Më në fund mbreti Edi Rama e pa veten që ishte lakuriq në gjithë dimensionet e trupit të tij shtetëror dhe politik, dhe po mundohet të normalizojë diçka.
Pavarësisht se dërdëllit si turtull bashkë me mediat e tij se nuk po bashkëpunon me “non grata”, komisionet i ngritën dhe do t’i udhëheqin deputët e PD -së dhe jo vegla e tij Basha. Edhe pse mbrohet me këtë gjë, duke mos dashur të shkatërrojë gjithë refuzimin e bërë këto tre vjet ndaj Berishës, alibia e tij duket vetëm si një gjethe fiku, që shpejt do t’i bjere e do ta lërë prapë cullak.
Kështu duhet ta kuptojmë çka po ndodh dhe gjoja lëshimin e tij për normalizim të parlamentit, as si fitore e as si derë të hapur. Përkundrazi, ky duhet të jetë fillimi i demaskimit të të gjithë propagandës që ai ka tash gjithë këta vjet me të cilën po helmon mendjet e shqiptarëve dhe taborit të analistëve të oborrit të vet.
Perëndimorët, në situatën e krijuar në botë, duan vërtet stabilitet, ndoshta dhe përpara demokracisë edhe pse parimisht nuk duhej të ishte kështu. Kjo qëndron.
Po përse valle çka Rama më shumë se Berisha dhe PD që nuk mund ta afrojë këtë stabilitet, në një kohë kur në qeverisjen e saj kjo parti ka qenë më proamerikania e mundshme. Por pa dyshim edhe më pro europiania.
Aq më tepër që vetë populli shqiptar ka në masë dërmuese një prirje të tillë.
Ndërsa një qeveri e rrënuar nga skandalet dhe në mandatin e tretë e ardhur me rregjim dhe vjedhje votash, do të qe gjatë gjithë kohës në zgrip të stabilitetit përballë zemërimit dhe trysnisë popullore, në krahasim me një qeveri të re të krahut opozitar, të ardhur pas një rrotacioni të arsyeshëm e të gjithë pranuar.
Vetëm se kësaj here gjërat kanë ndryshuar, dhe këte ai arrin ta kuptojë shumë mire. Sakrifica e liderit të opozitës, zotit Berisha, është garancia më e madhe e shqiptarëve që Rama nuk do ta blejë dot as opzitën, as marrëveshjet dhe as zgjedhjet. Por nga ana tjetër, cilesori i gjarpërit Rama duhet t’i bëhet mësim opozitës. Ajo nuk duhet ta rreshtë aksionin e vet shumë planësh: me vendosmëri të pazakontë nëpër komisionet parlamentare, me luftë te patrembur nëpër sheshe, me politikë të zgjuar e të derdhur në një program fitues që të prekë zemrat e shqetësimeve popullore dhe me një ekip të shkëlqyer me figura të përzgjedhura që të rrokin besimin e njerezve.
Të gjitha këto drejtime duhet të përfaqësojnë lëvizje paralele më vete, por më kryesorja është që marrëveshjet me rregjimin duhet të shtyhen deri në fund, derisa t’i shtypet koka gjarpërit të të gjitha problemeve: zhjedhjeve te barabarta.
Ndaj opozita nuk duhet të brohorasë, por duhet të rikthejë në tavolinë tre kushtet themelore të zgjedhjeve: reforma territoriale, vota e emigrantëve dhe qeveri teknike pa Ramën që të administrojë zgjedhjet.
Sorosi dhe ndërkombëtarët e rrjetës së tij politike këtë do ta quajnë mungese stabiliteti, por shpejt do të vijnë zgjedhjet e vjeshtës në USA, dhe raportet e forcave mund të ndryshojnë, edhe me përpjekjet e vetëofruara të kryeministrit për t’u krijuar lehtësira për bisnes familjarëve të Trumpit në Jug të Shqipërisë.
Atëherë do të kuptohet se Shqipëria eshtë më stabile dhe e qetë me opozitën në fuqi falë votës popullore, se sa falë një rregjimi që e vjedh dhe manipulon këtë votë popullore.
Atëherë nëse bie dhe karta e stabilitetit, cfarë ka ndodhur, pse po lëshon Rama?
Ska asnjë shans që ai ta bëjë një gjë të tillë për hir të ndërgjegjies politike, për normalitet apo se i dhimbset demokracia.
Harrojeni se ky është virtyt i një autokrati si ai.
E gjitha është një manovër e një gjarpëri tipik si ai, i detyruar nga padroni i tij Soros, që ia lëviz fijet për interes të lojrave të tij politike në zgjedhjet amerikane, ku po duket se republikanët do të jenë fitues. Trump e ka bërë tashmë kalë beteje korripsionin e çunit të Biden me këshilltarin e Ramës dhe konglomeratin kinez; po njëlloj në qëndër është edhe skandali Mcgonigal, i ngritur si shëmbulli më flagrant i së keqes që Sorosi dhe veglat e tij mund t’i bëjnë një shteti sovran dhe demokratik.
Eshtë pikërisht ky rrëfim i fushatës elektorale amerikane që e detyroi mbretin e madh të manipulimeve që të përpiqet t’u hedhë një hi syve kundershtarëve, se gjoja Shqipëria po normalizohet.
Natyrisht që llogaritë e tij me vizitën e Blinken dështuan. Shqiptarët nuk e gëlltitën dot sapunin e tij për Ramën shëmbullor dhe mbushën sheshet kundër tij. Janë këto dy ngjarje që e detyruan tiranin të ndërroje strategji dhe të tërhiqet.
Por kujdes, e gjitha kjo është strategjike dhe vetëm kaq.
Opozita dhe demokratët nëse duan ta shfrytëzojnë deri në fund këtë lëvizje normalizuese duhet ta trajtojnë në kuadrin e strategjisë. Gjarpëri Rama nuk di dhe nuk do të bëjë politikë demokratike me opozitën e vendit të tij, e ka treguar këtë disa herë…