(Qytet në gërmadhat e Ulqinit të Vjetër)
Ç’do tash edhe ti ç’na polle papritmas
nga zjarri im a nga hiri yt pëlcite
po hyjmë sërish në mëkate të reja ulliri
në hartat e djegura në librat prej hiri
si në kohën tënde e në hapësirën time
thua ti je unë po unë ç’jam unë
derisa merremi vesh
ti më polle mua e unë të humba ty
na shkundën ullinjtë nga tërmet i largët
a hahet më lehtë fjala a guri
apo unë që s’flas
si ma thonë emrin
si ta thonë
Komentet