Osama Bin Ladeni ka lënë pasuri personale prej 29 milionë dollarësh, pas vrasjes së tij në vitin 2011.
Testamenti i tij është në mesin e disa dokmenteve të lëshuara për mediat amerikane të martën.
Dokumentet janë konfiskuar pas vrasjes së tij nga forcat speciale amerikane në Abotabad të Pakistanit, në maj të 2011-ës.
Bin Ladeni ka kërkuar nga familja që ta “respektojë dëshirën e tij” dhe ta shpenzojë trashëgiminë “në xhihad, për hir të Allahut”.
Në një tjetër letër, ai i bën thirrje babait të tij që të kujdeset për gruan dhe fëmijët e tij.
Ky mesazh e bën të qartë se rreziku i vrasjes ka qenë i pranishëm në mendjen e tij.
“Nëse vritem, lutuni për mua dhe bëni bamirësi në emrin tim, sepse do të kem nevojë për mbështetje për të arritur shtëpinë e përhershme”, ka shkruar Osama Bin Laden.
Edhe pse ai ka thënë se paratë e lëna trashëgimi janë në Sudan, nuk është e qartë nëse ato janë para të gatshme apo asete.
Bin Laden ka jetuar në Sudan për pesë vjet në vitet 1990, si një mysafir i Qeveirsë sudaneze.
Komentet