Hapen në kopshtin tënd
yje të mallkuar.
Lindim nën brirët e tu
dhe vdesim.
Orë e ftohtë!
Lidh një oxhak guri
mbi fluturat lirike
e, ulur në kaltërsi,
i pret krahët
e i shkurton.
Një… dy… tre.
Ka rënë ora në pyll.
Heshtja është mbushur me flluska
dhe një pendul i artë
e çonte poshtëlart
fytyrën time në erë.
Ka rënë ora në pyll!
Orët e xhepit,
si tufa mizash
shkonin e vinin.
Në zemrën time binte
ora e praruar
e gjyshes sime.
Komentet