VOAL – Olivia Jordan nga Oklahoma u shpall mbrëmë Miss SHBA 2015, në një garë të sivjetme që u shoqërua me kundërthëniet e shkaktuara nga deklaratat e bashkëpronarit të saj Donald Trump për emigrantët meksikanë teksa shpallte kandidaturën për president. Trump, i cili tradicionalisht merr pjesë në ceremoninë e kurorës, kishte paralajmëruar të shtunën se ai do të ishte në fushatën presidenciale dhe nuk do të ishte i pranishëm.
Jordan, 26 vjeçe, aktore dhe e diplomuar në Universitetin e Bostonit, fitoi garën e 64-t të bukurisë, pasi iu përgjigj si duhet pyetjes për çështjen e ardhshme të debatueshme në vend. Finalistet e tjera u përballën me pyetje të përafërta.
“Ne ende kemi nevojë të flasim për marrëdhëniet racore në vend, ne realisht nuk e kemi zgjidhur këtë çështje,” tha Jordan. “Ne vërtet duhet të punojmë për të qenë një shoqëri pranuese.”
Shoqëruesja e parë e Miss SHBA doli teksiania Ylianna Guerra.
Shumë nga 15 finalistet ishin me origjinë amerikanolatine.
Jordan do ta përfaqësojë SHBA-në konkursin e bukurisë Miss Universe. reuters

Komentet