Oligarkia nuk eshte nje optional por nje realitet qe na e kane imponuar!
Oligarket pa emra jane si shplarje ndergjegje ne kufijte “ta kem mire me te gjithe” o “c’me duhet mua”!
Opozitare zbardhni librin e oligarkeve te Tiranes e kjo eshte prova morale e besueshmerise suaj elektorale!
Prova juaj e pare dhe kryesore vazhdon te jete Tirana!
E pra miq sic thoshte dhe Paolo Borsellino qe punen e jeten e tij e sakrifikoj kunder mafias “Flisni per mafian. Flisni ne radio, ne televizion, ne gazeta. Por ama duhet te flisni”!
E ky artikull i The Guardian eshte nje fjale dhe e vertete e cdo shqiptari jo oportunist qe vendin e tij e do me shume se sa Partia qe voton, e qe i rregullon me pune ne shtet familjaret apo i mban me ushqime e veshje ndihma te permuajshme.
Te thuash te verteten per cka eshte kaq evidente eshte nje akt dashurie per Shqiperine, e pas The Guardian, media te tjera me nje nivel te larte gazetarie po kuptojne se fasada e pushtetit shqiptar eshte nje farse e montuar nga media e blere e me interesa!
Industria e ndertimit ne Tirane e ne Shqiperi eshte sot nje hotspot i konsoliduar per bandat kriminale shqiptare te shtrira nga Europa deri ne Ameriken Latine, per te ricikluar parate e kokaines ne apartamente me vlere shitje si ne rruget me te pasura te Romes, Parisit, Londres!
60% e sektorit imobiliar ne Shqiperi eshte investuar nga fitimet e droges e baraz me 1.6 miliarde euro para te pista qe influemcojne ne shtrenjtesimin e jetes se cdo shqiptari te thjeshte e humbjen e shpreses per cdo te ri qe zgjedhja e vetme i mbetet emigrimi!
Te vazhdojme te flasim per kete mafie e jo me per oligarke!
Oligarket kane emra qe te gjithe i dine e i komentojne ne kafenete e hotelet lluksoze te Tiranes!
Opozitare parlamentare e forca politike opozitare, oligarkia e industrise se ndertimit ka firma, kompani, vula e identitet!
E perkrah skandaleve te porteve, aeroporteve, rrugeve e mbetjeve. publikoni dhe dosjet e liber pagat e ndertuesve te pushtetit!
Nje grusht jane sa pellemba e nje dore. e kalimi nga pergjithshmeria shkarkuese e pergjegjesia e fjales OLIGARK, ne emra kompanish qe kane kontribuar ne kete katastrofe tiranse, do te jete nje vlere ne favor te besueshmerise se politikes tuaj!
Ndershmeria informative e opozicion pa seleksionime eshte e domosdoshme nese pretendon o synon ndryshimin e permbysjen e pushtetit!
Ndryshe do te vazhdojme te themi; te gjithe njesoj jane!
Flisni per mafien se ne Shqiperi tanime mafia e oligarkia kane te njejta forma, trajtime, hakmarrje e veprime!
Flisni e do shihni se si mjaft show politik “lecca culo” do ulin grafiqet e palinsestit!
Komentet