjatë takimit pjesëmarrësit bënë sugjerime dhe propozime për atë që mund dhe duhet të bëhet në raport me rritjen e numrit të kërcënimeve ku vihen në shenjestër gazetaret femra që ushtrojnë gazetarinë dixhitale dhe internet.
Bazuar në diskutimet gjatë takimit, përfaqësuesit do të marrin rekomandimet e dhëna nga OSBE për të ndaluar abuzimin online kundër gazetareve femra. /Elida Buçpapaj

Komentet