Derisa Glauk Konjufca tha se kërkesa e tyre për presidenten ishte që të qëndrojë në bazë të përgjegjësisë së saj kushtetuese.
“Shprehëm qëndrimin tonë si opozitë e bashkuar që kriza politike në vend duhet të shihet në rrënjët e saj, e rrënjët janë nënshkrimet në këto marrëveshje të dëmshme për vendin. Ne i kërkuam presidentes ta shohë problemin në tërësinë e vet, sepse gjatë gjithë kohës ajo ka dënuar veprimet e opozitës”, tha deputeti i VV’së.
“Meqë presidentja me kushtetutë e përfaqëson unitetin e qytetarëve të Kosovës ia dorëzuam dëshminë më të fortë të unitetit të popullit – peticionin”, citon Gazeta Express, Glauk Konjufcën.
Nga ana tjetër, deputeti i AAK’së, Pal Lekaj tha se ky peticion kalon çdo parti politike pasi që është nënshkruar nga populli.
“Jemi të vendosur që ti kundërshtojmë marrëveshjet me çdo mjet të mundshëm demokratik. Askush nuk guxon ta injorojë vullnetin e popullit, prandaj iu kemi drejtuar presidentes”, tha Lekaj për mediat.
Komentet