Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa në një intervistë për Panorama TV ka komentuar zbulimin për herë të parë të bimës opium që ishte kultivuar në një ambient të hapur në Vlorë, ku tha se kjo e fundit është mjaft e njohur në tregun botëror, kryesisht në vende si Afganistani dhe Pakistani të cilët e përdorin si burim që i siguron të ardhura financiare, ku kilogrami i saj kap vlerën prej 187 dollarë.
Softa tha se zbulimi i kësaj lëndë e cila përdoret për mjekësi ku nënproduktet e saj janë morfina dhe heroina në kushte sintetik duhet të jetë një kambanë alarmi për vendin tonë, pasi mund të evidentohen droga të tjera të cilat kultivohen përveç hashashit.
Ndër të tjera ai tha se grupet kriminale në vend janë sofistikuar dhe Shqipëria është shpërndarë në tregun e krimit në botë.
Pjesë nga intervista:
A kemi të bëjmë me një risi në fushën e narkotikëve edhe me gjetjen e fundit në Vlorë?
Për sa i përket opiumit nuk kemi shumë informacion, pasi nuk është një nga ato bimët e kultivuara në vend. Hashashi ka qenë ndër më të përhapurit, lënda narkotike ka qenë tranzit. Mund të jetë numri i parë i kapur, është një lëndë mjaft e njohur në tregun botëror, si Afganistani e Pakistani, ku mbulohet rreth 83% e sasisë në tregun botëror. Vlera e lartë e fitimit është e lartë, i tharë arrin 187 dollarë për kilogram, talebanët e kanë pasur mbështetjen e parë të fitimit financiar. Kërkon një klimë si në vendin tonë, sidomos pjesa e jugut ku ka më shumë diell. Quhet opium ose lule e kuqe, është një lëndë që përdoret për mjekësi por dhe për lëndë të tjerash. Nënproduktet e saj janë morfina, heroina e prodhuar në kushte sintetike. Është një nga lëndë që tregtohet dhe në vendet e Bashkimit Europian.
Çfarë efekti ka?
Janë lënë qetësuese krijojnë momente euforie, por organizmi krijon varësi dhe kërkon rritje të dozës. Një opium i thatë kushton 187 dollarë dhe të ardhurat e talebanëve arrin deri tek 400 milionë dollarë, është shumë fitimprurëse. Këto përdoret për qëllime mjekësore por dhe për industri, luftrat për të kanë qenë të hershme. Edhe sot tregohet që tregu i lëndëve narkotike, si hashashi e opiumi është diçka negative dhe kërkon nevojë të shtuar. Nëse është zbuluar nga ajri atëherë nevoja për kontrolle duhet të shtohet.
Në vend është futur opiumi për shkak të kostos apo për të kamufluar lëndët narkotike?
Lufta për kultivim ka qenë e vazhdueshme, dhe ajo mes institucioneve për të zbuluar këto të fundit. Shqipëria është në interesin e kundër narkotrafikëve, edhe pse në shkurt ka qenë një risi ngritja e dy satelitëve për luftën ndaj elementeve për kultivimin të lëndëve narkotike. Edhe pse sot nuk duken rezultatet e tyre, ky zbulim është një kambanë alarmi për të parë se në vend nuk kultivohet vetëm hasashi, pasi dëmet janë të njëjta duhet parë nëse këto persona e kanë kultivuar për herë të parë ose jo këtë bimë. Fara mund të ketë ardhur nga Afganistani dhe Pakistani. Edhe krimi dhe grupet kriminale brenda vendit janë globalizuar, Shqipëria është një vend që është shpërndarë në aktivitete kriminale si në Ekuador, Dubai pasi janë grupe që kalojnë dhe në territorin shqiptar.
Ndërkombëtarizimi dhe lidhjet mes grupeve ka ndikuar në marrjen dhe shpërndarjen e këtyre lëndëve narkotike.bw