Liderët e partive opozitare në Kosovë shprehen të bindur se koalicioni aktual që përbën shumicën në Kuvend, nuk ka legjitimitet që, në rrethanat aktuale politike, të zgjedhë presidentin e ri.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj në një konferencë për gazetarë të mbajtur në sheshin “Skënderbe”, ku po qëndrojnë aktivistë e mbështetës të opozitës, i kanë bëre thirrje Kuvendit që të mos thërrasin seancë për zgjedhjen e presidentit.
“Parlamenti nuk ka legjitimitete për zgjedhën e presidenti”, ka thënë Haradinaj. Sipas tij, koalicioni “dëshiron që ta trafikojë zgjedhjen e presidentit në Parlament”.
Me këtë veprim, Haradinaj ka vlerësuar se kriza politike në Kosovë do të thellohej edhe më tepër.
Liderët opozitarë janë shprehur të gatshëm të kundërshtojnë brenda Kuvendit si edhe në rrugë zgjedhjen e presidentit dhe vazhdimin e mandatit të qeverisë aktuale të Kosovës, duke insistuar në organizimin e zgjedhjeve të parakohshme.
Komentet