(nga vëllimi poetik TEATRI I HIJEVE)
TË DIELËN
Do të shkoj në varreza të dielën,
Pa dalë dielli ende në ndajnatë,
S’do ta zgjoj rojen syfjetur,
Qetësisht do ta mbyll portën prapë.
Do të eci i heshtur ndër varre,
Në mes emrash që të shumtën s’i njoh.
Pak vend bosh do gjej të ngul kryqin,
Në dheun nga shirat bërë llohë.
Do të ndez më pas një qiri,
Një cigare me qiririn të ndez,
E paketën në plis do ta fsheh,
Që ta pi pasi të vdes.
E do të ik…
—
TË PAKTËN TI
Mos më mundo më kot, nënë!
Mos më fol
Për pranverë,
Lule,
Qiej të kaltër,
Zogj,
Mirësi!
Mos më gënje, të lutem,
As për Mujër, Halilër,
Që kasaphanën ta ndërrojnë me kasaphanë,
Për ëngjëj çengelë,
Ku varur rrinë kombet,
Si lopë të rrjepura, me miza ndër zorrë!
Mos më gënje, zemër!
Të paktën ti …
—
U JAP NJERËZVE SHANSIN E FUNDIT
Larg do të iki.
Larg kohës,
Larg tingullit,
Larg dritës,
Larg jetës.
Në inekzistencën
E çastit,
Qetësisë,
Errësirës,
Në abstraksionin e humbjes,
Për të mos kuptuar asgjë
Nga ligësaia juaj naïve,
Nga hipokrizia e lindur.
Më pas do të kthehem,
E
Në qofshi
Siç jeni,
Rishtaz do të shkoj
Për të mos u kthyer kurrë më.
–
ORËT KANË MBETUR
Orët kanë mbetur qysh ditën që unë vdiqa.
Hija e lavjerrësit,
Prej shekujsh e palëvizshme,
Shtrihet mbi kalendarin,
Prej ku fletët gjith janë grisur.
Ka mbetur
Veç kartoni i bardhë i zhgënjimit.
I bardhë
Si çarçafët e një krevati të rrëmujshëm,
Të palëvizur që nga dita
E Dashurisë.
…
Orët kanë mbetur,
Që kur s’je më ti.
Pa fjalë më lanë këto poezi ,ma hapën shpirtin që ishte taposur e brenda kallkan. Sa do ta doja këtë libër :)Njerëzit e mirë toka i merr për vete.Të rroni e ta kujtoni të shtrenjtin tuaj !!!!!
Shume dridheruse
Te duket se lexon parathenien e hikjes se Kolit. Gjithnje do kujtohet nga demokratet per kontributet e tij dhe, nga ata qe e njihnin ,per karakterin, miqesine qe shperndante dhe principialitetin e tij.
Nje poet i vertet
Nje bashkebisedues i shenjte me fatin dhe destinin e tije!
Nje rast unikal ne historine e poezise shqipe ku fuqia e vargut shprehet nga nje orakul i vertet i poezise!
Ckane bere shenjtet e shpallur si te tille zyrtarisht me shume?
I pa haruar te jete nje poet nje njeri i larte nje krijues me zemer te ndjeshme nje dashamires kujyim i pa hsruar
Poetët i ndërrojnë shpesh jetët!
I veçantë në artin e ti poetik, me parandjenja të jashtzakonshme, deri në sigurinë e një udhëtari kozmik që e ka të sigurtë që do të merrte udhën e përjetshme aq heret në kohë.
Sa keq që një poet i veçantë si ai e lënë jashtë çmimeve si ‘Laurant i poezisë’ apo të tjera çmime që tashmë klanet e Tiranës i shesin e i blejnë në mes njëri tjetrit!
Qoftë i përjetshem kujtimi i ti!