Lulzim Basha këtë të martë ka këkruar zyrtarisht largimin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Në një konferencë nga selia e PD-së, kreu i opozitës tha se heshtja ndaj drogës dhe krimit, ndaj politikanëve të lidhur me krimin ndihmon vetëm krimin dhe politikanët e lidhur me të, jo Shqipërinë.
“Në emër të Partisë Demokratike, në emër opozitës, kërkoj largimin e menjëhershëm të Fatmir Xhafajt nga detyra e Ministrit të Brendshëm. Shqipëria nuk mund të përballojë dot të shkojë nga një ministër i brendshëm i drogës tek një ministër tjetër i brendshëm i drogës. Fatmir Xhafaj refuzoi që vetingu në polici të fillonte nga ai vetë dhe tani është e qartë pse nuk e pranoi këtë. Tani është momenti që të largohet si Ministër që t’i nënshtrohet ligjit anti-mafia”, deklaroi Basha.
Komentet