Protesta e thirrur sot nga partitë opozitare VV-AAK-Nisma, ka mbledhur shumë qytetarë nga e gjithë Kosova. Qëllimi i kësaj proteste ishte të kundërshtohen dy marrëveshjet e fundit, ajo e Asociacionit të Komunave Serbe dhe Demarkacionit. Sipas tyre ishin rreth 100 mijë protestues që i thanë JO marrëveshjeve të fundit.
Liderët e opozitës, Ymeri, Haradinaj e Limaj kanë thënë se nuk do të ndalen derisa ta rrëzojnë Qeverinë e udhëhequr prej njeriut që dikur e kishin bërë Kryeparlamentar në mënyrë kundër kushtetuese.
Lëvizja Vetëvendosje ka shpërndarë këto foto duke shkruar: Foto nga protesta gjithë popullorë kundër “Zajednicës”, demarkacionit me Malin e Zi dhe Qeverisë anti-kushtetuese!





Komentet