SKËNDER HODO ishte nga fshati CFIR i MALLAKASTRËS. Nga Cfiri ka qenë dhe një nacionalist apo ballist që kish një çetë luftarake që quhej TEFIK CFIRI. Si bashkëfshatar i TEFIK CFIRIT,edhe SKËNDER HODO bënte pjesë në atë çetë. Historikisht dihet si përfundoi BALLI dhe çetat e tjera nacionaliste. Me ÇLIRIMIN e SHQIPËRISË nga pushtuesit,komunistët vendosën pushtetin e tyre që e quajtën pushteti popullor. Ky pushtet ku domenin e kish partia komuniste,i vuri nënë satër gjithë kundërshtarët. Nën këtë”satër”,për pak shpëtoi dhe koka e SKËNDER HODOS. Nuk e pushkatuan,por e dënuan me njëqind e një vite burg. Kur thuaj”njëqind e një”,duket që nuk del i gjallë,por ja pas gati 20-vjetësh burg,e nxorrën nga burgu dhe mesviteve ’60-të të shekullit tjetër,e sollën me gjithë familje në MBROSTAR-URA të FIERIT që ishte tani si sektor ferme. Aty,në MBROSTAR-URA,e njoha SKËNDER HODON që,për shkak të moshës,i thërrisnim xha SKËNDO! Qe burrë i zgjuar dhe,sado që në burg kish hequr të zitë e ullirit,nuk rrinte pa shfryrë kundër qeverisë. Inatin e kish mu mbi majë të hundës dhe mezi priste që të përmbysej pushteti. Ai në”shkollën e burgut”(se shkollë e quante me të vërtetë,veç qendresës,nga dy”FRETËR” kolegë në burg,kish mësuar të lozte”shah”. Aty,duke lozur”shah”,më fliste se si e kishin arrestuar. Kur të rrethojnë,- më mbante leksion ai,- mos ki frikë nga polici.Se polici bën llogari kokën e tij.Keq është me ushtarin:këtij i rri pas oficeri dhe do zbatojë urdhërin.Ushtarët na kapën,- tha ai. Ishte shumë miqësor dhe besonte në miqësi. E dëgjova që në sy tim,i tha një tjetri:”Më datën 29,se kaq e ka kjo qeveri!!!” Tjetri u largua duke qeshur.
-Ore,ç’bën,-ndëryhyra,i frikësuar.Më duket të ka marrë malli për birucë.
-Jo,-më tha,- është nga ata të ASIM XHINDOLES dhe është më keq se unë.
* * *
Bujqësia (si gjithë bujqësia socialiste) po bënte poshtë e më poshtë. Rrypit të mesit po i mbaroheshin vrimat dhe ndodhi që një ditë brigadieri t’i thotë xha SKËNDOS:
-E sheh atë lopënlarë.të madhen fare?
-E shoh,tha xha SKËNDUA.
Asaj vëri kularin dhe bashkë me Balashin do plugoni tek blloku 10!
Ore,brigadier,- foli i revoltuar xha SKËNDO,po ku është parë të vësh nën zgjedhë një lopë?Lopa na ka dhënë qumësht dhe për ne,fshatarët,është e bekuar si buka.
-Nuk ka më qumësht dhe do ta shfrytëzojmë,se kot nuk e kemi blerë në HOLANDË.
XHa SKËNDUA u vuri zgjedhën dhe fllloi të plugonte.Nga larg, pa që po afroheshin përgjegjësi i sektorit dhe sekretari i partisë. Kaq donte Xha SKËNDO dhe,tek i shponte me hosten, foli:- Oha Pal! Oha,Kozma! (Pal,përgjegjësi i sektorit dhe Kozma,sekretari i partisë. Kur e pa që fjalët e tij,do dëgjoheshin mirë,e ngriti dhe ca zërin dhe buçiti:”Oha,qeveri!!!”. Ardhësit u alarmuan.Çfarë u the ashtu qeve?
-Nuk janë qe,jo.Është një ka dhe një lopë dhe ndaj u thashë:-Oha,qeveri!!”
-Ti të shashë qeverinë popullore apo ke harruar kush je?
-Jo,-nuk kam harruar,po ku ka qevei që vë lopën në kular.
Lër punën,- bërtitën njëzëri dhe do ta shohim punën tënde.
Mbasdite u mblodh i tërë sektori dhe,mbasi demaskuan armikun e klasës,SKËNDER HODO,u mor vendim:
Dëbohet familjarisht nga ferma dhe të kthehet në fshatin e tij,CFIR.
Epilog
Kjo ngjarje ka ndodhur mesviteve ’70-të dhe unë e risolla pikërisht tani. Se tani,më shumë se kurdoherë,duhet të bërtasësh:”Oha.qeveri!”. Se mjerë kush ka një hall dhe nuk zgjidh dot. Ka nepotizëm,ka hajdutllëk sheshit nga qeveritarët dhe mos guxo as të sëmurësh dhe mos pretendo se,gjasme,ke të drejtë. E drejta varet nga gjykimi i “padishahut” që ka atribute,pothuaj,hyjnore. Nuk flas me apriori,por me fakte shumë domethënëse.
Sa për të bindur ata që do e lexojnë këtë tregim të jetuar,do të rrëfej vetë diçka me veten time.
Se si iu tek,kryeministrit,dhe hapi një rubrikë,ku thuhej:-Shkruaj EDI RAMËS! Jepej dhe linku se si. Dhe unë,sado që më është regjur lëkura,besova dhe i shkrova. I shkrova për pensionin mjeran timin dhe,ndoshta,më takonte pension i veçantë sipas kushteve që praqiteshin.
Nuk plotësoja kushtin e LNÇL për arsye moshe dhe,të tjerat.që të gjitha.Kam një xhaxha të pushkatuar me GRUPIN e dytë të deputetëv në vitin 1948. Kam patur gjyshin kulak, Jam pushuar nga arsimi për biografi. Dhe kushti i fundit: A ke veprimtari pas daljes në pension? Iu përgjiga kam shkruar mbi 10 libra me prozë e poezi dhe shkruaj akoma(tani janë bërë 20,por dhe dyzet të jenë.E di vet padishahu RAMA. As begenisi të më kthente përgjigje,po,kur doli lista,pashë veç tjerash,që i ishte lidhur pension i veçantë MEDI BUSHATIT.SE është shok me padishahun dhe,kur më pushuan mua në vitin 1968,ky ish futbollist i “Dinamos” dhe dhëndrri i Hysni Kapos,filloi si oficer hetues në Ministrinë e Mbrendshme. As pyeti EDI RAMA,kur një ish i burgosur,mend bërtiti:-Me siguri i ke lidhur pension të veçantë për pëllëmbat që më hoqi mua!!!
Mund vazhdoja dhe me shembuj të tjerë,por dhe me kaq ia vlen të bërtasësh si i ndjeri,SKËNDO HODË:”Oha,qeveri!” Dhe,po të ishte gjallë MIGJENI,do bërtiste:”Deri kur kështu ma?”
Tiranë,25 gusht 2023