VOAL

VOAL

Orges Arifi medalje të artë në Kupën Botërore të karatesë (fotot)

July 4, 2016

Komentet

Lirohet nga qelia boksieri Florian Marku, i ndalohet dalja nga Gjermania

Boksieri Florian Marku ka lënë qelinë në Gjermani, ku u arrestua pak ditë më parë për shkak të një dënimi të pakryer në Greqi.

Historia e Markut me drejtësinë lidhet shtatë vite më parë dhe duket se shteti grek kërkon ekstradimin e tij.

Tanimë Marku do presë vendimin në gjendje të lirë dhe nuk mund të largohet nga Gjermania pa pritur se si do vendosë drejtësia dhe mundësinë për ekstradimin në Greqi.

32-vjeçari ishte duke udhëtuar nga Anglia drejt Gjermanisë para disa ditësh, teksa në hyrje të kufirit i është bërë me dije një urdhër-arresti nga shteti grek.

Bëhet fjalë për një çështje të shumë viteve më parë kur Florian Marku ishte në moshën 18-vjeçare. Në atë kohë, për shkak të një sherri në Selanik, ai është arrestuar me akuzat e plagosjes dhe armëmbajtjes pa leje. Më pas boksieri është dënuar me 7 vite burg, por ka kryer vetëm 1 vit e gjysmë.

Palës mbrojtëse i është thënë se Florian Marku duhet të kryejë pjesën e mbetur të dënimit dhe vetë boksieri e ka pranuar atë. Burime pranë familjes së 32-vjeçarit thonë se Marku duhet të kryejë rreth 6 muaj burg për ta quajtur çështjen të mbyllur. sn

E njofton vetë vajza e tij, legjenda Majkëll Shumakër merr lajmin e bukur

Majkëll Shumaker do të bëhet gjysh. Ish-piloti legjendar i Formula 1 ka marrë këtë lajm, pasi vajza e tij është shtatzënë.

Gina Shumaker u martua tre muaj më parë. Për vajzën që ajo pret shkroi në rrjetet sociale: “Me padurim presim të voglën tonë”.

Në shtator Majkëll Shumaker u përfol se ishte po ashtu i pranishëm në dasmën e vajzës së tij. Dhe pse asgjë nuk u konfirmua sepse mungonte prezenca e mediave.

PANORAMASPORT.AL

Hyri në ring me këngë kundër Kosovës, boksieri serb mposhtet nga ai shqiptar në Tiranë

Kënga kundër Kosovës nuk e ka ndihmuar boksierin serb, Stefan Mariç, për të fituar edhe në ring.

Boksieri serb është mposhtur të dielën në Tiranë nga boksieri shqiptar Ahmed Koçi, i cili ka triumfuar në raundin e dytë.

Mariç ka hyrë në ring me këngën serbe “Gëzohu popull serb”, një këngë që Kosovën e konsideron pjesë të Serbisë.

Përballja ka qenë në kuadër të mbrëmjes së boksit në kryeqytetin shqiptar.

Ndërkaq ka pasur reagime të shumta në opinion, nga ku një muzikë e tillë në një aktivitet sportiv e konsiderojnë si provokim. sn

Shuhet Rey Mysterio, legjenda meksikane e sporteve luftarake ndërron jetë papritur

Zi në botën e keçit. Rey Mysterio, legjenda e sporteve luftarake, ka vdekur në moshën 66-vjeçare.

Këtë e kanë bërë të ditur mediat ndërkombëtare, duke cituar familjen e keçistit meksikan. Shkaku i vdekjes së papritur ende nuk është bërë i ditur.

I lindur në Meksikë, Miguel Angel Lopez Diaz dhe me origjinë nga Tijuana, ai filloi të luftonte në 1976 dhe performoi për herë të fundit vitin e kaluar. Nipi i tij Oscar Gutierrez Rubio, i njohur si Rey Mysterio junior, vazhdon traditën familjare në WWE. sn

Usyku mund sërish Furyn dhe konfirmohet kampion

E majta e 37-vjeçarit

Në Riad ukrainasi fiton në pikë me vendim unanim

VOAL- Shtatë muaj më vonë muzika nuk ka ndryshuar. Oleksandr Usyk mundi edhe një herë Tyson Fury dhe për këtë arsye mbajti brezin e peshave të rënda WBA, WBC dhe WBO. Edhe një herë në Arabinë Saudite, në Riad, ukrainasi pas një fillimi të vështirë imponoi ritmin e tij dhe goditi disa herë britanikun me të majtën, duke i sjellë gjyqtarët në një vendim unanim: për të tre rezultatin 116-112, me 37. -vjeçari duke konfirmuar kështu epërsinë e tij dhe duke e zgjatur serinë e tij të pamposhtur në 23 ndeshje. RSI

VIDEO/ Kryevepër e Kristian Asllanit, shënon gol nga goditja e këndit

Kristian Asllani protagonist. Mesfushori i Shqipërisë ka realizuar gol fantastik direkt nga goditja e këndit, në Kupën e Italisë, në ndeshjen e Interit ndaj Udineses.

Tekniku Inzaghi i dhuroi atij një fanellë titullari, me Asllanin që i shpërbleu në mënyrën më të mirë të mundshme besimin e dhënë.

Asllani nuk ka patur shumë minuta në dispozicion në këtë sezon, për shkak të rivalitetit të madh në mesin e fushës.bw

I dënuar me 7 vite burg në Greqi, arrestohet në Gjermani boksieri i njohur Florian Marku

Boksieri i njohur shqiptar Florian Marku është arrestuar mbrëmë në Gjermani.

Ndaj Marku ka qenë në fuqi një dënim me 7 vite burg nga drejtësia greke për një incident në qytetin e Selanikut që ka përfshirë armë dhe plagosje, sipas mediave greke.

Marku ka vuajtur edhe më parë një dënim me burg, ndërsa vitet e fundit ai ka qëndruar në Britaninë e Madhe ku ka zhvilluar edhe karrierën e tij. bw

Gjimshiti bën 200 ndeshje në Serinë A me Atalantën, statistikat e frikshme e shpallin mbrojtësin më të mirë të bergamaskëve

Berat Gjimshiti luajti në fundjavë ndeshjen e tij të 200 me fanellën e Atalantës, duke qenë pjesë e sfidës në ët cilën skuadra e tij mori kreun e klasifikimit të kampionatit.

 

Një arritje e rëndësishme për mbrojtësin, i cili është kthyer në një element shumë të rëndësishëm të këtij klubi, me statistikat që tregojnë qartësisht përse. Rezulton se që nga viti 2019 e deri më sot, ai ka koleksionuar 600 duele ajrore të fituara, 392 topa të vjedhur ndaj kundërshtarëve, 257 pasime të ndaluara dhe 790 duele në tokë të fituara.

Në këtë mënyrë, ai është lojtari i cili ka numrin më të lartë të statistikave të përgjithshme në krahasim me të gjithë shokët e repartit të mbrojtjes, ndërsa në dy sezonet e fundit, rezulton se ka qenë numri 1 brenda skuadrës në secilën prej këtyre statistikave.

PANORAMASPORT.AL

Publikohet kalendari i ndeshjeve për kualifikimet për Botërorin 2026 – Kosova e nis në Zvicër

Ekipi Kombëtar i Kosovës në fotografinë zyrtare para fillimit të ndeshjes Rumani – Kosovë, në stadiumin e Bukureshtit | Foto: FFK

Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar kalendarin e ndeshjeve, që Kombëtarja e Kosovës do t’i zhvillojë gjatë kualifikimeve për Kampionatin Botëror të Futbollit, i cili mbahet më 2026 në SHBA, Meksikë e Kanada.

Kosova garon në Grupin B, ku ndodhen edhe Zvicra, Suedia e Sllovenia.

Sipas FFK-së, dardanët këtë cikël kualifikues e nisin më 05.09.2025 si mysafirë kundër Zvicrës dhe tri ditë më pas ballafaqohen në shtëpi me Suedinë.

Kalendari i ndeshjeve të Kosovës:

E premte, 05.09.2025

Zvicra – Kosovë (20:45)

 

E hënë, 08.09.2025

Kosovë – Suedi (20:45)

 

E premte, 10.10.2025

Kosovë – Slloveni (20:45)

 

E hënë, 13.10.2025

Suedi – Kosovë (20:45)

 

E shtunë, 15.11.2025

Slloveni – Kosovë (20:45)

 

E martë, 18.11.2025

Kosovë – Zvicër (20:45)

ZYRTARE- E konfirmon UEFA, Serbia do të luajë pa tifozë në Tiranë

UEFA ka konfirmuar kalendarin e plotë të ndeshjeve, që do të luhen në kuadër të kualifikueseve për Botërorin 2026. Serbia do ta nisë rrugëtimin e saj kundër Shqipërisë në stadiumin “Arena Kombëtare.

 

Ky takim, më 7 qershor të vitit 2025 në orën 20:45, do të luhet pa praninë e tifozëve serbë. Kjo pasi UEFA ka dënuar federatën serbe, që dy ndeshjet e ardhshme në transfertë t’i luajë pa tifozë.

Udhëtimi i parë ndodhi të jetë në Tiranë. Ndërkohë nuk dihet nëse tifozët kuqezi do të lejohen në Serbi.

Kjo për shkak të incidenteve të 10 viteve më më parë, që ndodhën në Beograd. Dhe pse tifozët shqiptarë mungonin, sërish trazirat e serbëve sollën ndërprerjen e ndeshjes, që më pas u fitua 0-3 në tavolinë nga Shqipëria.

PANORAMASPORT.AL

Ora dhe datat- Zbardhet kalendari i plotë, njihuni me të gjitha ndeshjet e Shqipërisë në kualifikueset e Botërorit 2026

Shqipëria zbuloi ditën e sotme kundërshtarët me të cilët do të përballet në kualifikueset e Botërorit. Shorti i vuri përballë kuqezinjtë me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën në Grupin F.

 

Rrugëtimin skuadra e Silvinjos do ta nisë të premten e 21 marsit në orën 20:45 në transfertë.   Pas 3 ditësh, më 24 mars, Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë në shtëpi ndaj Andorrës, në orën 20:45.

Dy ndeshjet e radhës janë në qershor 2025. Ndeshja Shqipëri – Serbi do të luhet më 7 qershor, në orën 20:45. Pas 3 ditësh, më 10 qershor, kuqezinjtë do të udhëtojnë në transfertë për t’u përballur me Letoninë. Takimi do të luhet në orën 20:45.

Në shtator, skuadra kuqezi do të luajë vetëm një ndeshje në shtëpi. Takimi Shqipëri – Letoni do të luhet më 9 shtator, në orën 20:45.

Edhe në tetor, në program është vetëm një ndeshje në transfertë. Ndeshja Serbi – Shqipëri do të zhvillohet më 11 tetor, në orën 20:45.

Shqipëria do të mbyllë rrugëtimin në kualifikueset e Botërorit 2026 në muajin nëntor. Sfida Andorrë – Shqipëri do të luhet më 13 nëntor, në orën 20:45.

Ndeshja e fundit do të luhet në stadiumin kuqezi “Arena Kombëtare”. Supersfida Shqipëri – Angli do të luhet më 16 nëntor, në orën 20:45.

PANORAMASPORT.AL

“The Sun” pasqyron rivalitetin mes Shqipërisë dhe Serbisë, media britanike iu bën “dalje” kuqezinjve

“The Sun” ka pasqyruar situatën në grupin K për kualifikueset e Botërorit 2026.

 

Aty ndodhet Anglia, të cilës goglat i rezervuan përballë Shqipërinë, Letoninë, Andorrën dhe Serbinë.

Këto të fundit raportohen dhe si testi i vështirë duke i bërë kështu “dalje” kuqezinjve të Silvinjos. Kujtojmë se Shqipëria në të gjashtë përballjet me Anglinë njeh vetëm humbje.

Media britanike ka prekur rivalitetin mes Shqipërisë dhe Serbisë. Në pasqyrimin e saj tregon dhe për situatat e fundit që kanë ndodhur dhe pse të dyja përfaqësueset nuk kanë qenë duke u ndeshur bashkë.

“The Sun” ka krijuar një sondazh ku pyet ndjekësit e saj, për rivalin më të vështirë të grupit. Me 72.3% votuesit kanë zgjedhur Serbinë. Shqipëria ka 17% të votave, ndërsa Andorra 7.3% dhe Letonia 3.4%. Panorama

r

 


Send this to a friend