BARDHËSI UJI
VISORE
Nëpër ujin e zi
drunjtë janë shtrirë,
lule shqerrja
dhe lulëkuqet.
Udhës së vdekur
vijnë tre qe.
Nëpër ajër
bilbili,
zemër trungu.
DRITHËRIM
Në kujtimin tim do ta kisha
në kujtesën e argjendtë
gurin e vesës.
Në fushë pa breg
liqenin e dritës,
grykën e burimit.
LAKORJA
Me zambak në dorë
po të lë,
dashuria ime e natës!
Dhe, vejushën e yjeve të mij,
të takojë ty.
Zbutësin e fluturave
të errëta!
Eci rrugës time.
Do më shohish mua
pas një mijë vjetëve,
dashuria ime e natës!
Shtegut kaltërosh,
zbutësi yjeve
të errësirës,
rrugën do vazhdoj,
derisa Gjithësia bëhet
e tëra në zemrën time.
KOSHERJA
Jetojmë në hojet
e bilurta,
në kosheret e ajërit!
puthemi nëpër
bilur.
Errësira e mrekullueshme
dyert e të cilit
janë hëna!
VERIU
Nëpër rrugët
të yjeve të ftohtë.
Njerëzit venë, andej–këndej,
maleve tym.
Nën agimin e përjetshëm
kasollat ofkëllojnë.
Nga sëpatat
e rënda
si ubla boshe
jehojnë
maleve dhe luginave.
Nga sëpatë
e rënd!
LINDJA
Shkalla e amësimit
e zbret
Jugun
(në tubim të madh).
JUGU
Jugu,
magjia,
nga tejshikimi.
S’ka rëndësi të thuash
ylli ose portokalli,
lumi ose qielli.
Oh, shigjetë,
shigjetë!
Jugu
urdhëro:
shigjeta e artë,
pa goditje, me erë.
PERËNDIMI
Shkalla e hënës
kacavaret përpjetë
Veriut
(kromatike).
KËNGA
Canción
Sikur ta dëgjoja oleandrin
me zërin e shpërndarë,
dashuri, çka do të jepja?
Ofkëllova unë.
Sikur do ta shihja se të thërret
dritë e shkyqur flakë,
dashuri, çka do të jepja?
Mendove në bregun e detit!
Kur ty do të thoja njëherë
– të dua! – nëpër ullinjishte
dashuri, çdo të bëja atëherë?
Të plagosi me thikë, dije!
NATA
Suitë për piano dhe ndijim zëri
VIZATIM
Kjo udhë
pa frymë të gjalla…
Udhë kjo.
Ky bulkth
pa vatër…
Ky cinxër.
Dhe kjo këmborë
tashmë heshtake…
Kjo këmborë.
PRELUD
Kau
kapakët e syve mbyll
dalëngadalëzë…
(Ngrohtësia qëndron)
Prelud nate
është ky.
CEP QIELLI
Ylli
i vjetër
mbyll sytë e turbulluar.
Ylli
i ri
ka dëshirë hijen
ta kaltërson.
(Bukureza rrushemë
nëpër bregun e pishave.)
TËRSIRA
Dora e zefirit
miklon fytyrën e hapësirës
njëherë
po edhe njëherë.
Yjet i ngrejnë
kapelat e kaltërta
njëherë
po edhe njëherë.
YLLI
Një yll urtak
pa qepalla të syve.
– Ku është?
– Ylli
në ujin e fjetur
të kënetës.
LOZONJARJA
Rruga e shën Jagës.
(Oh, netët e dashurisë sime,
kur ishte “fota” e shkruar,
e vizatuar,
e vizatuar
në lulen e limonit.)
NJË
Ky yll romantik
(për manjola,
Për trëndafila.
Ky trëndafil romantik
marroset.
Din, don,
din, dan.
(Bretkosë, këndo,
prej kasollës tënde
të errët.)
NËNA
Arusha e Madhe
i mëkon yjet e vet
hardhitur:
hunguron se,
hunguron.
Yllyllushka vajzushka, pikoni,
yllushka delikate.
KUJTIM
Zonja Llunë s’degëzohet.
Me rrotë ka lozur
Dhe vetë shaka u bë
Lluna mendjelehtë.
BUJTINË
E – yjet mjeranë,
ata tashmë janë shkyqur,
çfarë dhimbë,
çfarë dhimbë
dhe mjerim!
Të braktisur
në kaltërsinë e turbulltë.
Çfarë dhimbë,
çfarë dhimbë
dhe mjerim!
KOMETË
Në Sirijus
ka fëmijë.
YLLI I DRITËS
Hapu he, sezam
i ditës.
Mbyllu he, sezam
i natës.
POSHTË
Hapësirë yllynjore
shkëlqen me tinguj.
Lozja spektrale,
harfa e lavirintit.
TRISHTIM I MADH
S’mund të shkohesh
në det.
Shikimet të thyhen
si kërcejtë e dritës.
Nata mbi tokë.
MAL I ORËVE
MAL I ORËVE
Hyra në mal
të orëve.
Gjethet prej tik-takeve,
rrënjët prej këmborëve
dhe nën orën e shumëfishtë,
shetitëse asteroide.
Zambakët e zinj
orët mortore,
zambakët e zinj
as sa orë e gjallë.
Të gjithë njësoj!
E-ari dashurisë!
Ka një orë vetmuar,
orë tepër e vetmuar!
Orë akulli!
SHKORRET
Depërtim
nëpër orën mortore.
Sakaq duke vdekur
dhe puthjet e fundit.
Orë e rënd që ëndërroj
këmbora përlotur.
Orë me qyqe.
I ndryshkur ylli
dhe plim i stërmadh
fluturash të verdha.
Në mes të gajushave
e psherëtimës
jehonin
organot
që i kisha si fëmijë.
Këndejza kalo,
zemër!
Këndejza,
zemër!
SHIKIM PËRGJITHËSUES
I tërë mali i parehatshëm
sa gjigande merimanga
që thurr pezhishkën tingëlluese
të shpresës,
së gjorës vajzë bardhoshe
një vajzë bardhoshake
që zhuritet dhe shikon plagët!
AI
Sfinga e vërtetë
është orë.
Edipi do lindi nga ninëzat.
Mjalton
Veriu me pasqyrë
e Juga
me mace.
Zonja Llunë është Hylli i dritës.
(Truall pa shije.)
Orët na sjellin
dimra.
(Dallëndyshet priftëresha
verën e shpërngulin.)
Zbardhëllimë ka
bunacës së orëve.
KY PËRMBYTET ËNDRRA
Lakuriqët po linden
nga rrethi qiellor.
E taroçat i ekzaminojnë
të merakosur.
Kur do të zhduket muzgu
për të gjitha orët?
Kur të gjithë
shfaqen prapa maleve?
JEHONA ORËS
E hetova ku më
është hapur koha:
prehjeje qetësimi,
qetësia
e bardhë.
Unazë e tmershme aty ku
u përplasën yjtë
me dymbëdhjetë numra të zinj
të cilët rrin pezull.
NË E PARË PERSIAS DHE KREDHEM
Kohësia e ka
ngjyrën e mugët
të errësirës së qetë.
Mbi hënën pesëmbëdhjetë
në mesnatë
amshueshmëria është ndalur.
Dhe kohësia përgjithmonë
në kullën e vet bënë gjumë.
Të gjithëve neve
ora na mashtron.
Kohësia e horizonteve
tashmë na zotëron.
ORA SFINGË
Në kopshtin tënd lulëzojnë
yjet e mallkuar.
Lindemi nën brirat e tu
dhe vdesim.
Orët e acarta!
I mbulon me çati të gurtë
fluturat lirike
dhe, në kaltërsi rri,
i pret
dhe i shkurton krahët.
Një… dy… tre.
Ora se ndalë tik-takun në mal.
Qetësi
e përmbushi me spinëra,
kurse shetitësja artë
e bartte fytyrën time
me ajër.
Ora se ndalë tik-takun në mal!
Orët e xhepave
si luzmë mizash
enden lart e poshtë!
Ora praruar
e sime gjyshe
në zemrën time punonte.
ÇDO KËNGË
Çdo këngë është
moçal i qetë
i dashurisë.
Secili yllush është
llogaçe heshtake
e kohës.
Nyje
e kohës.
E çdo psherëtimë
hurdhë heshtimi
thirmë!
Komentet