Operatori i Fax News, Ledio Guni është dërguar në spital, pas dhunës së ushtruar nga Policia Bashkiake në zonën e ‘5 Majit’ në Tiranë.
Operatori ishte duke transmetuar live atë që po ndodhte te ‘5 Maji’, ku banorët po bënin rezistencë për prishjen e banesave të tyre, në momentin kur u shty nga disa punonjës të policisë.
Guni ka pësuar shembje në shpatull dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Operatori ishte lehtësisht i identifikueshëm si punonjës i medias në momentin kur është tërhequr dhe dhunuar nga punonjësit e policisë.
Policia ka ushtruar dhunë dhe terror edhe ndaj banorëve të ‘5 Majit’, ku është vendosur një perimetër i gjerë sigurie, dhe askush nuk lejohej që të hynte dhe dilte nga lagja.
Banorët e banesave që u shembën, po ashtu u dhunuan nga policia.
Komentet