Tri partitë opozitare sot kanë deklaruar se protesta e paraparë për nesër më 26 mars të shtyhet për një datë të pacaktuar.
Në një konferencë për medie liderët opozitar kanë konfirmuar se protesta e nesërme të mos mbahet. Ata nuk kanë jep ndonjë arsye për anulimin e kësaj proteste por që ka qenë i menjëhershëm kreu i AAK-së Ramush Haradinaj i cili ka njoftuar se kanë qenë dy partitë e tjera opozitare të cilët kanë kërkuar shterjen e kësaj proteste.
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka lënë të kuptohet se anulimi i protestës ka ardhë nga njëra parti opozitare por që jo nga subjekti i tij politik. Ai përmes një statusi në “Facebook” ka thënë se anëtarësia e AAK-së është e mobilizuar për kundërshtimin e keqqeverisjes.
“ Anëtarësia e AAK- është më e mobilizuar se asnjëherë më parë për kundërshtimin e keqqeverisjes që është identifikuar me pushtetin aktual. Partnerët tanë politik opozitarë kishin kërkesë që protesta e nesërme të shtyhet për një moment më të përshtatshëm. Ky ishte edhe koncesioni i partneritetit të përbashkët. Ne vazhdojmë të jemi konsistentë në kauzën tonë të drejtë dhe në proces të mobilizimit të mëtejm për protestat e rradhës, për të cilat anëtarësia dhe opinion publik do të njoftohen shumë shpejt” ka shkruar Haradinaj.
Ndërkaq dy partitë e tjera opozitare, Lëvizja Vetëvendosje dhe NISMA për Kosovën nuk kanë dhënë shpjegimin e tyre rreth arsyes së anulimit të protestës.
Ndonëse zeri.info ka tentuar të marr mendimin e dy partive opozitare kjo nuk ka qenë e mundur.
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, përmes një postimi më llogarinë e tij “Facebook”, ka sqaruar se pse partitë opozitare, kanë marr vendim për shtyrjen e protestes, e cila ishte paraparë të mbahej nesër.
“ Opozita e bashkuar ka marrë vendim ta shtyjë protestën e paralajmëruar për nesër. Opozita e bashkuar ka nevojë për më shumë konsolidim të brendshëm e për zgjerim të frontit opozitar. Regjimi autoritar në Kosovë luftohet suksesshëm vetëm me Alternativë të bashkuar qytetare e shoqërore. Po ashtu, duke pasur parasysh provokimet dhe sulmet policore mbi aktivitetet tona opozitare është më mirë që në vigjile të festës së Pashkëve të mos mbahet kjo protestë, por ajo të shtyhet për një datë tjetër”, ka shkruar Ymeri.
Ai ka thënë se vendimi është marr për shkak të provokimeve dhe sulmet siç thotë ai policore, mbi aktivitetet e opozitës. /ZËRI
Komentet