Fundi yt që është i pafund
lëshohët si një flokë borë në ajër.
Osho
Kreshpërojnë valët në agim e në muzg,
Në dimër e verë, në mesditë e në mesnatë,
me ditë e me muaj, me vite dhe shëkuj,
vijnë dhe ikin si një psherëtimë e gjatë.
Nuk shprehim kurrë as dhimbje as gëzim,
as jetë as vdekjë, as shpresë as trishtim,
ikje-ardhjet ritmike i ngjajnë ritmit të kohës,
si një ikje-ardhje pa fund e pa kthim.
Me syprinën e tij të kaltër e të qetë
i ngjan një parajse pa brengë e pa mall,
por kur dëgjon zhaurimën e thellesive,
tmerrohesh si prej një ferri dantesk, të paparë.
Regëtonë e natë ,pa lënë gjurmë në brigje,
as në zemrat tona nuk lë as dhimbje as gezim.
Fundi i oqeanit i ngjan një brenge pafund të trishtme,
shpirti i oqeanit i ngjan një brenge pa mbarim.
10 Korrik 2013
Komentet