Gjate fushates se fundit te zgjedhjeve lokale, ambasadoret e SHBA dhe BE publikisht deklaruan se kandidate te caktuar per kryetare bashkie kane qene te denuar per trafik droge ne Evrope!… Perseri keto dite ambasadori amerikan publikisht deklaroi se deputete te parlamentit shqiptar kane qene te denuar per trafik njerezor, shqip Prostitucion! Ne asnje njerin rast,mbas ketyre deklarimeve,nuk pati qofte edhe nje reagim nga Qeveria Rama qe eshte e akuzuara e drejteperdrejte ne kete raste!? Thjesht nje heshtje aprovuese nga ana e saj… Per Qeverine Rama nuk kemi pse te habitemi sepse dyfyteresine e vet Rama dhe Partia Socialiste qe ai drejton e kane treguar qe me 1 Prill 2013, diten kur bene koalicion me Ilir Meten te cilin deri ate dite e kishin quajtur “Hajduti Meta”… Edi Rama ka faqe te tera ne librin e tij “Kurbani” ku argumenton hajduterine e Ilir Metes… Ne nje vend normal demokratik, aq argumente do te mjaftonin per ta derguar nje Ilir Meten ne gjyq!Por kjo nuk ndodhi asnjehere!Sepse mbas darkes romantike ne Gjiun e Lalzit, Rama ndryshoi qendrim dhe beri koalicion me Hajdutin Meta… Mbas fitores se qershorit 2013 Rama ne vend qe ta vinte Hajdutin Meta para ligjit e vendosi aty ku behen ligjet!… E caktoi qe te bente ligjet, Kryetar te Kuvendit Popullor! Heshtja e Edi Rames keto kohe lidhur me akuzat se ka parlamentare dhe kryetare te inkriminuar e ka pergjigjien pikerisht te ky moment kur pranoi Ilir Meten Kryetar Parlamenti…Hajdutin siç e kishte akuzuar vete!
Kjo sepse nje shkelje e tille perben Precedent Moral…
Ortakeria me Ilir Meten u be precedenti moral dhe mbi ate preçedent u vendos e ardhmja e atij koalicioni! Nese ulet trau i moralit ne nje rast s’ka pse te mos ulet ne çdo rast! Prania e Ilir Metes kryetar parlamenti eshte justifikimi i plote per te sjelle ne ate parlament hajdute,trafikante droge dhe qeniesh njerezore! Personat e akuzuar nga ambasadoret perendimore nuk kane asnje gje me pak se Ilir Meta po te nisemi nga akuzat qe ja ka bere publikisht Edi Rama nga viti 2011 deri me 1 prill 2013! Ky eshte edhe laku ne te cilin eshte lidhur sot Edi Rama!…
-”Kur ke pranuar Ilir Meten pas gjithe atyre gjerave qe ke thene per te,pse most e na pranosh edhe ne!”- i thone kryebashkiaket dhe deputete e akuzuar…
Dhe vertete kur pranon nje pse te mos pranosh edhe hajdute e trafikante te tjere!?…
Mbi te gjitha fakti me shqetesues ne kete mes eshte se te gjithe keta batakçinj ne te “majte” apo ne te “djathte” jane te votuar nga nje Milet votues! Kjo eshte me shqetesuesja…mos te themi qe eshte tronditese! Sepse kemi dhjetera-mijera votues qe zgjedhin kryetare Bashkish apo Deputete te denuar per trafik droge dhe trafik njerezor… Pra kriminele!… Eshte e vertete qe me ligjin e ri te votimeve, ate me Liste eshte vullneti i Lidereve qe vendos kandidatet per deputete por kjo gje nuk justifikon ato mijera votues qe votuan persona te tille! Vendosja ne lista e personave te tille qe sot po akuzohen vetem sa shton provat se jane pikerisht kreret partiake ata qe jane te kompromentuar ne zgjedhjen e ketyre kandidateve! Per pasoje vjen edhe heshtja e tyre… Por te votohen nga populli votues…kjo eshte Deshperuese! Tjeter fakt deshperues eshte se ne mesin e 140 deputeteve te parlamentit shqiptar ka shume femra shqiptare,ato jane vajza,nena,motra … Si pranojne ato femra te rrine ne nje salle me nje njeri qe ka trafikuar vajza,nena,motra shqiptare!? Si pranojne te quhen kolege me ate person?! Si pranojne te hyjne ne ate salle!? Konformizem, Dyfyteresi, Dystandartesi!?…
Quajeni si te doni… Perfaqesueset e femrave shqiptare ne ate parlament nuk e kane fare per turp qe te ulen ne nje salle dhe te quhen kolege me nje trafikant femrash! Ku e kane te famshim “Grup te deputeteve femra”!?… Sot e ka diten te behet aktiv ai grupim! Te dashura Zonja te atij “Grupimi”,barra qe pretendoni ta keni marre persiper ka peshe! Nuk ka vetem dieta per te shkuar neper seminare per te drejtat e grave shqiptare ne Evrope dhe Amerike,nga ai angazhim nuk ka vetem hotele luksoze qe te flini dhe restorante luksoze ku te hani me parate e taksapaguesve shqiptare! Si rregull ka edhe detyrime! Por meqe Koka e Zeusit,kryeminsitri hesht,atehere edhe ju ndiqni ate shembull,Heshtni! Heshtja paguan… Ju bie me mire! Çudia me e madhe zgjat tre dite!
Komentet