Moskë
Opozitari rus Alexei Navalny u dërgua në spital dhe u vendos në kujdes intensiv me dyshimin për helmim toksik, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kira Yarmysh, nga ekipi i Navalnyt në një deklaratë në mediat sociale, tha se Navalny këtë mëngjes u përkeqësua gjatë fluturimit Tomsk-Mosk.
Pasi avioni u ul menjëherë në qytetin Omsk të Rusisë, Navalny u dërgua në spital me ambulancë dhe u vendos në kujdes intensiv, njoftoi Yarmysh e cila pretendoi se Navalny është helmuar dhe theksoi se “Alexei aktualisht ka humbur vetëdijen”.
“Për Navalny mendohet helmim toksik. Mendojmë se Navalny është helmuar me diçka që është përzier brenda çajit, sepse këtë mëngjes ai vetëm këtë gjë ka pirë. Mjekët thonë se toksina shpërndahet me shpejtësi në trup me lëngje të nxehta”, tha Yarmysh.
Kryemjeku i spitalit, Aleksandr Muravskiy, në një deklaratë për agjencinë ruse TASS ka njoftuar se situata e Navalny është e rëndë.
Komentet