Kombet e Bashkuara dhe Shtetet e Bashkuara e dënuan sulmin me zjarrvënie të qëllimshme në një shtëpi në Bregun Perëndimor nga ekstremistët e dyshuar hebrej, me ç’rast u vra një fëmijë palestinez.
Zyra e sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, tha mbrëmë vonë se ky ishte “akt terrorist” dhe fajësoi dështimin e Izraelit për t’i dënuar aktetet e përsëritura të dhunës se kolonëve .
Shtëpia e Bardhë këtë e përshkroi si sulm të “egër”.
Dje sulmuesit ua vunë flakën dy shtëpive në Bregun Perëndimor, me ç’rast u vra një fëmijë palestinez 18 muajsh, i cili ishte në gjumë.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e dënoi këtë “sulm terrorist” dhe tha se do të përdoren “të gjitha mjetet” që ata që e kanë kryer këtë sulm të sillen para drejtësisë.
Policia e Izraelit tha se ekstremistët hebrej me “motive nacionaliste” janë të dyshuar për zjarrvënie.
Autoriteti palestinez e fajëson ndërkohë Izraelin për “vazhdimin e vendbanimeve dhe mbrojtjen e kolonëve”.
Komentet