Pas takimit me kryebashkiakët e djathtë Partia Demokratike duket se ka marrë një vendim në lidhje me protestat.
Mësohet se të hënën në orën 20:00 do të zhvillohet protesta e radhës e opozitës e 10-a në rang kombëtar.
Po të hënën votohet në Kuvend ngritja e Komisionit të posaçëm parlamentar për presidentin.
Ndërsa opozita nuk njeh zgjedhjet e mbajtura më 30 qershor dhe kërkon largimin e Ramës nga pushteti.
“I ftoj qytetarët të na bashkohen të hënën në orën 8 në një protestë të madhe kombëtare, për të vazhduar betejën tonë pas asnjë hap pas.
Të gjithë bashkë në orën 20:00 në Tiranë të hënën”, tha Basha.
Komentet