Profesoresha shqiptaro-amerikane, Ornela Darova nga Universiteti i Pensilvanisë, foli këtë mbrëmje për emisionin ‘A Show’ me gazetarin Adi Krasta në Syri Tv në lidhje me çështjen e inceneratorëve.
Darova tha se politikanët shqiptarë kanë abuzuar hapur ndërsa theksoi se ata nuk kanë frikë nga drejtësia. Darova përmendi Lefter Kokën, Arben Ahmetajn, Gjiknurin dhe Erion Veliajn. Ajo, nuk la pa përmendur kryeministrin Edi Rama.
“Për tre inceneratorët, subjektet janë kontrolluar nga tre persona, Mirel Mërtiri, gruaja e tij Stela Gugallja dhe partneri I tij Klodian Zoto. Fjala korrupsion sikur nuk na bën më përshtypje. Në mediat ndërkomëbtare, Mirel Mërtiri del si i përfshirë në çështje të dyshimta, në gana dhe Zimbabve. Ka shitur pajisje shëndetësore me çmim 10-fish. Koincidenca, nga të tre inceneratorët, Fier, Elbasan, Tiranë, kupola nga Lefter Koka, Arben Ahmetaj patjetër, edhe Veliaj, Gjiknuri, nga të gjitha subjektet, këto persona kanë zgjedhur këtë grupin që ka vepruar në fusha të ndryshme, me shëndetësinë, telekomunikacionin, këtu duket se Mërtiri është njohur me Ahmetajn. Këta nuk janë njerëzit që i shesin shteteve, kërkojnë tendera për të përfitur.”-tha Darova.
Ornela Derova tha se tenderat e inceneratorëve janë dhënë pa garë ndërsa theksoi se buxheti që do t’i shkojë në gjithë këto vite inceneratorëve është rreth gjysmë miliardi euro.
“Shifër që korrespondon me buxhetin e Ministrisë së Insfrastrukturës apo më pak se gjithë buxheti i asaj të Shëndetësisë. Nëse do alokoheshin këto para për shëndetin mund të ishe dyfishuar shërbimi shëndetësor për qytetarët. Këta politikanët e përfshirë duket se nuk frikësohen nga drejtësia se po veprojnë hapur. Veprimet e SPAK po vijnë shumë vonë.”-tha ajo.
Ndër të tjera ajo tha se është shumë e vështirë që të bësojmë se Rama s’ka dhënë një aprovim e mbështetje për gjithë këtë çështje.
“E vështirë të mendosh se s’kanë qenë në kontrollin e tij. Ka përgjegjësi politike të fortë. Po të ishte një firmë private, dhe të vidheshin këto para, menaxheri mos ta merrte vesh, ai do largohej.”-tha Darova.
Komentet