Partia Demokratike ka nisur mosbindjen civile në Tiranë. Mbështetësit e opozitës janë shpërdarë në 5 nyjet kryesore rrugore të kryeqytetit duke paralizuar qarkullimin. Skenari duket i ngjashëm me protestat e mëparshme të zhvilluara prej 7 tetorit e deri tani. Rrugët e bllokuara janë rrethrrotullimi i Zogut të Zi, ai i Pallatit me Shigjeta, sheshi Wilson, Rruga e Elbasanit dhe segmenti ndërmjet ministrive dhe Bashkisë së Tiranës. Kjo mosbindje civile e opozitës e cila pritet të z gjasë 3 orë po zhvillohet në kushte atmosferike të pafavorshme, pasi reshjet e shiut vijojnë me intensitet prej disa orësh.
PËRDITËSIM MINUTË PAS MINUTE
Ora 17.10 Policia thirrje me megafon protestuesve: Lironi rrugët. Është vepër penale
Policia i ka bërë thirrje me megafon protestuesve që të lirojnë rrugët e bllokuara në Tiranë. Policia i ka kujtuar mbështësve të opozitës se bllokimi i rrugëve përbën vepër penale.
Ora 17.05 Berisha pritet t’i bashkohet protestuesve te Rruga e Elbasanit
Kryetari i PD, Sali Berisha do të marrë pjesë në protestën e opozitës për herë të parë pas lirimit të tij nga arresti shtëpiak. Pritet që Berisha t’i bashkohet protestuesve te Rruga e Elbasanit.
Ora 17.00 Opozita nis mosbindjen civile në Tiranë, me çadra në duar protestuesit bllokojnë rrugët
Rrugët që bllokohen:
Zogu i Zi
Pallati me Shigjeta
Rruga e Elbasanit
Bashkia e Tiranës
Sheshi Wilson
Ora 16.50 Berisha do të prijë protestuesit për herë të parë pas lirimit nga arresti i shtëpisë
Risia e kësaj proteste është pjesëmarrja e kreut demokrat, Sali Berisha, i cili vetëm pak javë më parë fitoi lirinë, pasi GJKKO i hoqi masën e sigurisë “arrest shtëpie” pas 333 ditësh izolim.
Ora 16.40 Policia: 1400 efektivë në terren për protestën e opozitës
Lidhur me protestën e opozitës në terren janë angazhuar 1400 forca policore, që do të jenë të shpërndara në 5 pikat ku protestuesit do të mblidhen.
Pikat ku do të protestohen janë: Bashkia e Tiranës, pallati me Shigjeta, Zogu i Zi, Ura te rruga e Elbasanit dhe sheshi Ëilson. Këto segmente pritet të jenë të bllokuara nga ora 17:00 deri në orën 20:00.
Kjo është protesta e 4 në kuadër të mosbindjes civile që zhvillon opozita prej muajit shtator.
Ora 16.30 Opozita, 4 mosbindje civile prej 7 tetorit
Opozita ka organizuar 4 mosbindje civile bashkë me këtë të ditës së sotme. Protesta e parë ndryshe e PD dhe aleatëve ishte ajo e 7 tetorit 2024, pas burgosjes së Ervin Salianjit, ndërsa disa ditë më herët deputetët dogjën karriget e Parlamentit. Pasditen e 7 tetorit deputetët e PD dhe protestuesit marshuan në këmbë në disa rrugë të kryeqytetit, pa fjalime, ndërsa hodhën bomba molotov drejt selisë së PS. Protesta e dytë ishte ajo e datës 29 tetor me bllokimin e 7 kryqëzimeve kryesore të vendit.
Ndërsa në 26 nëntor, mosbindja civile u rikthye në kryeqytet me bllokimin e 5 hyjeve kryesore të Tiranës.
Edhe e sotmja pritet të jetë shëmbëlltyrë e protestës së 26 nëntorit.
(BalkanWeb)